• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë/ Hapet fushata për zgjedhjet e 3-ta brenda 15 muajve

09:39 : 28/05/2026
në RAJONI

Në Kosovë zyrtarisht filloi të enjten (28.05.) fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.Fushata sipas KQZ-së, zgjat 10 ditë, ndonëse partitë politike që nga shpallja e zgjedhjeve kanë zhvilluar një fushatë të pashpallur me tubime politike gjithandej vendit, përfshirë edhe takime me diasporën kosovare. KQZ tashmë ka bërë të ditur se në garë zgjedhore janë 22 parti politike dhe tre koalicione parazgjedhore. Partia fituese e zgjedhjeve të fundit, Vetëvendosja, garon në koalicion me tri parti të vogla, me Guxo, Alternativa dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Partitë e tjera kryesore shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), garojnë të vetme në zgjedhje.

E vetme në zgjedhje garon edhe Lista Srpska, që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Pjesë e garës është edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tashmë i prin listës për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës ishte para mandatit presidencial edhe vetë Osmani.

Sipas listës së votuesve tashmë të miratuar nga KQZ, të drejtë vote kanë rreth dy milionë qytetarë, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë Kosovës. Në zgjedhjet e fundit të 28.12.2025, rreth 900 mijë qytetarë morën pjesë në zgjedhje apo rreth 45% e trupës elektorale. Edhe kësaj here, ashtu sikurse në zgjedhjet e kaluara, pos mijëra vëzhguesve vendorë, zgjedhjet pritet të monitorohen edhe nga vëzhgues nga struktura të BE-së.

Prani e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet e parakohshme

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tashmë i ka dërguar letër Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, përmes së cilës ka ftuar BE-në të dërgojë Mision Vëzhgues të Zgjedhjeve përzgjedhjet e parakohshme që mbahen më 7 qershor 2026.

Lexo edhe:

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

“Prania e Misionit Vëzhgues të BE-së do të kontribuonte në transparencën, kredibilitetin dhe integritetin e procesit zgjedhor, në përputhje me përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për standarde demokratike dhe zgjedhje të lira”, thotë në letrën e saj Haxhiu. Më tej thuhet se, “Republika e Kosovës e ka vlerësuar vazhdimisht rolin e Bashkimit Evropian në mbështetjen e institucioneve demokratike dhe në avancimin e standardeve zgjedhore”, prandaj ftesa për dërgimin e Misionit Vëzhgues “është vazhdim i kësaj praktike institucionale dhe shprehje e përkushtimit të Kosovës për një proces zgjedhor të hapur, transparent dhe të besueshëm”.

Zgjedhjet si pasojë e krizave të njëpasnjëshme

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë janë të tretat me radhë vetëm brenda 15 muajve të fundit dhe mbahen pas krizave të njëpasnjëshme politike dhemungesës së konsensusit ndërmjet partive për emrin e presidentes/it, që sipas Kushtetutës duhet të marrë mbështetjen e të paktën 2/3 të votave nga 120 deputetë sa i ka parlamenti i Kosovës.

Analistët politikë, mbajtjen kaq shpesh të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë e vlerësojnë të dëmshme për vendin sa i përket zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian, ndërsa fajin ua hedhin partive politike të cilat sipas tyre kanë dështuar të ndërtojnë klimë konsensusi për vendime nacionale. Disa nga ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, vazhdimisht kritikojnë klasën politike kosovare për krizat e njëpasnjëshme politike, duke thënë se po humbet kohë të vlefshme për shkak të një raundi tjetër zgjedhjesh parlamentare. Megjithatë, Ushtruesja e Detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, thotë se “Kosova duhet të mbetet një demokraci funksionale dhe zgjedhjet parlamentare duhet të jenë të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse”. Sipas saj, pas zgjedhjeve “BE-ja pret edhe formimin e shpejtë të institucioneve dhe një qeveri stabile me shumicë të fortë parlamentare, e aftë të gjenerojë kompromise të fuqishme ndërpartiake, të zgjedhë një president dhe të avancojë me agjendën e reformave”. /DW

Etiketa: 7 qershorkosovezgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
RAJONI

Hapet Muzeu i Viktimave në Mitrovicë, Kurti nderon të vrarët e masakrës së ’99

22:51 : 01/06/2026
RAJONI

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

16:55 : 01/06/2026
RAJONI

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

14:03 : 01/06/2026
Para

Gjendet “thesari” i drogës së Messina Denaros, sekuestrohen 200 mln euro asete të ish bosit të Cosa Nostra-s

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom