• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO riktheu për hetim dosjen e Irena Gjokës/ Gjokutaj: SPAK i detyruar të zbulojë të vërtetën

16:41 : 19/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjykata e Posaçme ka rikthyer ditën e sotme në SPAK, dosjen e gjyqtares Irena Gjoka, ku ka kërkuar hetime më të thelluara.

Më parë për këtë çështje SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes, por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata. Me vendimin e sotëm GJKKO i kërkoi SPAK të vijojë hetimet për Irena Gjokën dhe i caktoi 20 detyra hetimore që duhet të kryejë brenda 6 muajve.

Lidhur me këtë zhvillim, avokati Genc Gjokutaj deklaron se ky është një vendim shumë i rëndësishëm, i cili sipas tij vë pikërisht ato detyra që shkojnë drejt zbulimit të së vërtetës.

Sipas Gjokutajt, GJKKO, ka konstatuar se nga ana e SPAK-ut nuk janë kryer hetimet elementare,.

Sipas tij, t’i vësh mbi 20 detyra SPAK-ut për t’i kryer, nuk është e paprecedentë, por kemi të bëjmë me një cështje provash, të cilat, sipas tij, pritet të zbulohen në vijim.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

Gjokutaj: Në lidhje me kërkesën për pushim të SPAK-ut për gjyqtaren Irena Gjoka, në mënyrë të përmbledhur, gjykata ka konstatuar se nga ana e SPAK-ut nuk janë kryer hetimet më elementare. Janë mbi 20 kërkesa, detyra që gjykata i’a ka vënë SPAK-ut për t’i kryer në një hark kohor gjashtëmujor. Dhe janë veprime, veprime thelbësisht të domosdoshme, që duke nisur që nuk kanë pyetur kallëzuesit, nuk kanë pyetur Irena Gjokën sipas ligjit sepse ajo ka firmosur dhe s’ka firmosur oficeri i policisë gjyqësore.

Dhe pastaj, detyrat e gjykatës shtrihen në drejtim të organeve të qeverisjes së gjyqësorit, KLGJ-së, ILD-së, që të merren të gjithë këto korrespondenca deri në të dhëna në lidhje me pikat kufitare. Pra, në një interpretim të zgjeruar dhe është një vendim, unë e quaj një vendim serioz, sepse vë pikërisht ato detyra që shkojnë drejt zbulimit të së vërtetës. Atë të vërtetë të cilën SPAK-u, me një të rënë të lapsit, u mundua që ta fshehë.

Ky është një vendim i cili është një hap shumë i rëndësishëm në lidhje me kallëzimin tonë dhe as më shumë dhe as më pak, gjykata kërkon që kallëzimit tonë t’i jepet përgjigje dhe jo të mbyllet, që e pushoj unë çështjen sepse ashtu mendoj unë.

Nuk është çështje bindjeje personale, këtu është çështje provash, ka një objekt të caktuar kallëzimi dhe gjykata e rivendosi në shina këtë proces duke detyruar SPAK-un që të kryejë këto veprime të domosdoshme pa të cilat ai nuk mund të konkludojë drejt në lidhje me përgjegjësinë e gjyqtares Irena Gjoka.

Prokuroria nuk mori pjesë në asnjë seancë, por Prokuroria u mjaftua me kërkesën me shkrim që kishte depozituar për pushimin e procedimit penal. Sa për dijeninë tuaj, Prokuroria e ka filluar si procedim pa emër personi të regjistruar dhe në fund e pushon mbi bazën e dispozitës që pushohet për të pandehurit.

Pa e marrë të pandehur, e kuptoni se çfarë ngërçi procedural është kjo? Po megjithatë, unë mendoj që vendimi i Gjykatës i jep një përgjigje ligjore, e cila zbulon shumë anë të kësaj çështjeje, por në fund të fundit, ajo që është kryesorja, e vë SPAK-un para përgjegjësisë që ta hetojë këtë çështje e cila është një nga çështjet më të rëndësishme sa i përket jo vetëm hetimit, por edhe integritetit të GJKKO-së edhe mënyrës se si gjykohet dhe hetohet në raste të tilla.

Shiko, SPAK ka kryer vetëm pyetjen e Irena Gjokës edhe atë nuk e ka firmosur oficeri i policisë gjyqësore. Janë, mbi 20 detyra, sepse e dha në mënyrë të përmbledhur dhe nuk e disponojmë dot. Ne nuk e disponojmë vendimin, në një afat shumë të shkurtër na tha gjykata, do ta kemi vendimin të arsyetuar dhe atje do t’i kemi një për një detyrat që gjykata i ka vënë.

Por, një sasi e tillë detyrash është nga gjithë praktikat që kemi parë, t’i vësh mbi 20 a 30 detyra SPAK-ut për t’i kryer, nuk është e paprecedentë, që do të thotë që këto janë të domosdoshme për t’u kryer dhe dosja ka ardhur, me dy fletë.

Kjo është një mungesë profesionalizmi do ta quaja (në një rast tjetër) por në rastin konkret nuk flitet për mungesë profesionalizmi, është një llogore tjetër e gjyqësorit edhe e qeverisë së gjyqësorit, siç kanë vazhduar KLGJ-ja e ILD-ja që heshtin, edhe SPAK-u ndoqi të njëjtën rrugë që mori mbrojtjen e Irena Gjokës në KLGJ dhe e ktheu në vendim pushimi.

Etiketa: Genc GjokutajIrena Gjokaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”

21:19 : 02/06/2026
Para

U plagos nga polici në Mamurras, si paraqitet gjendja e Leonard Demës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom