• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë/ A duhet partitë të paraqesin një emër për president para zgjedhjeve të qershorit?

13:55 : 15/05/2026
në RAJONI

Moszgjedhja e kreut të ri të shtetit në Kosovë shtoi paqëndrueshmërinë institucionale në vend këtë vit, duke nxitur zgjedhje të reja parlamentare pas një viti të humbur më 2025.

Dhe, ky jostabilitet mund të thellohet në mungesë të kandidatëve të qartë për postin e presidentit, dhe të pagatishmërisë së partive politike për të bërë lëshime.

Pavarësisht se nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, a do të mundë të lehtësohej emërimi i një presidenti të ri nëse partitë paraqesin nga një kandidat para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit?

Cilat parti kanë paraqitur kandidat për president?

Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në opozitë ka bërë të ditur se bartësja e listës së saj zgjedhore, Vjosa Osmani, në kuadër të një bashkëpunimi parazgjedhor, do të jetë kandidate e saj për presidente.

Lexo edhe:

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

Osmani kërkon një mandat të dytë në krye të shtetit, pas dështimit për t’u rikandiduar në prill.

Partitë e tjera të mëdha, si Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet dhe partia kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk kanë paraqitur kandidatë.

Derisa partitë nuk janë të obliguara ta paraqesin ndonjë kandidat për president para zgjedhjeve, ato do të duhej të zotoheshin së paku për karakteristikat e profilit të kandidatit për president, apo për parimet të cilat do t’i udhëhiqnin në arritjen e një konsensusi politik, thotë Agon Maliqi, njohës i çështjeve politike në Kosovë.

“Duhet t’i sqarojnë saktë rrethanat në të cilat ata do të ishin dakord për një president, dhe cilat karakteristika duhet t’i ketë ai president, në mënyrë që të shmangen sërish zgjedhjet. Në bazë të këtij zotimi pastaj mund të kërkohet llogaridhënie prej tyre pas zgjedhjeve”, shprehet Maliqi për Radon Evropa e Lirë (REL).

Në praktikë, kjo do të nënkuptonte më shumë transparencë politike para zgjedhjeve dhe më pak improvizim pas tyre.

Pse LDK po, e partitë e tjera jo?

As partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e as PDK-ja nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it nëse do ta bëjnë të ditur ndonjë kandidat të tyrin për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Maliqi beson se LDK-ja e paraqiti kandidatin për shkak të “rrethanave specifike” të ish-presidentes Osmani, ndërsa partitë e tjera nuk po e bëjnë sepse s’e kanë kandidatin e qartë, e as s’e ndiejnë ngutësinë për ta bërë tani.

“Mendoj se LDK-ja e ka bërë, me gjasë, nga bindja se narracioni i viktimizimit të saj nga ana e Kurtit mund të ngjallë emocione te një lloj votuesi, i cili në dhjetor ka votuar për LVV-në për shkak të binomit Kurti-Osmani, dhe jo vetëm për Kurtin”, shpjegon Maliqi.

Edhe sikur të kishte kandidatura tani, sipas Maliqit, ato do të mundë të dukeshin “artificiale”.

Ai argumenton se veçanërisht kur bëhet fjalë për presidentin – në mos edhe për pozita të tjera – do të ketë nevojë për lëshime mes partive.

Sepse zgjedhja e presidentit në Kosovë rrallëherë është proces që zgjidhet nga rezultati elektoral – ajo zakonisht kërkon marrëveshje politike, kompromis dhe lëshime ndërmjet partive.

Pikërisht këtu qëndron problemi kryesor: partitë po hyjnë në zgjedhje pa asnjë marrëveshje minimale për postin që mund ta përcaktojë stabilitetin institucional të vendit për vitet e ardhshme.

Një proces që kërkon kompromis

Kosova ka vuajtur nga mungesa e kompromiseve mes partive në vitet e fundit dhe zgjedhja e presidentit në këtë kohë duket detyrë jo edhe aq e lehtë.

Vendi e humbi tërë vitin 2025 si pasojë e mosthemelimit të Kuvendit fillimisht, e pastaj të Qeverisë, në mungesë të konsensuseve – dhe zgjedhjet po mbahen sërish brenda një kohe të shkurtër, për shkak të mospajtimeve për presidentin, pa asnjë garanci se çfarë do të ndodhë tutje.

LVV-ja, në pushtet që nga viti 2021, shihet sërish favorite për t’i fituar zgjedhjet, por ajo nuk parashihet t’i marrë vetë 80 vende në Kuvendin me 120 sosh.

Që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm, nevojitet prania e 2/3 të të gjithë deputetëve në Kuvend.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosovës po i mungon një debat i mirëfilltë politik ndërmjet pozitës dhe opozitës për tema strategjike shtetërore, përfshirë edhe çështjen e presidentit.

“Në këtë aspekt, zgjedhja e presidentit në Kosovë duhet të shihet si proces që kërkon komunikim politik, kompromis demokratik, dhe transparencë ndaj publikut, e jo si çështje që adresohet përmes listave të dëshirave apo imponimit”, thekson Miftaraj.

Për të gjitha krizat institucionale brenda një viti e gjysmë, partia në pushtet dhe ato në opozitë e kanë fajësuar njëra-tjetrën.

Në fund, presidenti i ardhshëm mund të mos përcaktohet nga emrat që partitë shpallin para zgjedhjeve, por nga gatishmëria e tyre për kompromis kur të përballen me realitetin parlamentar pas 7 qershorit.

Deri në zgjedhjen e presidentit, funksionin do të vazhdojë ta ushtrojë Albulena Haxhiu, detyra gjashtëmujore e së cilës zgjat më së largu deri në tetor. /REL

Etiketa: kosoveparti politikezgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
RAJONI

Hapet Muzeu i Viktimave në Mitrovicë, Kurti nderon të vrarët e masakrës së ’99

22:51 : 01/06/2026
RAJONI

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

16:55 : 01/06/2026
RAJONI

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

14:03 : 01/06/2026
Para

Gjendet i vdekur në banesë 60-vjeçari në Maliq, dyshimet

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom