• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Integrimi në BE/ Mali i Zi, si pasqyra e dështimit të Tiranës

11:50 : 14/05/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ndërsa qeveria shqiptare ka mbetur peng në fazën e ndërmjetme të negociatave në Bruksel duke mos arritur të kalojë të ashtuquajturin IBAR, Mali i Zi po hyn në një fazë krejt tjetër të procesit të integrimit europian.

Këtë të mërkurë, ambasadorët e Bashkimit Europian miratuan krijimin e një grupi pune të posaçëm, i njohur si Ad Hoc Working Party, i përbërë nga përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që do të mblidhet rregullisht për të hartuar detajet ligjore të traktatit të anëtarësimit të Malit të Zi në BE.

Pra, ndërsa në Tiranë vazhdohet ende me zvarritjen e “mbylljes së negociatave”, në Podgoricë ka nisur puna konkrete për dokumentin final të anëtarësimit.

“Kjo shënon një hap domethënës përpara në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe dërgon një sinjal të fortë për të gjithë partnerët e zgjerimit se anëtarësimi në BE mbetet i arritshëm”, deklaroi një zyrtar i presidencës qipriote për POLITICO pas mbledhjes së parë të grupit.

Kontrasti me Shqipërinë është i dukshëm. Mali i Zi ka mbyllur 14 nga 33 kapitujt që duhet të përfundojnë përpara anëtarësimit, ndërsa Shqipëria vazhdon të përplaset me fazën më delikate të procesit, atë të “Themeloreve”, ku Brukselit i duhet të shohë funksionimin real të shtetit ligjor, drejtësisë dhe institucioneve demokratike.

Lexo edhe:

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, kërkoi që Mali i Zi të vazhdojë reformat, duke e mbajtur fokusin te sundimi i ligjit, ndërsa në Shqipëri pikërisht ky standard është kthyer në burimin kryesor të skepticizmit europian. Në momentin kur mazhoranca socialiste bllokoi arrestimin e Belinda Ballukut në parlament, Rama nuk mundi ta përmbajë më përplasjen me ambasadat dhe aty u kuptua qartë se problemi i Shqipërisë nuk ishte ritmi teknik i negociatave apo përkthimi me ChatGPT i ligjeve, por mungesa e besimit te mënyra si funksionon shteti.

Në këtë kuptim, përparimi i Malit të Zi drejt Europës është edhe një pasqyrë e sikletshme për Tiranën. Podgorica u bë vend kandidat në vitin 2010, vetëm katër vite pas ndarjes nga Serbia, dhe hapi negociatat në vitin 2012. Sot, jo vetëm që po diskuton traktatin e anëtarësimit, por e ka kthyer vitin 2028 në një objektiv konkret shtetëror, aq sa kompania kombëtare ajrore mban sloganin “28 në 28”.

Ndërkohë në Shqipëri, viti 2027 u përdor si slogan elektoral për mandatin e katërt të Edi Ramës. Por disa ditë më parë, Rama u detyrua të pranojë publikisht se afati i premtuar mund të mos arrihet dhe se negociatat mund të shtyhen deri në mesin e vitit 2028.

“Sa i përket çështjes së 2027, 2027 është një objektiv i vendosur bashkërisht, por është lënë edhe një hapësirë që, për një arsye ose një tjetër, mund të ketë edhe një zgjatje të mbylljes së negociatave deri nga mesi i vitit 2028″ u shpreh Rama duke u tërhequr kështu nga një objektiv strategjik i qeverisë së tij. Për Shqipërinë, 2028 mbetet një vit që shenjon kështu justifikimet për shtyrjen e premtimeve të pambajtura.

Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi një takim me presidentin malazez Jakov Milatoviç, ndërsa ky i fundit sqaroi se në në qendër të takimit ishin “faktorët kyç mbi të cilët duhet të punojmë si vend në fazën përfundimtare të negociatave me Bashkimin Europian”, duke përmendur stabilitetin rajonal dhe anëtarësimin e besueshëm në NATO.

Një gjuhë krejt tjetër nga ajo që dëgjohet në Tiranë, ku integrimi pritet të vijë si ndonjë dhuratë e zemërgjerësisë së Bashkimit Europian apo si ndonjë imponim i rrethanave gjeopolitike. /Lapsi.al

Etiketa: BEintegrimmali i ziShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

09:57 : 03/06/2026
Para

“Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha”/ Peleshi “përplaset” me Ulsi Manjën

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom