Kryedemokrati Sali Berisha, ka folur këtë të diel mbi çështjen e Integrimit në BE.
Përmes një video mesazhi në rrjete sociale, Berisha ka deklaruar se me Edi Ramën në krye të qeverisë, sipas tij, nuk ka integrim të Shqipërisë.
Berisha përmendi 32 amendime të forta të BE, që provuan sipas tij, se Rama ka shkelur parimet e luftës anti-korrupsion dhe ato të transparencës, ndërsa në lidhje me zhvillimet në Zvërnec nuk deklaroi asgjë.
Kreu i opozitës, u ndal sërish te AKSHI, çështja Balluku dhe afera të tjera të qeverisë, ndërsa ka kyçur sërish gojën për projektin e Zvërnecit, çështje që ‘zien’ prej ditës së djeshme.
“Sa i takon IBAR-it të gjithë shqiptarët e morën vesh, se u bënë 32 amendime nga më të fortat, me të cilat provuan se Edi Rama ka shkelur parimet më kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës. Shprehim mirënjohje për të gjitha vendet anëtare që përmbysën atë raport, dhe i dhanë Edi Ramës përgjigjen e merituar. Në serialin e ri ai u ndal te AKSHI i ri pasi AKSHI i Linda-ve u damkos si organizatë e strukturuar kriminale. Edi Rama për të vazhduar vjedhjet krijoi një AKSH të ri që e quajti Albanian Digital Solution. Sipërmarrjet e tij digjitale janë kopshtet e tij private ku ai vjedh qindra miliona euro. Me Edi Ramën integrim s’ka dhe s’mund të ketë dhe se Shqipëria digjitale me Ramën përdoret për të vjedhur qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.
LEXO EDHE:














