Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 02:32, në një lokal në rrugën “Ferid Curri” ka shpërthyer një përleshje mes disa personave, ku janë përdorur edhe armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /ARMËBAJTJE PA LEJE /Rr. Ferid Curri, Prishtinë / 04.04.2026 – 02:32. Raportohet në një lokal janë përleshur mes veti disa persona ku janë përdorë edhe armë zjarrit, si pasojë e të shtënave dy meshkuj kosovarë janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK.
Në vend ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.














