• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja penale dhe lidhjet kriminale/ Ortaku i Gentian Sharrës aferë 10 mln € me Arlinda Pogajn e OBP

19:51 : 21/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pronari kompanisë së gatimit dhe shpërndarjes së tenderave Gerti 1987, Elgert Laskaj, ortak dhe prestanome i Gentian Sharrës, anëtar i bandës së Talo Çelës, dyshohet se është përfshirë në afera korruptive me tendera me drejtuesen e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara Arlinda Pogaj, e njohur si ‘ustallesha’ e tenderave.

Sipas një sinjalizimi, prestanome i grabitësit Gentian Sharra, Elgert Laskaj, ka arritur të kontakojë dhe korruptojë bashkëshortin e zonjës Pogaj, Edigen Pogaj, duke marrë të paktën 10 milionë euro tendera në harkun kohor prej disa muajsh nga Arlinda Pogaj.

Sipas një burimi brenda OBP të paktën 3 milionë euro publike janë vjedhur dhe ndarë mes Laskajt dhe Pogajt, përmes diktimit të fituesit të tenderave, manipulimit të procedurave tenderuese, eliminimit të diferencës mes fondit limit dhe ofertave fituese dhe deformimeve gjatë zbatimit të kontratave. Përpos të tjerave, Elgert Laskaj, ortak i mafiozit Gentian Sharra, ka marrë me pazar në tavolinë tenderin 1.5 milionë euro me objekt shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi, për Spitalin Rajonal Elbasan, firmosur nga Arlinda Pogaj.

Objekti parësor i kompanisë fituese Gerti 1987 shpk, skeduar dhe ndëshkuar për afera korruptive, është import-eksport, tregti me shumicë e pakicë i pjeseëve të këmbimit për gjitha llojet e automjeteve dhe plehrave kimike. Kompania, dyshohet me ndërhyren e bandës së Talo Çelës, ka fituar me paracaktim tenderin e ushqimit me ofertë fituese sa fondi limit. Paratë që duhet të kurseheshin nga një garë normale dyshohet se Elgert Laskaj ia ka dhënë ryshfet Arlinda Pogajt, e cila ka firmosur tenderin.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

Në korrik të vitit 2024, vetëm disa ditë pasi u emëruar në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, Arlinda Pogaj ka firmosur tenderin me vlerë 4.5 milionë euro për Elgert Laskajn me objekt shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi, për Spitalin psikiatrik “DR. Sadik Dinci”, Elbasan. Afera e dyshuar korruptive është finalizuar lehtësisht pasi në tender ka marrë pjesë vetëm fituesi i paracaktuar me ofertë si gjithnjë gati sa fondi limit. Një burim brenda OBP theksoi se nga ky tender janë futur në xhep rreth 1 milionë euro.

Në tetor të vitit 2024, Arlinda Pogaj dhe Elgert Laskaj bënë një tjetër goditje 4 milionë euro. Pogaj firmosi për Laskajn tenderin 4 milionë euro me objekt blerje ushqime bazë per IEVP-te e Sistemit të Burgjeve. Janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë përveç fituesit të paracaktuar. Oferta fituese është sa fondi limit. Kemi të bëjmë me një procedurë të manipuluar dhe dukshëm korruptive.

Krimi ndan tenderat në Elbasan 

Tenderat në Qarkun e Elbasanit janë ndarë me marrëveshje mes grupeve kriminale. Grupi kriminal i Suel Çelës, siç edhe konfirmohet nga dosjet e SPAK-ut dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, kontrollon tenderat e bashkisë, sidomos të ujësjellësit, kryetarin e të cilit Luan Tabakun e përdor edhe për të ‘blerë cigare’.

Grupi i Çopjave kontrollon tenderat dhe ankandet për pronat publike. Trafikanti i kokainës Nazif Bajrami kontrollon tenderat e ndërtimit të objekteve publike, duke përdorur edhe Eral Myftaraj.

Grupi kriminal i Talo Çelës kontrollon tenderat e furnizimit me ushqime të institucioneve publike, pra shërbimin katering. Edhe pse janë goditur nga SPAK, këto grupe kriminale vijojnë të diktojnë tenderat si më parë. Anëtarët e grupit kriminal të Talo Çelës, sot njeriu më i kërkuar nga drejtësia, vijojnë të marrin tenderat e furnizimit me ushqime përmes Elgert Laskajt.

Kompania Gerti 1987 një dosje korrupsioni

Në vitin 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda goditi një skemë të organizuar korrupsioni me tendera mes Drejtorisë së Burgjeve dhe disa biznesmenëve, të cilët sot ua kanë trashëguar këtë ‘profesion’ fëmijëve të tyre.

U arrestuan Iljaz Labi, asokohe zv.drejtor i Përgjithshëm të Burgjeve, si dhe biznesmenët Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Nexhmi Balla dhe Shemsi Sinani, pronarë të kompanive “Dogel”, “Vllaznia”, “M.B.Kurti” dhe “Nelsa”.

Anëtarët e këtij grupi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, manipulonin procedurat, diktonin tenderat për veten e tyre dhe ndanin sipas roleve paratë publike.

Që të gjithë u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2018. Por, asnjëri prej biznesmenëve nuk zuri mend nga burgu. Ata i kaluan kompanitë në emrin e djemve dhe kështu vijuan avazin me tenderat e furnizimit me ushqime të enteve publike.

Besohet se grupi i biznesmenëve të korruptuar u inkurajua nga lehtësia e daljes nga burgu pas arrestimit, duke blerë prokurorët e çështjes dhe gjyqtarët e masave të sigurisë.

Disa prej tyre bënë vetëm disa javë burg, deri sa gjetën linjat e duhura, duke paguar një pjesë të parave që kishin vjedhur në buxhetin e shtetit, në këmbim të daljes nga burgu, me masa më të lehta sigurie, një histori tjetër kjo korrupsioni.

Nuk ka dyshim se grupi i korrpsionit, edhe pse u dënua, i shpëtoi ndëshkimit me izolim, pasi ende nuk ishte ngritur SPAK dhe GJKKO.Pas dënimit formal me 3 vite burg (bëri vetëm disa javë burg), Elidjan Laskaj, pronar i kompanisë së ushqimeve Dogel, nisi të tërhiqej gradualisht, duke nxjerrë në skenë të birin, Elgert Laskaj, i cili bazuar në disa dokumente dhe transaksione është derivat dhe mbulesë e anëtarit të bandës së Talo Çelës, Gentian Sharra, i arrestuar nga SPAK për krime të rënda.

Pas dënimit për korrupsion, përmes kompanisë Dogel, biznesmeni Elidjan Laskaj, gjatë pesë viteve të fundit, ka marrë rreth 1 milionë euro para publike për furnizim me ushqime, pasi në të njëjtën kohë nisi të merrte miliona euro i biri me kompaninë tjetër Gerti 1987 shpk, duke përdorur linjat e konsoliduara të babait si dhe kompaninë Dogel.

Elgert Laskaj e mori në dorë kompaninë Gerti 1987, nga prindërit e tij, në shtator të vitin 2018, dy muaj pasi u dënua për korrupsion babai i tij Elidjan Laskaj (korrik 2018). Kompania kishte si objekt tregtimin e pjesëve të këmbimit të automjeteve, por rrugës shtoi edhe shërbimin katering, si kompania Dogel.

Dhe kështu Elgert Laskaj u hyri tenderave, këtë herë me një dorë të fortë nga pas, Gentian Sharra, një figurë e njohur e krimit në Elbasan. Deri më sot ka marrë rreth 18 milionë euro tendera publikë, i vetëm dhe në bashkëpunim, madje në bashkëpunim me kompanitë, me të cilat kishte bashkëpunuar babai i tij para vitit 2016, për ndarjen e parave të burgjeve.

Në të njëjtën formë si tenderat e burgjeve deri në vitin 2016, Elgert Laskaj, në 11 korrik 2024, dyshohet se ka fituar tenderin me vlerë 4.5 milionë euro, për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjen e ushqimit, për Spitalin psikiatrik “DR. Sadik Dinci”, Elbasan, një tender ky në formë koncensioni, pasi këtë shërbim Laskaj do t’a ofrojë për 4 vite.

Tenderi plotëson të gjitha elementët që ngrenë dyshime të arsyeshme për një skemë korrupsioni; Mungesë konkurrence. Oferta fituese është gati sa fondi limit, që tregon për një pazar të mundshëm mes autoritetit kontraktor dhe operatorëve fitues.

Kompania e dytë fituese, Dajti Park 2007, në fakt është kompania Vllaznia e Ylber Kalasë, i cili u dënua në 2018 si pjesë e grupit të korrupsionit me Elidjan Laskaj. Fillimisht kompania e kishte emrin ‘Qefalia’ pasi ishte në pronësi të vëllezërve Qefalia, me influencë në zonën e Dajtit. Më datë 13.01.2004, u ndryshua emri i shoqërisë nga “QEFALIA” sh.p.k në “VLLAZNIA” sh.p.k.

Më 11 korrik 2016 është arrestuar Ylber Kalaja për korrupsion me tenderat, përmes kompanisë Vllaznia. Nëntë ditë më pas ka ndryshuar emri i kompanisë nga Vllaznia në Dajti Park 2007.

Pas dënimit, Ylber Kalaja, në dhjetor 2018, i dhuron 50 % të aksioneve të kompanisë Dajti Park 2007 të birit Desart Kalaja dhe 50 % biznesmenit Lulzim Qefalia, i njohur si beu i ish Komunës së Dajtit.

Faktet tregojnë se bashkëpunimi korruptiv mes Ylber Kalasë dhe Elidjan Laskajt, me kompanitë Vllaznia dhe Dogel në vitin 2016 për vjedhjen me tendera, vijon sot nga djemtë e tyre Desart Kalaja dhe Elgert Laskaj me tenderat për ushqimin e spitaleve dhe burgjeve.

Lidhjet e Gentian Sharrës me Elgert Laskajt

Shërbimi katering në Elbasan ishtë kthyer në monopol i Gentian Sharrës deri kur u godit nga SPAK-ut. Sharra, i dënuar më parë për trafik droge, autor i disa grabitjeve, përfshirë edhe grabitjen e Rinasit, kishte kapur tenderat përmes bashkëshortes së tij, Olta Sharra, si person fizik me nipt L32517203Q.

Pas goditues së Gentian Sharrës, tenderat e furnizimit me ushqim në Elbasan po i mer Elgert Laskaj, i cili është ortak me Gentian Sharrën në kompaninë MPED-XH GROUP. Për shkak të njollave kriminale, Sharra, edhe në këtë kompani, përfaqësohet nga bashkëshortja.

Ky dokument konfirmon përtej çdo dyshimi ortakërinë në biznes të Elgert Laskajn me Gentian Sharrën. Jo vetëm kaq. Elgert Laskaj dhe Gentian Sharra kanë fituar tendera bashkë.

Një tender korruptiv, me vlerë 1.5 milionë euro dhe me ofertë gati sa fondi limit, e kanë marrë në 30 qershor 2020, për furnizim me ushqime të Drejtorisë së Burgjeve.

Këtë tender Laskaj dhe Sharra e kanë marrë nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara kur drejtohej nga Edlira Naqellari, e arrestuar nga SPAK dhe e dënuar për korrupsion me tendera.

Tenderin e ka marrë pikërisht në bashkëpunim me Gentian Sharrën, i akuzuar nga SPAK për disa grabitje me armë me Talo Çelën, i hetuar në Itali për trafik droge dhe në Shqipëri për heqje të paligjshme të lirisë, plagosje e lehtë me dashje dhe korrupsion zgjedhor.

Ndërkaq, mes kompanisë së Laskajt dhe Sharrës ka transaksione financiare. Pasi Laskaj fiton tenderat me ndërhyrjen e dyshuar të Gentian Sharrës, produket ushqimore i merr pikërisht nga biznesi i Sharrës, duke i kaluar kështu paratë publike. Ky raport i faktuar e bën Elgert Laskajn subjekt të ligjit anti-mafia dhe të SPAK-ut.

/Prapaskena.com

Etiketa: afere 10 mln euroArlinda PogajGentian Sharralidhje kriminalepastrim parashspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

10:47 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
Para

BE e bllokoi, mishi i Brazilit “pushton” Shqipërinë, fermat vendase në tkurrje

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom