Nga Titi Seranaj
Çeshtja është tërësisht politike, jo teknike.
Katastrofa nuk ndodhi për arsye të sistemit të aplikuar në ndërtimt e pallatit, por ndërtimit të sistemit politikë, modelit të qeverisjes, nga sipër deri tek hallka më e fundit,i ngritur në mënyrë të tillë për ta fshehur fajin dhe marr në mbrojtje fajtorin.
..”ajo që ka ndodhur nuk ka asnjë lidhje fare me ndërtimin”,-nxitoi të thoshte kryeministri,duke thënë kështu një të vërtetë të madhe pavarsisht një tjetër qëllimi.
Synimi i tij i vetëm është të largojë vëmendjen dhe përgjegjësitë nga sistemi që ka ngritur,për të fshehur bashkëpuntorët dhe bashkëfajtorët e tij,një sistem që në bazë ka vetëm përfitimin,në para dhe vota.
Vota është malli më i shtrenjtë sot në treg,që i fshihet,vidhet dhe mohohet masës së paditur e cila i nënshtrohet vullnetit të saj të vjedhur.
Gjithçka që ndodh sot në Tiranë është pasoja e një kronike të paralajmëruar nga ne,që me miratimin e planit të përgjithshëm vendor në 2017-ën,pa asnjë parametër për tu quajtur plan urbanistik..
Vendimarrjen e mori politika pa pyetur profesionistët.,Arkitektët e oborrit iu vetëofruan nënshtrimit të të gjithpushtetshmit,i cili pak nga pak u kthye në autoritetin e vetëm në fushën e arkitekturës e ndërtimit.
Vetë vulos e vetë firmos,siç thot populli.
“Arkitektët ia dorëzuan profesionin politikanëve”- kjo ishte shprehja lapidar e Arkitektit Maks Velo në atë kohë,kur vuri re se kolegët e tij servil, u vetofruan ti shërbenin politikanëve duke hequr dorë nga të drejtat e tyre profesionale. Kur u pyet për krisjet e mardhënieve të miqësisë së tij me Ramën,u përgjigj:”Ai të përdor”.
Sot teknikisht duhet të flisnin arkitektët, jo inxhinierët për atë çka ndodhur,është arkitekti lideri i grupit është vepra e tij që u shkrumbua si kuti kartoni,është ai përgjegjës direkt i ideimit dhe projektimit të rifiniturës së fasadës, për përzgjedhjen dhe miratimin gjithashtu të materialeve të zbatimit.e që me ligj duhet të miratonte ai në fund kolaudimin ose jo të objektit të tij, mirëpo me apo pa dashje arkitektët ia dorëzuan politikës profesionin e tyre,e sot ka vetëm një kryearkitekt që është kryeministri i vendit,prandaj “…ajo që ndodhi nuk ka asnjë lidhje me ndërtimin”.
I vetmi kryeministër që firmos leje ndërtimi,që vendos se deri ç’ngjur do të jet fasda e objektit..I vetmi Kryeministër që shemb si të paligjshëm dhe objektet e ndërtuara me leje ndërtimi të firmosura nga vetë ai.I vetmi kryeministër që shpërndan certifikata pronësie edhe kur duhen dhënë online.I vetmi kryeministër në botë që shpërndan certifikata legalizimi falas.
Gjithçka që ndodh në qytetin tonë është vepër e tij, ne të tjerët jemi të gjithë konsumator.














