Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimit të karburantit, duke e cilësuar situatën si të papërballueshme për qytetarët dhe duke kërkuar përgjysmimin e taksave.
Ai akuzoi qeverinë dhe Edi Ramën për përfshirje në kontrabandë të naftës, duke pretenduar se rreth 350 mijë tonë karburant hyjnë në vend të padoganuara përmes anijeve.
Në vijim, Berisha kritikoi idenë e krijimit të një ndërmarrjeje shtetërore për menaxhimin e tregut të karburanteve, duke e cilësuar atë si një zgjidhje mashtrim. Sipas tij, një strukturë e tillë nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të mbajë të larta çmimet dhe në fund do të falimentojë, duke rënduar më tej qytetarët me kosto shtesë.
“Duhet të luftohet me cdo kusht kontrabanda qeveritare sepse janë 350 mijë tonë naftë më së paku që vijnë me anijet të padoganuara që mund të kalojë vetëm kontrabanda e ministrave dhe Edi Ramës. Zgjidhja që kërkon të japë është një zgjidhje mashtrim, që ai do të shtrijë duart e tij të zeza të krijojë një ndërmarrje të re të tij, sic krijoi AKSH-in, AIR ALBANIA që vetë të jetë përfituesi kryesore.
Është emergjente përgjysmimi i taksave, me specialistët më të mirë të fushës jemi marrë gjatë këtyre të 3 javëve për të sjellë propozimet tona në favor të qytetarëve. Nuk ka asnjë mundësi tjetër për të ndihmuar qytetarët përves përgjysmimit të nivelit absurd të taksës 1,1 euro.
Duhet të luftohet me cdo kusht kontrabanda qeveritare sepse janë 350 mijë tonë naftë më së paku që vijnë me anijet të padoganuara që mund të kalojë vetëm kontrabanda e ministrave dhe Edi Ramës. Zgjidhja që kërkon të japë është një zgjidhje mashtrim, që ai do të shtrijë duart e tij të zeza të krijojë një ndërmarrje të re të tij, sic krijoi AKSH-in, AIR ALBANIA që vetë të jetë përfituesi kryesore.
Ndërmarrja shtetërore nuk bën asgjë tjetër vec se saldon këto nivele cmimesh dhe një ditë të bukur falimenton dhe gjobit qytetarët pas vjedhjes së qindra milionëve, dhe me qindra mln të tjerë pagesa për falimentimin e saj. Ftoj qytetarët të bashkohen në revoltën e 17 prillit kundër këtij regjimi”, – u shpreh Berisha ndër të tjera.














