• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alarm nga inspektimet: Spitale të amortizuara dhe mbetje nëpër korridore

Në raportet zyrtare quhen “mangësi infrastrukturore”. Në praktikë, inspektimet gjetën mbetje biologjike në korridore, qendra shëndetësore pa ujë të rrjedhshëm, urgjenca jo funksionale dhe spitale me lagështi e pajisje të amortizuara. Raporti i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor për vitin 2025 zbulon një sistem që në shumë raste lufton ende me standardet më bazike të sigurisë dhe higjienës.

20:19 : 14/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) ka nxjerrë në pah një panoramë shqetësuese të gjendjes në spitalet dhe institucionet e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri. Nga mungesa e higjienës dhe infrastruktura e amortizuar, deri tek menaxhimi i rrezikshëm i mbetjeve spitalore dhe mungesa e dokumentacionit ligjor, raporti i ISHSH ngre alarmin mbi një sistem që në shumë raste funksionon jashtë standardeve bazë të sigurisë dhe cilësisë.

Në total, gjatë vitit 2025, sipas Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor janë kryer 24.513 inspektime, ri-inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. Vetëm në sektorin e kujdesit shëndetësor parësor janë kryer 3.577 inspektime dhe ri-inspektime, ndërsa 83 inspektime të tjera kanë targetuar drejtpërdrejt kujdesin shëndetësor spitalor.

Raporti evidenton një seri problematikash që prekin pothuajse çdo hallkë të sistemit shëndetësor publik: urgjencat spitalore, pavijonet, depot farmaceutike, laboratorët, menaxhimin e mbetjeve biologjike dhe kushtet bazë higjieno-sanitare.

Një nga problematikat më të rënda lidhet me shërbimet e urgjencës spitalore. Sipas inspektimeve, ndarja dhe klasifikimi i pacientëve sipas kodeve të urgjencës në disa raste rezulton jo funksional, duke rrezikuar menaxhimin efikas të rasteve kritike. Raporti evidenton gjithashtu mangësi infrastrukturore në administrimin e urgjencave, ndërsa ambientet e recepsionit dhe triazhimit plotësojnë vetëm pjesërisht standardet higjieno-sanitare.

Lexo edhe:

Prapaskenat e mbledhjes së PS-së/ Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”

Gazeta gjermane: Shtohet presioni mbi Ramën, 200 mijë njerëz dolën të shtunën në shesh

Në disa pavijone pacientët trajtohen në dhoma ku nuk respektohet sipërfaqja minimale për shtrat sipas kritereve të përcaktuara. Inspektorët kanë konstatuar gjithashtu lagështi, papastërti dhe amortizim të ambienteve spitalore, duke përfshirë nyjet hidrosanitare dhe rrjetet elektrike.

Raporti evidenton mangësi serioze në dokumentacionin e brendshëm të spitaleve. Në shumë raste mungojnë rregulloret funksionale, protokollet e shërbimeve dhe procedurat standarde për administrimin e institucioneve shëndetësore. Sipas ISHSH, problematikat shtrihen edhe tek mungesa e kushteve për zhvillimin e praktikave profesionale dhe edukimit teknik të stafit mbi protokollet dhe rregulloret e funksionimit të spitaleve.

Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si menaxhohen rastet klinike dhe sa i përgatitur është personeli për të përballuar emergjenca apo procedura të ndërlikuara mjekësore.

Probleme janë evidentuar edhe në shërbimet mbështetëse të spitaleve. Raporti përmend mangësi në funksionimin e lavanderive, kuzhinave, shërbimeve të hotelerisë dhe ambienteve të magazinimit, të cilat sipas inspektorëve nuk operonin në përputhje me protokollet dhe standardet e përcaktuara.

Mbetjet spitalore: Rrezik në korridore dhe tualete

Një nga zbulimet më alarmante të inspektimeve lidhet me administrimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.

Sipas raportit, mbetjet spitalore në disa raste grumbulloheshin në korridore dhe tualete, në të njëjtin ambient ku depozitoheshin edhe mbetjet urbane dhe pajisjet e pastrimit. Procedurat për ndarjen në burim, etiketimin dhe regjistrimin e mbetjeve nuk respektoheshin me korrektësi.

Inspektorët evidentuan gjithashtu mungesë të infrastrukturës së përshtatshme për transportimin e mbetjeve nga pikat provizore deri tek magazinimi qendror, ndërsa magazinimi i përkohshëm i mbetjeve biologjike kryhej “jashtë çdo standardi”, në kushte të papërshtatshme dhe në kundërshtim me kriteret ligjore.

Raporti thekson se personeli i angazhuar në trajtimin e mbetjeve spitalore nuk ishte i trajnuar mjaftueshëm dhe në disa raste nuk pajisej me veshjet dhe masat mbrojtëse specifike për këtë proces.

Sipas ISHSH, menaxhimi jo korrekt i mbetjeve biologjike mund të shndërrohet në burim infeksionesh dhe rrezik serioz për personelin mjekësor, pacientët dhe komunitetin.

Probleme janë konstatuar edhe në depot farmaceutike, ku janë evidentuar mangësi në administrimin e medikamenteve të skaduara dhe në standardet infrastrukturore të magazinimit. Në disa raste nuk kryhej as procedura për evidentimin dhe largimin e pajisjeve apo mobiljeve jashtë përdorimit, duke krijuar rrezik për sigurinë teknike dhe administrimin e ambienteve spitalore.

Qendrat shëndetësore pa ujë, pa pajisje dhe kushte bazë

Inspektimet kanë evidentuar mungesë të ambienteve të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, mungesë të pajisjeve bazë mjekësore dhe në disa raste edhe mungesë të ujit të rrjedhshëm.

Në shumë institucione është konstatuar amortizim i rrjetit elektrik, lagështi në mure, mungesë mirëmbajtjeje dhe papastërti. Raporti evidenton se disa qendra funksiononin pa kontrata për trajtimin e mbetjeve spitalore dhe pa ambiente të dedikuara për magazinimin e tyre.

Nga kontrollet rezulton se një pjesë e subjekteve funksiononin pa Akt-Miratim Higjieno-Sanitar, ndërsa në shumë raste nuk kryhej shërbimi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit (DDD).

Inspektorët kanë konstatuar gjithashtu personel mjekësor të papajisur me dokumentacionin shëndetësor të detyrueshëm, një element që cenon sigurinë epidemiologjike në institucionet shëndetësore. Në disa klinika dhe laboratorë privatë janë evidentuar edhe mungesa të lejeve të ushtrimit të profesionit apo ambiente të papërshtatshme për procedura bazike si marrja e gjakut.

Raporti tregon se problematikat nuk kufizohen vetëm tek spitalet. Në inspektimet për furnizimin me ujë të pijshëm janë evidentuar mungesë analizash bakterologjike dhe fiziko-kimike, rezervuarë të amortizuar, depo me lagështi dhe raste të analizave mikrobiologjike pozitive për ndotje të ujit të pijshëm.

Si rezultat i shkeljeve të konstatuara gjatë vitit 2025, ISHSH ka vendosur 1.299 masa administrative në total:
• 51 gjoba,
• 23 vendime të ndërmjetme për masa urgjente,
• 1.225 paralajmërime.

Vetëm për kujdesin shëndetësor parësor janë vendosur 273 paralajmërime, 7 gjoba dhe 5 masa urgjente.

Gjetjet tregojnë se shumë institucione shëndetësore publike vazhdojnë të operojnë me mangësi serioze infrastrukturore, higjieno-sanitare dhe administrative.

Ndërsa raporti përdor shpesh termin “mangësi infrastrukturore” apo “mosplotësim standardesh”, inspektimet përshkruajnë në praktikë një realitet ku mbetjet biologjike ruhen në korridore, qendra shëndetësore funksionojnë pa ujë të rrjedhshëm dhe pacientët trajtohen në ambiente të amortizuara që nuk plotësojnë kushtet minimale të sigurisë.

Në një kohë kur qytetarët presin shërbim të sigurt dhe dinjitoz, raportet e inspektimeve tregojnë se sistemi shëndetësor shqiptar përballet ende me probleme bazike që prekin drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e pacientëve./ Ida Ismalaj, acqj.al

Etiketa: Edi RamaEvis Salashendetesispitale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prapaskenat e mbledhjes së PS-së/ Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”

10:49 : 22/06/2026
AKTUALITET

Gazeta gjermane: Shtohet presioni mbi Ramën, 200 mijë njerëz dolën të shtunën në shesh

10:29 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëri e re”/ The Guardian: Revolta kundër resortit të Kushner kthehet në protestë kundër qeverisë

10:20 : 22/06/2026
AKTUALITET

Fox News: Korrupsioni nxit protestat në Shqipëri! Rritet presioni ndaj Ramës

09:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Sot protesta e 23-të/ Qytetarët të vendosur! Kalojnë natën te Kryeministria

08:29 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëria e shqiptarëve”/ Protestuesit kalojnë nga Qytet Studenti, kërkojnë dorëheqje

22:35 : 21/06/2026
Para

Aksidenti në Tiranë/ Babai i ministres Adea Pirdeni i shtruar te Trauma, si paraqitet gjendja shëndetësore

TË GJITHA

Aksident në Elbasan, makina përfshihet nga flakët pas përplasjes me furgonin e pasagjerëve

11:43 : 22/06/2026

“O lëpirës, zagar…”/ Gazetari Osman Stafa tregon se si u sulmua nga dy persona në protestë

11:35 : 22/06/2026

7 autogola në fazën e parë të Botërorit, ekspertët: Futbolli modern vendos mbrojtësit në presion si kurrë më parë

11:28 : 22/06/2026

E rëndë në Itali/ Nëna vret vajzën 13-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës

11:18 : 22/06/2026

Vranë me armë zjarri 45-vjeçarin në Shijak, arrest me burg për dy autorët (Emrat)

11:13 : 22/06/2026

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

11:04 : 22/06/2026

Prapaskenat e mbledhjes së PS-së/ Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”

10:49 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetciobetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis