• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Përveç Ballukut, gjermanët kanë dhe dosjen e AKSHI-t”, Këlliçi paralajmëron sërish protesta

20:02 : 14/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaron se opozita nuk do të ndryshojë kursin e saj politik dhe se shumë shpejt do të njoftohet protesta e radhës.

Në një intervistë televizive, Këlliçi tha se opozita mbetet plotësisht pro integrimit europian dhe akuzoi linja lobimi pranë qeverisë Rama se kanë dërguar raporte në Bruksel ku PD paraqitet si forcë kundër Bashkimit Europian.

Deputeti demokrat u ndal edhe te çështjet që sipas tij po shqetësojnë partnerët europianë.

“Përveç dosjes Balluku, gjermanët kanë edhe dosjen e AKSHI-t”, deklaroi ai, duke shtuar se kjo çështje mund të sjellë pasoja të rënda politike për qeverinë.

Lexo edhe:

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Këlliçi paralajmëroi intensifikim të protestave dhe tha se opozita do të vijojë “demaskimin e çdo afere korruptive” në vend.

“Nuk ndryshon fare qëndrimi i opozitës, opozita do vijojë besoj në ditët, besoj nesër apo në ditët në vijim, dy ditët në vijim, njoftohet protesta e radhës. Pa diskutim, aktiviteti denoncues dhe retorika e opozitës do vijojë të jetë ajo që ka qenë: narkoshteti, standardet, drejtësia e kapur, sa e rëndësishme është që ne të kemi institucione të pavarura dhe e gjithë beteja që ne bëjmë me korrupsionin, që është sot gangrena më e madhe në vend. Bazuar dhe vetë në raportin e NUMBEOS që e keni parë sot, ka dalë me statistika që krahasuar me pesë vite më parë, me 2021-shin, çmimet e shportës dhe qiratë janë rritur me të paktën 60% në në Tiranë. 60% është shifër e çmendur kjo. Në pesë vitet e fundit, është më e larta në Europë. Kështu që të gjitha ne këto do vijojmë, aksionin tonë politik do e vijojmë.

Nuk ka njeri në BE që mendon që mund ta vërë në dyshim orientimin tuaj perëndimor. Jo që e kanë vënë në dyshim, por ti i ke institucionet e shtetit tonë, ti i ke zyrtarë të ndryshëm të Bashkimit Europian, dhe këtë po e them, edhe linja të ndryshme lobimi të Edi Ramës, që në zgjedhjet e kaluara, në farsën elektorale të 11 majit të vitit të kaluar, kanë çuar raporte në Komisionin Europian që Partia Demokratike është kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe që madje ne do të financoheshim për shkak se kishte ardhur si strateg i fushatës sonë, strategu i fushatës së Donald Trumpit, Chris LaCivita, ne na ishin premtuar 10.000, 10 miliardë dollarë për të ndaluar rrugëtimin e procesit të integrimit Europian të Shqipërisë si parti politike, nëse vinim në pushtet, dhe ne do të ishim të parët që do të hiqnim dorë nga orientimi, le të themi, i familjes europiane, orientimi drejt anëtarësimit në BE si forcë politike në Ballkan, do ishim të parët, ndër gjashtë vendet e Bashkimit, ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu që ne kemi nisur nga ky moment, pra në maj të vitit të kaluar, ka patur raporte zyrtare të depozituara në Komisionin Europian, të të relatuara në institucionet më të larta të Parlamentit Europian, që Partia Demokratike e Shqipërisë do të kërkojë, nëse fiton zgjedhjet, do të kërkojë të ndalë rrugëtimin europian të Shqipërisë, anëtarësimin në familjen e madhe europiane të Shqipërisë dhe do të shkëputet nga i gjithë rrugëtimi i përbashkët në atë moment me Malin e Zi për të demontuar fillimisht mashtrimet e qeverisë, mashtrimet e Edi Ramës, linjat e tij të lobimit, e tjerë e tjerë, dhe për të arritur për t’i, për t’i faktuar të gjithëve me format nga më të ndryshme, qoftë edhe me rezolutë. Ky kapërcim kam përshtypjen që në, në format edhe zyrtar, edhe formal, besoj që kryhet në tre apo katër javët e fundit edhe kjo me letra. Pra, se çfarë programi ka Partia Demokratike, se kush ka qenë oferta jonë ekonomike, se kush ka qenë oferta jonë për institucionet e drejtësisë, se kush ka qenë oferta jonë për taksat, se kush ka qenë oferta jonë për procesin e integrimit e të gjitha, ne e kemi patur edhe në zgjedhje, edhe në proces elektoral dhe e kemi dhe në retorikën tonë.

Edhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike në datë 30 Maj, në fund të këtij muaji, ku do të finalizohet i gjithë vullneti apo vizioni politik i Partisë Demokratike në katër vitet që vijnë, i gjithë orientimi ynë si forcë dhe e gjithë alternativa jonë, se aty ai është i plotësuar. Këto janë evente madhore, që për një forcë politike siç është PD-ja, përveç se janë publike, evente që shërbejnë për të informuar apo për të komunikuar me qytetarët shqiptarë, këto evente, dhe Kuvendi Kombëtar i PD-së është aktiviteti më i rëndësishëm politik në katër vite i një force sonë politike, shërben për të treguar dhe orientimin dhe linjën tonë ideologjike dhe mbi të gjitha politike në raport edhe me të gjithë partnerët tanë, edhe vendet tona partnere. Pra është një mesazh që i jepet edhe institucioneve të Bashkimit Europian, edhe vendit tonë aleat kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të gjithë partnerëve tanë. Kështu që kjo, edhe kjo në letër, në një farë mënyre, do të zyrtarizohet brenda këtij muaji dhe që të mos ketë asnjë ekuivok, asnjë pikëpyetje, të mos ketë asnjë ambasador që vijon të dalë.

Këta ambasadorët e lanë opozitën tre vjet pa vulë, pa logo. Këta ambasadorët desh vranë opozitën në vend që kishin projekt çuan njërin në opozitën në Shqipëri. Këta ambasadorë dhe kjo qeverisje e dezinjoi Berishën non-grata para pesë vitesh, që tashi të gjithë e pranojnë, o ka qenë gabim. Po këta e bënë. Se nuk është bërë, nuk është bërë vetvetiu kjo. Kështu që për të mos patur më këto qëndrime që dalin dhe thonë që kjo është, opozita nuk duhet të ketë vetëm rolin e saj denoncues por duhet të ketë edhe rolin e saj si alternativë, pa diskutim. Edhe kjo çështje, nëse i duan këto by the book, që të bëjnë checklist të gjitha, i bën PD-ja. I ka të gjitha PD-ja. Pra dhe programin, ka dhe orientimin, ka dhe diskursin, ka dhe denoncimin, i ka të gjitha detyrat e shtëpisë, në një farë mënyre, pra të kryera dhe të bëra edhe para qytetarëve shqiptarë, edhe para institucioneve të Brukselit. E rëndësishme është çfarë do të ndodhë me mazhorancën. Tani, numri i vendeve skeptike është shtuar, janë nëntë, aktualisht që ne flasim. Prihen nga Gjermania, që është edhe lokomotiva kryesore e të gjithë Bashkimit Europian, e vendeve të Bashkimit Europian.

Tani ju e dini fare mirë që përpos dosjes Balluku, gjermanët kanë dhe një dosje tjetër, që nëse i shkohet deri në fund, pa diskutim, në gjykimin tim çon në rrëzimin e qeverisë shqiptare, që është dosja e AKSHI-t. Se aty ka shtetas me nënshtetësi gjermane, biznesmenë që janë marrë peng nga, nga koordinatori i Edi Ramës për krimin e organizuar e tjerë me radhë. Kështu që, thënë këtë, është shumë e rëndësishme që ne të shohim se çfarë do të ndodhë nga java e ardhshme dhe në vijim në raport me vetë qeverinë. Tani unë e di që Edi Rama mundet ta përdorë këtë për propagandë. Mundet ta përdorë edhe për PR, mund ta përdorë edhe për të ulur pak tensionet, edhe për të mashtruar institucionet ndërkombëtare. I gjithë aksioni politik i PD-së, i gjithë aktiviteti politik i PD-së nuk do të ketë as edhe një ndryshim kursi. Do të vijojë denoncimi, do të vijojë beteja, do të vijojë protesta. Pa diskutim, mendoj që do duhet të ketë një intensifikim shumë herë më të fortë të protestës dhe do duhet të vijojë demaskimi i çdo afere korruptive në vend, sepse këto janë arsyet, së bashku me kapjen e gjyqësorit edhe me kthimin e parlamentit në mburojë për Edi Ramën, se mbrojtja e Ballukut është për Edi Ramën. Këto janë arsyet pse ne nuk kalojmë Ibarin, këto janë arsyet pse ne kemi ngelur në klasë, këto janë arsyet pse nuk ecim para. Kështu që të gjitha këto do të varen jo vetëm nga vullneti i qeverisë, por edhe nga opozita.

Opozita këtë punë ka. Kur ka mundësinë, se keni dhe një deklaratë të thënë para një jave, është shumë e rëndësishme, t’ia rikthej në vëmendje. Para një jave keni parë Taulant Ballën që doli në parlament dhe sulmoi PD-në dhe tha që ju keni 23 ligje që janë rekomandime të Bashkimit Europian që s’i miratoni. Ndërkohë ne jemi çuar në seancë dhe i kemi thënë, ne nuk kemi as edhe një informacion për as edhe një nismë ligjore që të ketë qenë rekomandim i BE-së dhe që të ketë hedhur në seancë dhe ne mos ta kemi votuar. Sepse për herë të parë Sonila, me vendim qeverie, VKM-të që flasin për pozicionin negociues të qeverisë shqiptare dhe të Shqipërisë si vend, se qeveria shqiptare nuk përfaqëson vetëm PS-në, por përfaqëson të gjithë qytetarët shqiptarë, pozicioni negociues i Shqipërisë, i Shqipërisë është mbajtur sekret. Me VKM sekrete. Ne nuk dimë, kur nuk dinë deputetët se çfarë përmban, çfarë ka të shkruar në këto vendime, imagjino një qytetar të zakonshëm të Republikës së Shqipërisë. Kur nuk dimë ne se cilat janë rekomandimet, kur përjashtohet opozita nga i gjithë procesi i integrimit. Për herë të parë në këtë legjislaturë u shkri dhe Komisioni i Integrimit, vetëm për t’ia hequr opozitës dhe për t’ia kaluar mazhorancës, kur ne na zihen të gjitha hapësirat, kur ne përjashtohemi nga ky proces, atëherë nuk kemi se si ta faktojmë të gjithë retorikën tonë ose ta faktojmë vullnetin tonë.”– tha Këlliçi.

Etiketa: Belind KëlliçiPDprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

21:35 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

15:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:19 : 03/06/2026
Para

Alarm nga inspektimet: Spitale të amortizuara dhe mbetje nëpër korridore

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom