Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në mesditë, ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Eldi Gremi.
Sipas njoftimi zyrtar, policia sqaron se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar 25-vjeçarin Albi Kajolli,
35-vjeçari pas sherrit u plagos me thikë në pjesën e barkut nga 25-vjeçari. Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit.
Sipas burimeve policore, i plagosuri është pronari i një subjekti në zonë.
Ai i ka dhënë me qira një biznes autorit dhe dyshohet që shkak i konfliktit ka qenë pagesa e qiradhënies.














