Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele, në autostradën Lushnjë-Fier, në dalje të rrethrrotullimit të Kolonjës.
Një automjet tip “Audi” ka dalë nga aksi dhe është përplasur me një pemë përgjatë rrugës.
Nga përplasja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital një shtetase rreth 65 vjeçe, ndërsa drejtuesja e mjetit nuk ka pasur probleme.
Policia e qarkullimit rrugor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa si pasojë e përplasjes është shkaktuar trafik në zonë.
Sipas të dhënave të para, shkak për aksidentin dyshohet të ketë qënë humbja e kontrollit të shoferes mbi mjetin që ka shkaktuar dhe daljen nga rruga me shpejtësi të lartë.














