Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë teksa përplasja është përshkallëzuar me përdorimin e thikave dhe sendeve të forta.
Ndërkohë me anë të një njoftimi ditën e sotme Policia bën me dije se ka proceduar penalisht 9 persona, mes tyre edhe katër të mitur.
Sherri ka nisur për motive të dobëta, por është përshkallëzuar në përplasje fizike të dhunshme.
Të rinjtë kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta, duke shkaktuar lëndime të lehta tek katër prej tyre.
Të plagosurit kanë marrë ndihmën e menjëhershme mjekësore në spitalin e Vlorës.
Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tyre është e stabilizuar.














