Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos është shprehur kundër iniciativës së përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç për anëtarësim në BE pa të drejtë vetoje.
Në një intervistë për Atlantic Council, ajo theksoi se nuk e mbështet këtë nismë, duke shtuar se vendet duhet të jenë anëtare të plota të BE-së. Sipas saj, ose je anëtar i Unionit me të drejta të plota, ose nuk je.
“Nuk ka anëtarësim “light”. Ose je anëtar dhe atëherë i merr të gjitha të drejtat. Ose nuk je anëtar dhe nuk i merr të drejtat. Por sigurisht, e kuptoj këtë letër nga zoti Vuçiç dhe Rama, në kuptimin që nëse BE-ja do të ketë probleme, e dini, për të vazhduar me procesin e zgjerimit, ata do të ishin të kënaqur me diçka më pak.
Kjo është zgjedhja e tyre. Unë nuk e mbështes këtë, sepse roli im është t’i ndihmoj ato vende të bëhen anëtare të plota të BE-së. Rregulli i thjeshtë është ky: nëse një vend përmbush të gjitha reformat dhe kriteret, duhet të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian. Kështu është ndërtuar edhe Traktati ynë Evropian.”, tha ajo.














