Administrator i Converse Management Consulting (CMC), Reni Ashiku, është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte, në Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Ashiku, pritet të merret në pyetje në lidhje me hetimet për dyshime abuzimi me fondet IPARD.
Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.
Në këtë çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.
Nuk dihen ende detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë.














