Edi Rama ka shpërthyer në kritika këtë të shtunë mbi mediat e komanduara nga vetë ai, se përse këto të fundit raportuan përplasjen që pati me Spiropalin gjatë mbledhjes me grupin socialist, pak ditë më parë.
Nga mbledhja e Asamblesë socialiste në Baldushk ditën e sotme, Rama u duk i acaruar se përse në 7 orë mbledhje ku, sipas tij, u diskutua, për punët dhe shqetësimet e qytetarëve, mediat pasqyruan vetëm debatin e tij me deputetët. Dhe këtu nuk e kam fjalën për portalet, thotë Rama, por mediat kombëtare, të cilat koordinohen nga vetë ai.
“Qëndruam në atë mbledhje nga ora 11 deri në 6 pasdite, faktikisht kemi qenë 7 orë mbledhje. Në ato 7 orë mbledhje dhe nga të gjitha ato diskutime bëmë, mediat, s’po flas këtu për portalet, pasqyrat dhe tenxherat e vogla, por po flas për mediat kombëtare, lajm kryesor bënë ça i thashë unë njërit, ça i thash tjetrës…ku populli e njerëzit e ku mediat dhe lajmi. Mirëpo, ky shembull që solla nuk ka ndonjë problem, por problemi është kur përhapen gjithëfarëlloj gjysmë të vërtetash që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha”,- u shpreh Rama ndër të tjera.
Dukshëm ky është një tjetër mesazh i Ramës drejtuar mediave, që në mbledhjen e radhës të kenë parasysh të raportojnë vetëm propagandën dhe fasadën, jo përplasjet dhe përçarjet që tregojnë situatën e vërtetë brenda PS-së.














