Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu, ku janë mbledhur mbështetës të opozitës në prag të protestës së thirrur nga PD.
Në ambientet pranë selisë janë parë qytetarë të pajisur me veshje dhe mjete mbrojtëse për shiun, për shkak të motit të keq që ka përfshirë kryeqytetin.
Ndërkohë, rreth 1,500 efektivë policie do të angazhohen në terren për mbarëvajtjen dhe sigurinë e protestës.
Deri në këto momente, forcat e policisë nuk kanë dalë ende në terren për të rrethuar godinat ku pritet të zhvillohet protesta.














