Policia ka ekstraduar nga Spanja në Shqipëri një 26-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasi Algert Zeneli, banues në Milot, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet dyshohet se gjatë vitit 2023, në fshatin Kir, Njësia Administrative Pult, si dhe në zona pranë fshatit Theth, ky shtetas, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, ka kultivuar rreth 10 900 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.













