• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Për çfarë shërbeu samiti SHBA-Kinë?

10:31 : 17/05/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Takimi i nivelit të lartë midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentit të Kinës, Xi Jinping, ishte kryefjala e ngjarjeve me sfond global që lamë pas. Pritshmëritë ishin të larta pasi rivaliteti strategjik i dy superfuqive është jo vetëm përcaktues për kohën që jetojmë, por edhe për shkak të çështjeve të nxehta të hapura jo vetëm në marrëdhëniet e tyre bilaterale por edhe aftësinë e patjetërsueshme për ndikim në konfliktet botërorë. Ndonëse vëmendja u përqendrua në detaje si gjuha e trupit e presidentëve, kujdesi për spiunazhin kibernetik që i bëri amerikanët të linin laptopët dhe smartfonët në avion dhe protokolli i lavdërueshëm kinez sic ndodh rëndom me kuriozitetin e medias dhe publikut. Apo te përmendja e mposhtjes së “Kurthit të Tuqiditit” të presidentit kinez i cili në njëfarë mënyrë kundërshtoi veten pasi në 2015ën për shembull kishte thënë në prani të Kisinxherit dhe të tjerëve që ky lloj “kurthi” i analizuar nga studiuesi amerikan Graham Allison në librin e tij të Destinuar për Luftë ku merrte në analizë 16 konflikte mes një superfuqie dhe një tjetre në ngritje, nuk ekzistonte. Gjithsesi këto detaje të studiuara paraprakisht janë ose për të tërhequr vëmendje nga çështje më të ndjeshme, ose për të mbuluar mungesë progresi në çështje të rëndësishme për të cilat kishte pritshmëri paraprake.

Për t’u kthyer të çështjet e rëndësishme, Kina prej kohësh është parë si ndoshta aktori me më shumë peshë në raport me Kremlinin për konfliktin në Ukrainë dhe natyrisht është faktori global që ndoshta ka më tepër influencë mbi Teheranin sot për shumë arsye, nga blerja e naftës iraniane që është thuajse ekskluzivisht e destinuar për tregun kinez deri te furnizimi me armët më të sofistikuara iranianëve nga raketahedhësit te sistemet mbrojtëse.

Samiti Trump-Xi Jingping u fokusua në ripërcaktimin e marrëdhënieve dypalëshe si një “marrëdhënie konstruktive e stabilitetit strategjik”. Qëllimi kryesor i dy superfuqive ishte injektimi i stabilitetit në një treg global të trazuar dhe menaxhimi i konkurrencës për të shmangur përshkallëzimet ushtarake. Gjithashtu ndër ato pak pika ku mediat respektive raportuan pak a shumë të njëjtën gjë, SHBA dhe Kina ranë dakord se lufta në Lindjen e Mesme duhet të përfundojë. Presidenti Xi Jinping ofroi ndihmën e Kinës për të ndërmjetësuar me Teheranin me qëllim hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe sigurimin e rrugëve detare të naftës, një lëvizje që u pa si një hap pozitiv, ndonëse pala amerikane natyrshëm kishte pritshmëri më të mëdha. Gjithsesi fakti që të dyja palët nuk pranuan që kjo Ngushticë të kishte tarifa unilaterale dhe në formë pirateske nga Irani në të ardhmen është një hap në drejtimin e duhur.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Morali i munguar i politikës

Nga ana tjetër, takimi hapi rrugën për zgjatjen e armëpushimit të brishtë tregtar që ishte arritur në tetor të vitit të kaluar, duke shmangur një valë të re tarifash reciproke. U diskutua për marrëveshje të targetuara tregtare, përfshirë premtimet e Kinës për rritjen e blerjeve të produkteve bujqësore dhe avionëve amerikanë. Gjithashtu u shënua përparim drejt institucionalizimit të një “Bordi të Tregtisë” për të menaxhuar mosmarrëveshjet ekonomike në mënyrë të kontrolluar. Premtimet për blerjet e 200 Boeing nga SHBA, sic deklaruan amerikanët ishin gjithsesi shumë më pak se rreth 500 që ishte pritshmëria fillestare apo marrëveshje të tjera potencialisht të bujshme që mund të korrektonin deri diku deficitin e thellë tregtar mes dy vendeve në favor të Kinës që ishte dhe një nga synimet kryesore që pala amerikane synonte të adresonte.

Në lidhje me Tajvanin palët ripërsëritën qëndrimet e tyre dhe dukej se secila po i fliste audiencës së brendshme. Xi Jinping ngriti me forcë çështjen e Tajvanit, duke kërkuar që SHBA të reduktojë mbështetjen ushtarake dhe shitjen e armëve për ishullin. Uashingtoni zyrtar (përmes Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio) bëri të qartë se politika e SHBA-së nuk ndryshon dhe paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndryshuar status quo-në me forcë do të ishte “një gabim i tmerrshëm” me pasojë të rënda për marrëdhëniet dypalëshe.

Një tjetër pikë me rëndësi, duke marrë në konsideratë edhe përbërjen e delegacionit amerikan, ishte siguria në inteligjencën artificiale. Dy liderët ranë dakord për nevojën e krijimit të mekanizmave mbrojtës dhe “masave të sigurisë” mbi Inteligjencën Artificiale, duke pranuar se kontrolli i përbashkët i kësaj teknologjie është i domosdoshëm për të parandaluar rreziqet strategjike ushtarake.

Si përfundim mund të themi që takimi nuk zgjidhi rivalitetin e thellë strategjik dhe afatgjatë midis dy vendeve, por arriti të krijonte një kornizë të për konkurrencën e heshtur të dy superfuqive. Pra me një fjalë u morën vesh për mos t’u marrë vesh. Për Trumpin, kjo shërbeu si një mundësi për të kërkuar marrëveshje të shpejta ekonomike dhe stabilitet në energji, ndërsa për Xi Jinpingun ishte një platformë për të konfirmuar statusin e Kinës si fuqi e barabartë globale dhe për të shmangur sanksionet e reja. Për fund, siç raportoi dhe një gazetare nga media shtetërore e Kinës, më shumë se nga prononcimet e palëve, se për çfarë realisht janë marrë vesh liderët e dy superfuqive do të merret vesh nga veprimet e tyre në javët në vijim. Tejkalimi i krizës së Hormuzit është emergjenca më e madhe dhe me impakt më të fortë publik por natyrisht edhe çështjet e tjera bilaterale apo me impakt të drejtpërdrejtë në vendet e treta përbëjnë interes të fortë se si do të duket bota në të ardhmen e afërt.

Etiketa: ilir kalemajkinesamitSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
Para

Hipokrizia e Ramës: Shqipëria, në vendin e parë në rajon për prokurimet

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom