• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: S’kam favorizuar biznesmenin që kishte “Plus”! Aksionerët ankoheshin se AKEP po i falimentonte për interes të…

10:45 : 21/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Ilir Meta ka reaguar nga qelia për akuzat se ai, në kohën kur ka qenë kryetar Kuvendi, ka ndërhyrë dhe ka favorizuar një aksioner të kompanisë së telekomunikacionit “Plus”.

Një ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi publikoi disa dokumente, Meta thotë se akuzat nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me këtë çështje, është një manipulim publik dhe se nuk ka pasur asnjë lidhje apo ndërhyrje nga ana e tij në këtë kompani, pasi ajo kishte jo vetëm një aksioner por 161 të tillë, përfshirë edhe nga Kosova.

Sipas Metës, disa prej tyre ka rezultuar se janë ankuar tek deputetë, kryetari i Kuvendit apo Kryeministri se AKEP po i falimentonte në interes të kompanive më të mëdha telefonike.

“Nga bisedat e përzgjedhura nga SPAK të personave të tjerë rezultoi se këta ankoheshin te deputetë, por edhe te Kryetari i Kuvendit  dhe Kryeministri se AKEP po i falimentonte për interes të “Vodafone” dhe “AMC” që kishin monopol tregun.”, shkruan Meta.

Lexo edhe:

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

Berisha flet pas takimit me Metën: Burgosja, farsë e montuar me porosi të Ramës

Duke sjellë në vëmendje periudhën kur ishte Kryeministër në vitin 1999, Meta thekson se ndërmori reforma për liberalizimin e tregut, përfshirë privatizimin e AMC dhe dhënien e licencës së dytë celulare përmes një gare ndërkombëtare.

Ai nënvizon gjithashtu se refuzoi një marrëveshje paraprake me “New World Telecom”, e cila sipas tij do t’i shkaktonte humbje të mëdha shtetit shqiptar.

Reagimi i plotë i Metës:

Siç u njohët dje, lidhur me manipulimin e bërë nga Prokurorët politikë, të gjoja ndërhyrjes time si Kryetar Kuvendi te kryetari i AKEP-it  të asaj kohe, për të favorizuar gjoja një biznesmen që kishte “Plus”-in, veç sqarimit shterues të bërë dje nga Z. Tedi Blushi se kurrë nuk ka ekzistuar një ndërhyrje e tillë nga unë për të favorizuar ndonjë biznesmen apo kompani në fushën e telekomunikacionit, theksoj se kompania “Plus” kishte jo 1 (një), por 161 (njëqind e gjashtëdhjetë e një) aksionerë shqiptarë dhe nga Kosova, përfshirë edhe Post Telekomunikacioni i Kosovës.

Nga bisedat e përzgjedhura nga SPAK të personave të tjerë rezultoi se këta ankoheshin te deputetë, por edhe te Kryetari i Kuvendit  dhe Kryeministri se AKEP po i falimentonte për interes të “Vodafone” dhe “AMC” që kishin monopol tregun.

Është detyrë ligjore e AKEP të mbrojë parimin e mosdiskriminimit në treg, si edhe aplikimin e asimetrisë  sipas Konventave Ndërkombëtare për Telekomunikacionin.

Por prokurorët politikë zbatojnë verbërisht porosi politike nga i vetmi person që bën ligje dhe vendime me porosi për klientët e tij, që SPAK nuk mund t’i hetojë.

, ̧̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈ .

1. Kur Ilir Meta u bë Kryeministër në tetor 1999, Shqipëria kishte vetëm 10 mijë abonentë te “AMC”, që ishte e vetmja kompani publike e krijuar që në vitin 1995 me vendim të Qeverisë Meksi.

Në një kohë rekord ajo u privatizua në mënyrën më transparente me shifrën rekord atëherë, 85.6 milion USD, duke patur parasysh numrin e abonentëve, por edhe kursin e dollarit.

2. Menjëherë, që të mos i lihej pozitë monopol fituesit të “AMC”, u bë gara e hapur ndërkombëtare për dhënien e licensës së dytë.

Kaq transparente bëhej privatizimi atëherë sa çuditërisht dy gjigandët “Turkcell” dhe “Vodafone” dolën në barazim nga 25 milionë USD.

Pavarësisht nga presionet diplomatike dhe politike, që të mos përsëritej gara për të gjithë, por vetëm për “Vodafone” dhe “Turkcell”, Ilir Meta për të shmangur çdo marrëveshje midis dy gjigandëve, vendosi të përsërisë garën për të gjithë.

Kjo solli rezultatin e paimagjinuar atëherë dhe nga FMN, Banka Botërore etj, prej 38 milionë USD, kur kursi i këmbimit ishte 1 USD me 150 ALL.

Pra një copë letër ta shesësh 38 milionë USD para 25 vitesh.

Po të ishte Edi Rama do ja jepte falas “Vodafonit” ose “Turkcellit” për arsye “gjeopolitike” më keq se tuneli i Llogarasë.

Por më e rëndësishmja në këtë fushë dhe me rëndësi historike mbetet fakti se sapo u bë Kryeministër Ilir Meta, shfuqizoi marrëveshjen paraprake (letter of intent) të firmosur në korrik 1999 midis “New World Telekom” dhe Albtelekomit shqiptar,  që parashikonte faljen e këtij aseti të çmuar publik, pa garë dhe asnjë qindarkë, një kompanie amerikane, se gjoja këtë e kërkonte Departamenti i Shtetit (dhe vetë Klintoni!).

Ilir Meta dhe pse i ri në detyrë, i bindur se kjo ishte një marrëveshje klienteliste dhe në dëm të shtetit shqiptar, e kundërshtoi deri në fund, pavarësisht nga presionet e forta diplomatike dhe politike.

Departamenti i Shtetit në atë kohë, i informuar për këtë përplasje parimore midis Kryeministrit shqiptar dhe ambasadës së SHBA në Tiranë, përmes një dokumenti (Non-Paper) u pozicionua në mënyrë të qartë pro qëndrimit të Kryeministrit Meta dhe kundër çdo favorizimi të çdo lloj kompanie amerikane, në çdo fushë, jashtë parimeve të konkurrencës së lirë dhe transparencës.

Ky qëndrim i Kryeministrit Meta veçse i forcoi marrdhëniet shqiptaro-amerikane, të cilat rinisën me vizitat e munguara në Tiranë, në nivelet më të larta (për arsye specifike) siç ishin ato të Nënsekretarit të Shtetit, Z. Thomas Pickering dhe sidomos të Sekretares së Shtetit, Znj. Madeleine Albright në 19 shkurt 2000.

Nuk po e zgjas më tej, se për këto çështje do të njiheni në një kapitull të posaçëm të librit tim të parë, ku nuk do të mungojë as qëndrimi i Departamentit të Drejtësisë në atë kohë për çështjen e “New World Telecom”.

Si mund t’i faleshin 200 milionë USD një kompanie të caktuar që i takonin popullit Shqiptar?

Si do të ndërtoja unë qindra kilometra autostrada dhe rrugë të reja, që në tetor 1999, kur gjeta vetëm 7 km autostradë, fiks nga Tirana te Qafa e Kasharit ose më saktë ku është “Benzi” sot?

Dhe për kuriozitet, shfuqizimi i marrëveshje me “New World Telekom” nuk e mërziti Klintonin fare.

Sa gjëra të turpshme bëhen në emër të amerikanëve, shpesh duke përdorur dhe amerikanë si Charles McGonigal.

May be an image of blueprint, ticket stub and text that says 'REPUBLIKA SHOIPERISE INOVACIONIT BIZNESIT EKSTRAKT HISTORIK REGJISTRIT TREGTAR PER SUBJEKTIT "SHOQERI AKSIONARE" GJENDJA Numri unik (NUIS) Data Regjistrimit identifikimit REGJISTRIMIT subjektit K91811014B Emri Subjektit Forma ligjore PLUS COMMUNICATION Datae themelimit Shoqëri Aksionare Kohëzgjatja 10/06/ qëndrore Nga: 10/06/2009 shogerisẽ nẽ Shqiperi Deri: 10/06/2089 Kapitali Tirane Tirane Rruga Panorama, Pallati Sara-El,Kati perballe ADISA, Tirane Vlera .Ap. kapitalit Numri shlyer: aksioneve: 10.1 Vlera nominale: Kategorite aksioneve 1,180 shoqörise zakonshme 11.1 Numri per secilen kategori perparesi drejte Objekti aktivitetit: vote drejte vote Shoqeria dhènien. çfaredolloj Shoqčria sherbimeve treteve. kufizuar aktivitete konsulence kundrejt individëve, institucioneve shqiptare, poshte. Asistence dhe subjekteve juridike, organizatave huaja nderkombétare'

May be an image of ticket stub, blueprint and text

May be an image of ticket stub and text that says 'LIGJ PER date 18.9.2000 PÉR BLERJEN SHOQERISE ANONIME AMC" Nẽ mbéshtetje tẽ neneve 78. 83 pika Keshillit tẽ Ministrave. AKSIONEVE dhe 121 tẽ Kushtetutes, propozimin KUVENDI IREPUBLIKES SHQIPÊRISE VENDOSI: Ratifikohet -Kontrata blerjen aksioneve tế shoqerisẽ anonime AMC" lidhur ndërmjet Ministrise Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe konsorciumit klasifikuar pari tenderin AMC tuqi Neni ditë pas botimit กล dekretin Rexhep Meidani. Zyrtare. date 22.9.2000. Presidentit Republikes sẽ Shqipërisẽ, KONTRATE PER BLERJE AKSIONESH Korrik 25,2000 kontraté 25 korrik midis Ministrise Ekonomise Publike dhe Privatizimit Republikes Shgipërisẽ, me seli గడి Tirane, Sheshi Skenderbej, nga Shkelgesia Tij, Ministri Mustafa Muçi ጠ poshté referuar "Shitesi"'

May be an image of ticket stub and text that says 'Ne bazé kushteve dhe shese Bleresit dhe Aksioneve, Mbyllja do Kontrate, Daten Mbylljes Shitesi nga Shitesi Aksionet dhe çdo drejtë perket nje vlere barabarte Te shumen percaKnuar parashikuar transaksionit parashikuar zyrat Shitesit ር daten pčr cilën kryhet bien dakord bashku Çmimi Çmimi blerjes dhe metoda 85,600,000 pagesës Aksion ështe .7445 doliarễ amerikane (njëqind η΄έζει Cmimit Blerjes Aksionet éshte milione gjashteqind mije), paguhet sipas kushteve afateve kësaj Kuntrate. Data Ilogarine nga hapur nga New bankare shuma Swift Shqipërise (dyzet Fecerale, Banka Nju bankare llogarine Code njëqintetetëdhjete Dates Mbylljes, milion tetegind Swift USS Basle, 021085732. Daten Shitesi permendur shitjen bankare crshkruar'

May be an image of ticket stub and text

May be an image of text

May be an image of text that says 'REPUBLIC OF ALBANIA TELECOMMUNICATIONS REGULA' TORY ENTITY LICENCE No. 370/06/01, date 09.06.2001 TO PROVIDE PUBLIC MOBILE TELEPHONY SERVICES (GSM) IN THE REPUBLIC OF ALBANIA ISSUED TO VODAFONE- - ALBANIA Tirana'

May be an image of one or more people

May be an image of one or more people and text that says 'a a a a a a alamy a a a alamy alamy a a lamy a a a alamy a a a a'

Etiketa: akepamcIlir MetaPlusVodafone

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026
AKTUALITET

Berisha flet pas takimit me Metën: Burgosja, farsë e montuar me porosi të Ramës

12:12 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ilir Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait! Takohet me Sali Berishën

11:03 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ceremonia mortore e babait të Ilir Metës, Monika Kryemadhi merr pjesë në varrim

12:42 : 02/06/2026
AKTUALITET

Ilir Meta del nga qelia, mbërrin në ceremoninë mortore të babait /VIDEO

11:35 : 02/06/2026
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e babait të tij, Ilir Meta reagon nga qelia

13:28 : 01/06/2026
Para

Donald Trump vlerëson Vjosa Osmanin! Zbardhet letra drejtuar ish-presidentes së Kosovës

TË GJITHA

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom