• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për grupin e Visit të Pojës, dërgon për gjykim 24 persona. 12 mln euro pasuri të sekuestruara

16:41 : 12/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin prej 24 personash, pjesë e të cilit ishte edhe Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës.

Mbi 24 personat në fjalë rëndojnë akuzat për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Të pandehurit janë:

Elvis Doçi, Olgert Shqevi dhe Indrit Tafili, të akuzuar për veprat penale: “Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’’, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

Artan Sulejmani, Nexhmedin Danaj, Orges Molla, Sueld Elezi, Genti Nderjaku alias Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Emri Hysenaj, Artur Shkoza, Sokol Isteri alias Tatani, Ervin Zeqiri, Gëzim Thartori, Ledio Bardhi, Juxhin Drazhi, të akuzuar për veprat penale: “Trafikim i narkotikëve”,  kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”.

Erind Lasku, Musa Korça, Alfred Hysa, Ligor Çombashi, Rando Aliu, Altin Pjetri dhe Edmond Çupi, të akuzuar për veprat penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimi

Procedimi penal nr.36/2019 është hetuar në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Bari, Itali. Hetimet e përbashkëta zbuluan veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe italianë me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Grupi kriminal operonte nga territori shqiptar me degëzime në Itali, duke organizuar importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike që vinin nga Amerika e Jugut me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Të ardhurat e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike transportoheshin me shofera të autobusave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo për ta bërë të vështirë gjumimin e tyre si edhe për të shmangur detyrimet ligjore apo shlyerjen e taksave që janë detyrim i deklarimit të burimit të tyre.

Nga aktet e administruara në kuadër të procedimit penal nr.36 të vitit 2019 dhe të dhënat hetimore të tyre, rezulton se te pandehurit kanë komunikuar në platformën SkyECC për një periudhe të shkurtër kohe.

Sasitë e lëndës narkotike të sekuestruar:

-Sekuestrimi i 2 (dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në zonën e Gravinës, Itali, në datën 26.10.2020;

-Sekuestrimi i 23 (njëzetë e tre) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në zonën e Veneto, Itali, në datën 18.2.2021;

-Sekuestrimi i 932 (nëntëqind e tridhjetë e dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në zonën e Reggio Calabria, Itali, në datën 5.11.2021;

-Sekuestrimi i 2 (dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Bari, Itali, në datën 07.09.2020;

-Sekuestrimi i 400 (katërqind) kg lëndë narkotike e llojit hashash, në Bari, Itali;

-Sekuestrimi i 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) kg lëndë narkotike (160 kg e llojit hashash dhe 115 e llojit marijuanë) në Rimini, Itali, në datën 4.12.2020;

-Sekuestrimi i 2 (dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Perugia, Itali, në datën 25.6.2020;

-Sekuestrimi i 5 (pesë) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Perugia, Itali, në datën 24.5.2020;

-Sekuestrimi i 8 (tetë) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Bari, Itali, datë 2-5.08.2020;

-Sekuestrimi i 2020 (dymijë e njëzet) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Rotterdam, Holandë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar mbi 4 milionë euro në cash.

Gjatë hetimeve paraprake u kryen veprime të mëtejshme hetimore me qëllim verifikimin e pasurive në zotërim të personave nën hetim, burimin e ligjshëm të tyre, si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive, që mund të përbëjnë produkte të veprimtarisë kriminale.

Në bazë të akteve të  administruara gjatë hetimit të këtij procedimi penal është regjistruar procedimi pasuror nr. 10/2025 me qëllim verifikimin e pasurive të 52 subjekteve të procedimit penal dhe personave të lidhur me ta, të cilëve më parë u është caktuar masa e sigurimit personal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit Ervin Zeqiri dhe K. J:

Pasuria nr. 29/167, zona kadastrale 8512, volumi 47, faqe 75, truall 282.5 m2 dhe ndërtesë 248 m2 (aktualisht ushtron aktivitet mbi këtë pasuri shoqëria “Marquess”).

Pasuri të regjistruara në emër të Nazmi Shahinit dhe shoqërisë “Majestic Konstruksion sh.p.k.”:

Pasuria nr. 58/383/ND, volum 139, faqe 226, zk 8518, ndërtesë, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N1, volum 139, faqe 227, zk 8518, njësi, 291 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N2, volum 139, faqe 228, zk 8518, njësi, 205 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N3, volum 139, faqe 229, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N4, volum 139, faqe 230, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N5, volum 139, faqe 231, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N6, volum 139, faqe 232, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N7, volum 139, faqe 233, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N8, volum 139, faqe 234, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/ 664 volum 140, faqe 115, zk. 8518 lloji i pasurisë ndërtesë, ndodhur në Plazh/13, Durrës.

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit Elvis Doci dhe H. D (bashkëshortja):

Pasuria nr. 24/179-N1, zona kadastrale 8512, volumi 13, faqe 239, sipërfaqe 197 m2, lloji i pasurisë njësi, e ndodhur në Durrës.

Pasuria nr. 24/179-N6, zona kadastrale 8512, volumi 35, faqe 143, sipërfaqe 135 m2, lloji i pasurisë njësi, e ndodhur në Durrës.

Pasuria nr. 24/179-B3, zona kadastrale 8512, volumi 40, faqe 124, me sipërfaqe 20 m2.

Pasuria nr. 24/634NA/N1, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 1, me sipërfaqe 70 m2.

Pasuria nr. 24/635NA/N1, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 2, me sipërfaqe 34 m2.

Pasuria nr. 24/625ND, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 97, me sipërfaqe 29 m2.

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit B. D dhe D. D:

Pasuria nr. 29/225, zona kadastrale 8512, volumi 55, faqe 70, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/255, zona kadastrale 8512, volumi 62, faqe 212, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/294, zona kadastrale 8512, volumi 71, faqe 82, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/295, zona kadastrale 8512, volumi 71, faqe 167, e ndodhur në Durrës, Currila me siperfaqe 867.13 m2 truall dhe ndertesë 300 m2.

Pasuritë e sekuestruara vlerësohen përafërsisht në 12 milionë euro.

Etiketa: grup kriminal drogesekurestimespakVisi i Pojës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”

21:19 : 02/06/2026
Para

Konjufca takon Sorensenin: Kosova e përkushtuar ta përmbyll dialogun me Serbinë

TË GJITHA

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom