• Kontakt
Monday, June 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërhyrja në “Urën e Zogut” nuk shpëton Monumentin e Kulturës

Aktivistët e Shoqatës “Sebastia” kërkojnë auditim dhe transparencë për mënyrën si u menaxhua ndërhyrja në “Urën e Zogut”, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, pasi reshjet e dimrit kanë vënë në rrezik këmbën e urës në pjesën veriore.

10:47 : 22/05/2026
në AKTUALITET, KULTURE

Lexo edhe:

Qindra mijëra euro për rehabilitimin e Urës së Zogut, por monumenti i Kulturës rrezikohet ta marrë lumi

“Ura e Zogut”/ Premtimi i pambajtur i Ramës dhe rreziku për t’u shembur

Shoqata “Sebastia” kërkoi në fillim të muajit maj auditim dhe transparencë për ndërhyrjen emergjente mbi “Urën e Zogut” në Milot, pasi gjatë inspektimeve në terren u evidentuan problematika që, sipas aktivistëve, rrezikojnë edhe vetë strukturën mbrojtëse të vendosur në monument.

“Pavarësisht strukturës që i është vendosur, ka pasur një rënie të saj, çka nuk e mban më këmbën e urës, por duket se rrezikohet edhe vetë struktura”, tha Elsa Sula, aktiviste pranë Qendrës “Sebastia”.

Pas inspektimeve në terren dhe evidentimit të problematikave pranë strukturës së urës, aktivistët nisën kërkesa për informacion drejtuar institucioneve përgjegjëse për të siguruar dokumentacionin mbi ndërhyrjen emergjente dhe monitorimin e objektit.

“Pas reshjeve të shumta në fund të janarit dhe asaj që pamë në terren, bëmë shumë kërkesa për informacion”, tha ajo për Median Amfora.

Sipas dokumentacioneve të mbërritura pranë Qendrës “Sebastia” nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, “Ura e Zogut” ka vijuar të ndiqet nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër edhe pas përfundimit të ndërhyrjes emergjente. Dokumentet tregojnë se në muajt janar dhe shkurt 2026 janë kryer inspektime të reja në terren dhe janë hartuar procesverbale mbi gjendjen e monumentit.

Në deklaratën publike organizata kërkoi publikimin e plotë të dokumentacionit teknik, auditim institucional dhe ndërhyrje të reja, të menjëhershme dhe të mirëstudiuara, nëse ekspertët konfirmojnë se objekti vijon të jetë i rrezikuar.

“Transparencë të plotë financiare mbi çdo qindarkë të investuar në ‘Urën e Matit’, nga projektimi, zbatimi, mbikëqyrja dhe çdo amendim kontrate”, shkroi Shoqata “Sebastia” në deklaratën publike.

Monumenti i Kulturës “Ura e Matit”, i njohur ndryshe si “Ura e Zogut”, prej vitesh konsiderohet në gjendje kritike. Në vitin 2022 ura u përfshi nga organizata “Europa Nostra” në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Europë, ndërsa një vit më pas ekspertë të organizatës inspektuan objektin në terren pas alarmit të ngritur nga aktivistët dhe specialistët e trashëgimisë kulturore.

Projekti për ndërhyrjen emergjente për urën u miratua me vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale në vitin 2023, ndërsa projekti teknik u hartua nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Zbatimi i punimeve iu dha bashkimit të operatorëve ekonomikë “ANK” shpk dhe “Ad Star” shpk dhe u realizua gjatë vitit 2024. Sipas dokumenteve zyrtare, mbikëqyrja teknike e ndërhyrjes u realizua nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe DRTK Shkodër.

Dokumentet zyrtare tregojnë se për ndërhyrjen emergjente në këtë monument janë investuar mbi 55 milionë lekë me TVSH nga fondet publike dhe  projekti është konsideruar ndërhyrje prioritare për mbrojtjen e objektit, ura vazhdon të mbetet në rrezik.

“Ajo është trashëgimi kombëtare. Humbja apo degradimi i saj do të ishte një dështim institucional përballë historisë, komunitetit dhe brezave që vijnë”, mbyllet deklarata e organizatës./ Amfora.al

Etiketa: ura e zogut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qindra mijëra euro për rehabilitimin e Urës së Zogut, por monumenti i Kulturës rrezikohet ta marrë lumi

21:49 : 18/03/2026
AKTUALITET

“Ura e Zogut”/ Premtimi i pambajtur i Ramës dhe rreziku për t’u shembur

20:28 : 12/11/2025
AKTUALITET

Trafik i rënduar në Fushë-Milot, mbyllja e urës së vjetër shkakton kaos

15:56 : 26/07/2025
AKTUALITET

Rrezikonte të shembej, mbyllet përfundimisht “Ura e Zogut” në Milot. Paralizohet qarkullimi

13:28 : 24/07/2025
AKTUALITET

Ura e Zogut “po jep shpirt”/ Banorët: Nëse nuk vihet dorë, do mbetet vetëm një fotografi

17:33 : 24/01/2024
AKTUALITET

Prurjet e lumit Fan dhe Mat rrezikojnë shembjen e Urës së Zogut

13:01 : 29/11/2023
Para

Salianji flet për pazare PS-PD: Kur Rama futet në hall, Berisha bëhet votë shpëtimi

TË GJITHA

Horoskopi 16 qershor/ Probleme në çift, shanse për beqarët, ja çfarë ju pret nesër

23:01 : 15/06/2026

Protestuesit rikthehen sërish poshtë zyrës së Ramës: Jep dorëheqjen, arresto Ballukun

22:58 : 15/06/2026

LVV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52

22:53 : 15/06/2026

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen në mënyrë elektronike para ceremonisë zyrtare

22:51 : 15/06/2026

Të rinjtë në protestë, deputeti socialist u jep leksion: Vështirësitë janë normale në gjithë botën

22:42 : 15/06/2026

VIDEO/ ‘Conad’ te ETC nuk i lejon qytetarët që të blejnë ujë gjatë protestës

22:34 : 15/06/2026

Person kyç në dosjen “Aruba”/ Lala dhe Hoxha shpjegojnë pse nuk mund të ekstradohet Artur Shehu nga SHBA

22:26 : 15/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibomcratosroyalbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomCasibomjojobetcasibomgrandpashabetholiganbetjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş