Një incident zjarri është regjistruar këtë të premte në një prej zonave kryesore të kryeqytetit.
Mësohet se flakët kanë përfshirë tarracën e një objekti të ndodhur në “Rrugën e Kavajës”.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.














