• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

08:57 : 08/04/2026
në AKTUALITET, EKONOMI

Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar me rreth 30% në mars, duke u tregtuar me 224 lekë për litër, nga 170-175 lekë për litër në fund të shkurtit.

Rritja erdhi pas fillimit të krizës në Lindjen e Mesme, që e çoi treguesin referencë Brent nga 65-70 dollarë për fuçi, në mbi 100 dollarë për fuçi. E ardhmja mbetet tërësisht e pasigurt, me autoritetet e Bashkimit Europian, që kanë paralajmëruar se Europa duhet të përgatitet për një goditje energjetike afatgjatë.

Shqipëria pritet që të goditet më shumë se gjithë Europa për dy arsye kryesore:

Arsyeja e parë, çmimet e larta në vlerë dhe shumë të shtrenjta në raport me fuqinë blerëse

Lexo edhe:

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

Rritet sërish çmimi i naftës

Së pari, çmimet e naftës në vlerë absolute janë ndër më të shtrenjta në botë. Sipas përditësimit të Global Petrol Price të datës 30 mars, nafta në Shqipëria është e 11-a më e shtrenjta në botë gati e njëjtë me vende si Zvicra, Danimarka, Holanda. Në raport me fuqinë blerëse, nafta është dyfish më e shtrenjtë se rajoni dhe 7 herë më e shtrenjtë se Holanda, që në vlerë e ka naftën gati njësoj sa ne.

Arsyeja kryesore e diferencës me rajonin është ngarkesa në taksa, që tek ne është dy herë më e lartë. Mesatarisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final); një shtetas i Kosovës 0.67 euro, ose 38.5% të çmimit final.

Arsyeja e dytë: 70% e makinave që qarkullojnë në vend janë me naftë, ndër më të lartat në Europë

Arsyeja e dytë dhe po njëlloj, në mos më e rëndësishme, është numri i lartë i mjeteve në vend që furnizohen me naftë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) deri në fund të shkurtit, në vend kishte aktive 1.06 milionë mjete. Nga këto, rreth 732 mijë, ose gati 70% e totalit përdorin naftën si lëndë djegëse.

Rreth 210 mijë automjete, ose gati 20% përdorin vetëm benzinën, e cila ka pësuar një shtrenjtim minimal në raport me naftën, duke u tregtuar me 181 lekë për litër, nga 173-175 që ishte përpara krizës, me një rritje prej 3-5%.

Rreth 84 mijë përdorues i kanë automjetet me gaz, apo 8% e totalit. Edhe gazi i automjeteve është shtrenjtuar dy here në mars, gjithsej me 20 lekë për litër, duke arritur nga 55-60 lekë para krizës në 75 lekë aktualisht (me rritje mbi 30%).

Ndonëse regjistrimi i makinave elektrike po vjen në rritje, sidomos në mars, pas shtrenjtimit të naftës, pesha e tyre ndaj totalit mbetet minimale, në vetëm 1.3%, me rreth 15 mijë mjete elektrike që qarkullojë në vend, nga mbi 1 milionë në total dhe 8 mijë të tjera që janë hibride (karburant +elektrike).

Pesha e autoveturave në qarkullim me naftë në Shqipëri është ndër më të lartat në Europë, me këtë të fundit që prej vitesh është orientuar drejt benzinës dhe mjeteve elektrike.

Sipas të dhënave të Eurostat, që janë të disponueshme për vitin 2024, rreth 40% e flotës së automjeteve që qarkullojnë në BE dhe vendet e tjera të zhvilluara jashtë BE ishin ende me naftë, teksa pesha e tyre po ulet me shpejtësi. Në Europë, rreth 54% e makinave që janë aktive përdorin benzinën si lëndë djegëse dhe rreth 6% janë elektrike, ose hibride.

Shqipëria renditet e treta në Europë, pas Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës për peshën e lartë të mjeteve që përdorin naftë. (shiko grafikun në fund).

Ndryshe nga shtetet e tjera që po e ulin peshën e mjeteve me naftë, në Shqipëri ajo vijon të jetë e lartë. Në 2024-n, në vend, 66% e regjistrimeve të reja ishin me naftë, më e larta në Europë. Po atë vit, në Bashkimin Europian mesatarisht rreth 15% e regjistrimeve të reja ishin makina me naftë. Vendet në renditje pas Shqipërisë, Moldavia dhe Bosnjë Hercegovina e kishin këtë peshë përkatësisht 47% dhe 44%. Mali i Zi uli regjistrimet e reja të makinave me naftë në 27%.

Tendenca ka vijuar dhe në tremujorin e parë 2026, ku 60% e regjistrimeve të reja në vend ishin me naftë, sipas DPSHTRR.

Pasojat dhe mos reagimi

Karburanti është një nga komponentët kryesorë të kostove të transportit dhe logjistikës në ekonomi. Në vende ku pesha e tij mbi të ardhurat  dhe përdorimin është e lartë, ndikimi përhapet më tej në çmimet e mallrave, në koston e transportit të mallrave dhe në shpenzimet e përditshme të familjeve.

E vetmja masë që qeveria shqiptare ka marrë për momentin ishte ulja e akcizës prej 20% në momentin që nafta kaloi 220 lekë/litër, por kjo vetëm sa amortizoi me 9.4 lekë çmimin, që gjithsesi u rrit në 224 lekë. Qeveria riaktivizoi dhe Bordin e Transparencës, por ai po “lufton” me importuesit vetëm për 5-6 lekë për litër, ndërkohë që pritet të rishikojë metodologjinë, por më rritje! Nga ana e saj, qeveria pritet ti gëzohet të ardhurave më të larta në mars, si rrjedhojë e efektit të shtrenjtimit të çmimeve në Tatimin mbi vlerën e shtuar, që paguhet nga konsumatorët në çmimin final./ Monitor

Etiketa: ekonomimakinanafterritja e cmimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rritet sërish çmimi i naftës

13:15 : 02/06/2026
AKTUALITET

Deri në 35 ditë për kompensimin e naftës, operatorët përballen me procedura të gjata verifikimi

10:15 : 02/06/2026
AKTUALITET

Të ardhurat buxhetore në Ballkan, Bosnja dhe Serbia të parat, dy shtetet shqiptare në fund

11:28 : 01/06/2026
AKTUALITET

Bordi i Transparencës ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

11:37 : 30/05/2026
AKTUALITET

Sezoni i pushimeve ‘në kërcënim’, kriza e naftës po godet rëndë aviacionin

08:34 : 30/05/2026
Para

BE ringre çështjen e harruar të detyrimit për ndihmë

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom