Policia e Elbasanit ka arrestuar një 45-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar më herët për veprën penale “vjedhja”.
Sipas policisë, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 18.03.2026, e ka dënuar 45-vjeçarin me 2 vite burgim për veprën penale “vjedhja”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer edhe 1 vit e 4 muaj burgim.














