Protestuesit e PD-së kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Brendshme, pasi kanë mbaruar me fjalimet para Kryeministrisë.
Nën thirrjet “Rama ik” protestuesit vijojnë rrugën drejt bulevardit, ndërsa forca të shumta policie kanë bërë kordon duke mos lejuar marshimin.
Po ashtu një autobot me ujë është vendosur në mes të bulevardit, në rast se ndonjë nga protestuesit hedh mjete piroteknike, edhe pse kushtet atmosferike janë të paqëndrueshme.
Mbetet për tu parë se si do të vijojë protesta, duke qënë se asnjë nga përfaqësuesit e PD-së nuk kanë bërë të qartë një skenar. Deri tani duket si një marshim paqësor.














