Një sherr që ka degraduar në dhunë fizike është regjistruar në qytetin e Vlorës.
Sipas Policisë, shtetasi G. T., 52 vjeç, për arsye ende të paqarta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe ka qëlluar me shuplakë fqinjën e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. T., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka qëlluar me shuplakë fqinjën e tij”, njofton policia.
Ndërkohë, materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.














