Politologu Ilir Kalemaj, deklaroi se SPAK ka funksionuar si një “sistem korporatist” që mbron njerëzit e vet, duke toleruar raste që përfshijnë gjyqtarë, prokurorë dhe persona të lidhur me drejtësinë.
Kalemaj i ftuar në emisionin ‘A SHOW’ në Syri TV,tha se SPAK-u ka qenë efikas në marrëdhëniet me publikun, por jo në garantimin e barazisë para ligjit, ndërsa theksoi se drejtësia në Shqipëri po vepron me dy standarde.
“Shiko, SPAK-u ka pasur një makineri të marrëdhënieve me publikun shumë efiçente, për hir të së vërtetës. Po përsa i përket pjesës tjetër të medaljes, anës tjetër të medaljes, ka funksionuar si një sistem korporatist, siç ka funksionuar sistemi i drejtësisë në përgjithësi.
Dhe sistem korporatist kemi parasysh që ata mbrojnë njëri-tjetrin, mbrojnë sojin e tyre, llojin e tyre. Dhe në këtë sens duhet parë edhe, domethënë, të shkosh në gjykatë dhe gjykatësja të gjykojë që është pamjaftueshmërisht hetimi për kolegen gjyqtare, e cila natyrisht funksionon me shtatë apo ku di unë mbiemra dhe ë ka një dosje të tërë që ka ardhur nga Greqia.”
Ai përmendi stokun prej mbi 155 mijë dosjesh dhe nivelin e lartë të paraburgimit, duke e cilësuar drejtësinë e vonuar si “drejtësi të mohuar”.
“Pra, në rastin konkret, është tash i qartë fakti që SPAK-u i ka mbyllur minimalisht sytë ë për mos të shkuar ë deri deri në fund të hetimit penal. Dhe kjo nuk është rasti i parë, ky është një rast i përsëritur. Pra, ku bëhet fjalë për kolegë gjyqtarë, kolegë prokurorë, ë njerëz që vijnë nga bota e hetimit, domethënë ne kemi parë që të çedojë hetimi dhe mbi të gjitha të çedojë dënimi.
Pra, në fund të ditës, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, thotë një nga postulatet më të njohura të drejtësisë. Dhe ne kemi parë një stok të tmerrshëm dosjesh, sot flitet për mbi 155.000 dosje të qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, të cilët kanë vuajtur mbi kurrizin e tyre edhe paraburgimin.
Dhe kur bëhet fjala për një person të caktuar, atëherë krijohet ndjeshmëri publike me urdhër të peshkut për të shpëtuar ushtarin Rain, ndërkohë që ka qindra mijëra të tjerë të cilët janë ballafaquar me paraburgim. Kemi normën më të lartë të paraburgimit në Europë dhe asgjë s’është bërë për ta.”
Sipas tij, pas më shumë se një dekade nga reforma në drejtësi, rezultatet mbeten të diskutueshme, ndërsa dosje të rëndësishme shpesh kthehen për hetime shtesë nga gjykata.
Kalemaj kritikoi edhe mënyrën si, sipas tij, bëhet mbrojtje publike për zyrtarë të caktuar përmes mediave, në vend që çështjet të zgjidhen në sallat e gjyqit.
“Drejtësi me dy standarde. Shiko, është e vërtetë kjo Adi dhe në fakt kur u krijua gjithë kjo arkitekturë e re e reformës në drejtësi, gjithë vëmendja është te SPAK-u, pavarësisht se aty ka një BKH që është pjesa më e madhe e punës hetimore, pavarësisht se ka një GJKKO, pavarësisht se ka një KPA, KPK e të tjera organe të reja të drejtësisë, gjithë vëmendja edhe për lehtësi të komunikimit publik, është përqëndruar pikërisht te SPAK-u. Dhe ka një arsye. E para, për pritshmërinë e lartë që ata kishin. E dyta, për faktin se janë shumë të mirë paguar. Janë me mandate shumë të gjata.
Kanë një mbrojtje të jashtëzakonshme, kanë privilegje të mëdha. Pra, duke u parë se sa është investuar me para të taksapaguesit pikërisht te kjo trupë, pritshmëria është shumë e madhe. Dhe vijmë tani mbi një dekadë pas reformës në drejtësi dhe shohim rezultatet.
Dhe shohim njëanshmëri në veprime, shohim që kemi shumë zyrtarë të lartë të pandëshkuar, të padënuar me forma përfundimtare të dënimit. Pra, më tepër bëhet gjyq publik, ndonjëherë me të drejtë pa të drejtë, po bëhet edhe mbrojtje publike. Pra shohim avokatët e tyre që bredhin studio më studio në vend që ë të jetë salla e gjyqit ku ku merret vendimi dhe shohim dosje të pakopsitura, të cilat shpeshherë gjykata i kthen për shqyrtim të mëtejshëm apo për hetime shtesë nga ana pikërisht e SPAK-ut edhe e BKH-së.
Në fakt e kisha ndërmend edhe te pjesa e parë e përgjigjes apo te pjesa e shkrimit që kisha bërë, pra në qoftë se Robert Drenikës për shkak të moshës, staturës, artistike që ai ka, e të tjerë e të tjerë, pra i falet ai gjest, deri diku është një, në një farë mënyre ndoshta dhe një gjest human nga pikëpamja personale e tij, aty kishte një sërë çingijesh të tjerë publik, të cilës s’kanë as staturën e Robert Drenikës, s’kanë as dinjitetin e tij profesional, dhe natyrisht janë paguar me paratë tona, pra me paratë e taksapaguesve, dhe janë një ushtri e tërë mediatike, të cilët dalin për t’i bërë një mea culpa publike pikërisht personit i cili duhet të mbrohet në sallën e gjyqit. Dhe kemi handikape të tjera.|”
Ai u ndal edhe te gjendja në Tirana, duke e cilësuar kryeqytetin “të keqqeverisur”, me probleme të mëdha si ndotja, mbetjet, mungesa e ujit të pijshëm dhe mungesa e shërbimeve bazë për qytetarët.
“Avokati i tij bredh studio më studio duke bërë mbrojtje publike, ndërkohë që ka një çështje të tij në SPAK, dhe ndërkohë që çështja mbrohet në sallën e gjyqit. Pra, atje e paguan avokatin të të mbrojë në sallën e gjyqit, jo të mbrojë në studiot televizive.
E treta është kjo që ju sapo përmendët që zoti Veliaj njihej për favoret që bënte shpesh në botën e medias, qoftë drejtpërsëdrejti, qoftë me ushtrim mbi 80 persona të punësuar në Bashkinë e Tiranës në role të ndryshme për mbulim mediatik, sepse një person që punon me lopatë ka nevojë për tre fotografë, ë dy zëdhënësa dhe tre kameramanë, në mënyrë që të pasqyrohet qartë puna e tij. Dhe në këtë sens, vazhdon ky marketing edhe prej, prej burgu në këto momente, ndërkohë që Tirana është e keqqeverisur, Tirana nuk po qeveriset.
Tirana ku jetojnë sot gati gjysma e Shqipërisë dhe është gjysma e ekonomisë së vendit, është një fjetore gjigande e cila nuk garanton as funksionalitetet bazë të jetesës së një njeriu, as ajrin e pastër, as inceneratorin që s’ka filluar lopata e parë dhe shtyn akoma më tej afatet, as malin e Sharës që konkuron me malin e Dajtit, as ujin e papijshëm që është premtuar të paktën nja pesë-gjashtë herë në çdo palë zgjedhje lokale apo të përgjithshme që do jetë 24 orë.”














