• Kontakt
Thursday, June 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzon akuzën e ‘grupit kriminal’ për Aurel Zarkën

17:57 : 20/04/2026
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, me arsyetimin se procedura e gjykimit të shkurtuar nuk lejonte shtimin e një akuze të re siç është ajo e kryerjes së veprës penale në kuadër të grupit kriminal.

Vendimi u mor më 15 janar nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Ilir Panda dhe me gjyqtarë Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, por u publikua i arsyetuar të hënën.

Ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg për korrupsion dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në shkallë të parë, por Gjykata e Apelit të Posaçëm e konsideroi vendimin si absolutisht të pavlefshëm dhe e riktheu atë për gjykim në shkallë të parë.

Sipas Apelit, prokurorët e çështjes dhe gjyqtarët e seancës paraprake kishin gabuar kur e kishin përcaktuar bashkëpunimin e Zarkës me të pandehurit e tjerë si rrethanë rënduese dhe jo si bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndaj vendimit të Apelit të Posaçëm ushtruan rekurs Zarka dhe SPAK, të cilët ngritën pretendime të ngjashme bazuar në Kodin e Procedurës Penale dhe në praktikën e Gjykatës së Lartë, duke argumentuar se nuk mund të rëndohej pozita e të pandehurit kur ishte ai ankuesi i vetëm.

Lexo edhe:

Nga ‘Mali i Tiranës’ te kullat e tjera luksoze, cili do jetë fati i projekteve të Ilir Shtufit

Goditja e grupeve kriminale/ Këlliçi: SPAK të shkojë te ‘kumbari’!

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i cilëson konkluzionet e Apelit të Posaçëm të nxjerra në interpretim të gabuar të ligjit, duke sjellë si pasojë prishjen e vendimarrjes dhe kthimin e çështjes për rigjykim po në Apel, me një tjetër trup gjykues.

Gjykata e Lartë arsyeton se, vlerësimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, për t’i komunikuar Zarkës akuzë të re, në këtë rast më të rëndë, është e pamundur për t’u realizuar si pasojë e zhvillimit të gjykimit të shkurtuar, ku janë pranuar aktet e hetimeve paraprake në gjendjen e tyre. Sipas Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, kjo rrethanë përjashton mundësinë e prokurorit për të komunikuar akuza të reja.

“…Në këtë kontekst të zhvillimit të gjykimit me ritin procedural të gjykimit të shkurtuar – aktivimi i prokurorit/i stimuluar prej gjykatës së apelit/ në funksion të operimit për komunikimin e akuzave të reja për një vepër tjetër penale apo për një fakt të ri penal/të papërmendura në kërkesën për gjykim – sipas përcaktimit të neneve 373 dhe 374 të KPrPenale – sikurse në kontekstin/‘terrenin’/hapësirën e ‘shqyrtimit gjyqësor’ të çështjes në kushtet e gjykimit të zakonshëm – është i pamundur”, arsyetohet në vendim dhe çmohet se prokurori mund të paraqesë akuza të reja vetëm në rastin e gjykimit me procedurë të zakonshme.

Megjithatë, Gjykata e Lartë vlerëson, se në kushtet që është proceduar me gjykim të shkurtuar, kur prokurori konstaton se ka një tjetër vepër penale që i atribuohet të pandehurit, mund të regjistrohet një procedim penal i ri.

Ish-prokurori Zarka, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, Avokati Radovan Çela dhe biznesmeni Astrit Vladi, vëllai i një prej të pandehurve në çështjen “Toyota Auris”, akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – dosje që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

Interesi kryesor i të pandehurve duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Auris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika. /BIRN

Etiketa: Aurel ZarkaGjykata e lartegrup kriminal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga ‘Mali i Tiranës’ te kullat e tjera luksoze, cili do jetë fati i projekteve të Ilir Shtufit

22:18 : 17/06/2026
AKTUALITET

Goditja e grupeve kriminale/ Këlliçi: SPAK të shkojë te ‘kumbari’!

17:29 : 16/06/2026
AKTUALITET

Pjesë e grupit të Dizdarit dhe Gjikës/ Kush është pronari i diskos ‘Road Hause’ në kërkim nga SPAK

15:46 : 16/06/2026
AKTUALITET

Goditja e ‘perandorisë’ së Eldi Dizdarit/ Zbulohet pasuria marramendëse e gruas së tij në Dubai

15:39 : 16/06/2026
AKTUALITET

Goditet grupi i Dritan Gjikës dhe Eldi Dizdarit, trafikuan 50 tonë kokainë! 10 masa sigurie, sekuestrohen pasuri me vlerë 150 mln €

14:06 : 16/06/2026
AKTUALITET

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

11:59 : 14/06/2026
Para

Rama shtyn projektin 1.4 mld € në Sazan, faturën e pastrimit e paguan shteti

TË GJITHA

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

21:49 : 18/06/2026

Përfundojnë fjalimet para kryeministrisë, qytetarët nisin marshim në rrugët e Tiranës

21:38 : 18/06/2026

“Do të mbysim Europën me drogë!”/ Lala shpjegon goditjen e SPAK ndaj kartelit të kokainës

21:23 : 18/06/2026

Mjekja nga protesta: Kam ëndërr ta ndërtojmë vetë Shqipërinë

21:16 : 18/06/2026

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Francë, arrestohen 7 shqiptarë

21:01 : 18/06/2026

Ish-Uzina e Superfosfatit në Laç, bombë mjedisore me 300 mijë ton mbetje të rrezikshme

21:00 : 18/06/2026

Çfarë tha Trump para se të nënshkruante marrëveshjen me Iranin?

20:54 : 18/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetjojobetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabet