• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama: Pasuria po përqendrohet në gjithnjë e më pak njerëz, por bota s’ka qenë kurrë më e mirë se sot

21:20 : 05/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Edi Rama thotë se nuk është njeri që frekuenton tempujt, megjithëse pyetjes “a besoni”, i përgjigjet “Unë asnjëherë nuk e kam ndierë veten rehat për të folur për diçka kaq personale sa ç’është besimi në këtë aspekt”.

Gjatë intervistës me Monika Stafën në “Exclusive”, ai beson se rritja e fuqisë së internetit nuk e ka ulur besimin e njerëzve në Zot.

I pyetur për thellimin e pabarazisë mes të pasurve dhe të varfërve, Rama shprehet “Patjetër që polarizimi është një problem gjithnjë e më i mprehtë i shoqërive kapitaliste, i demokracive, i vendeve ku liria e konkurrencës dhe tregu i lirë, përfshirë këtu dhe globalizmin me efektet e veta, ka sjellë që pasuria të përqendrohet në gjithnjë e më pak njerëz, ndërkohë që distanca thellohet. Por nga ana tjetër, ka shumë të dhëna që tregojnë në shumë drejtime se bota nuk ka qenë kurrë më mirë se sot”.

Pjesë nga intervista:

Monika Stafa: Në një nga fjalimet tuaja tek libri lexova që në këtë hapësirë fetare ka vend dhe ai që nuk beson. Ju a besoni Z. Kryeministër?

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Edi Rama: Unë asnjëherë nuk e kam ndierë veten rehat për të folur për diçka kaq personale sa ç’është besimi në këtë aspekt. Nuk jam me siguri një njeri që frekuentoj tempuj, natyrisht i shoh me shumë respekt, me shumë kuriozitet, por nuk është se i frekuentoj. Por kur vjen puna tek vetë besimi, nuk ndihem rehat të flas sepse është diçka e vështirë për t’u treguar sepse është shumë personale. Njerëzit e shohin dhe e kuptojnë ekzistencën e diçkaje që thuhet në emra të ndryshëm, por në të gjitha rastet ka një emërues të përbashkët besimin tek një fuqi, tek një energji, tek një hapësirë jashtë vetes. Kështu që e kam të vështirë shumë të flas për të.

Stafa: Ne sot jetojmë në një kohë tjetër para pandemisë, jemi plot dhe ankth dhe të pasigurt për shkak të zhvillimit teknologjik që na ka bërë mirë por ka dhe anën e keqe që ka shumë lajme të papërshtatshme, lajme të rreme duke sjellë një krizë të shtuar tek botëkuptimi. ..a kam të drejtë në këtë konstatim? Si është sot raporti i besimit të njeriut me ku duhet të besojë? Ky njeriu i ri teknologjik?

Edi Rama: Unë nuk besoj që njerëzit sot besojnë më pak se sa përpara daljes së internetit, madje madje ka studime që thonë se rritja e fuqive të shkencës për të shpjeguar fenomene, nuk e ka ulur besimin e njerëzve në Zot. Përkundrazi, ka sot më shumë njerëz që besojnë në Zot se sa kishte përpara se sa të ndodhte ky shpërthim. Por nuk besojnë më ndoshta një pjesë tek rruga e Kishës, e Xhamisë, e Sinagogës, pra tek tempujt, tek institucionet. Gjë që lidhet edhe me një krizë të përgjithshme të intitucioneve në përgjithësi, të shtetit në përgjithësi, sidomos në vendet ku ka liri, ka demokraci. Ndërkohë që ka shumë njerëz që besojnë tek besimi në kuptimin që besojnë se të besosh nuk është diçka e gabuar.

Stafa: Pse njeriu e ka të nevojshme këtë?

Edi Rama: Njeriu shpeshherë nuk arrin dot t’i shpjegojë gjërat që do. Madje edhe shkenca vetë nuk arrin dot t’i shpjegjë deri në fund disa gjëra. Dhe unë nuk shoh asgjë të keqe që njerëzit të besojnë e njeriu të besojë. Përkundrazi. Madje madje në një farë kuptimi edhe ekzistenca e komuniteteve të mbledhura rreth një besimi përtej faktit nëse në atë komunitet ti arrin ta prekësh apo mbetesh në kërkimin e paverifikuar të Zotit, është një mundësi për të ndarë mes një grupi shoqëror, një komuniteti shoqëror, vlera të cilat e ndihmojnë njeriun në jetën e përditshme, pavarësisht se sa ai e prek apo nuk e sheh Zotin.

Stafa: Ne jemi mësuar me konfliktet fetare prej vitesh, me ndasi fetare. Por tani duket sikur po ndihet një ndasi tjetër në botë, ajo mes të pasurve dhe të varfërve. Dhe midis tyre po shfaqet një mur i lartë, fort i lartë…

Edi Rama: Patjetër që polarizimi është një problem gjithnjë e më i mprehtë i shoqërive kapitaliste, i demokracive, i vendeve ku liria e konkurrencës dhe tregu i lirë, përfshirë këtu dhe globalizmin me efektet e veta, ka sjellë që pasuria të përqëndrohet në gjithnjë e më pak njerëz, ndërkohë që distanca thellohet. Por nga ana tjetër, ka shumë të dhëna që tregojnë në shumë drejtime se bota nuk ka qenë kurrë më mirë se sot, nga pikëpamja faktuale, pra nga pikëpamja e urisë, nga pikëpamja e aksesit në ujë, nga pikëpamja e aksesit në shërbime, nga pikëpamja e aksesit në arsim, shëndetësi e kështu me radhë. Mirëpo ajo që e bën polarizimin sot shumë më të egër, është dhe afërsia shumë më e madhe që ka krijuar bota e informacionit, që ka krijuar platformat sociale, ku kamja dhe konsumizmi kanë marrë një pozicion thuajse monopol në gjithë këtë çfarë shihet dhe konsumohet në kuptimin e njerëzve të pasur, njerëzve të kamur, njerëzve të veshur, njerëzve të pajisur me shtëpia, me makina, me avionë. Ndërkohë që pjesa tjetër e shikon shumë qartë hendekun e madh që e ndan me këtë elitë, dhe kjo e rrit shumë ndjesinë e konfliktit.

Stafa: Në këtë libër, sa thirrje për dashurinë njerëzore ka në këto fjalime, sa peshë kanë brenda të vërtetat që thuhen aty?

Edi Rama: Kur unë vendosa që të bëj ftesën e parë për një iftar këtu në Kryeministri, me thënë të drejtën, e bëra si një hap drejt një komuniteti që për arsye të ndryshme është ndjerë jo rrallë i paragjykuar si pasojë e paragjykimeve ndaj islamit. Mos të harrojmë në Europë dhe në perëndim janë thelluar shumë sidomos pas atentantit ndaj Kullave Binjake dhe gjithë stereotipeve që e lidhën islamin me terrorin dhe islamizmin dhe fenë myslimane, myslimanët, me inkopaktibilitet organik me perëndimin. Dhe përtej kësaj, nuk është se kisha ndonjë reflektim të thellë që më erdhi hap pas hapi dhe më erdhi vit pas viti duke arritur në pikën që të kem jo padurim, por që ta pres me shumë kënaqësi atë darkën e iftarit.  Dhe ka diçka shumë të bukur ai ritual dhe unë e kuptoj shumë mirë tani atë pjesën strikt, edukative që ka Ramazani për ata që e ndjekin dhe pjesën thellësisht të shëndetshme që ka praktika e Ramazanit, që është vërtetë shumë impresionuese për efektet që ka në aspektin fizik tek njeriu, në aspektin shëndetësor te njeriut dhe në aspektin mendor te njeriu. Dhe sigurisht në këtë kontekst, pastaj edhe kapaciteti i njeriut për të prodhuar energji pozitive ndaj tjetrit, është shumë më i madh se në ditë të zakonshme, ashtu sikundër energjitë negative vetvetiu bien në raport me ditët e zakonshme.

Etiketa: besimiEdi Ramapasuri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Çela: Vullneti i mazhorancës, të caktojë kukullën e radhës në krye të Bashkisë Tiranë

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom