• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtoresha e Tatimeve Erilinda Lala tjetërsoi pronën e Diana Bilalit në Borsh, Gjykata e Lartë kthen çështjen për rigjykim

20:21 : 01/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE

Emisioni “Tak Fak” ka rikthyer këtë të mërkurë në vëmendje çështjen e tjetërsimit të një prone në Borsh në pronësi të Diana Bilalit, nga familja e drejtoreshës së Tatimeve të Tiranës, Erilinda Lala, trajtuar më parë nga Vetting, emision investigativ në News24 që transmetohet çdo të enjte.

Sipas Diana Bilalit, Tajar Lala, babai i drejtoreshës së Tatimeve Tiranë, Erilinda Lala, do të merrte nëpërmjet privatizimit tokën ku ka qenë ish-kampi i pushimit i Shtëpisë së Fëmijëve Jetimë të Sarandës.

Në fakt, problemi lidhet me regjimin juridik të tokës, pasi sipas ish-gazetares, aty kemi të bëjmë me tokë truall.

“Kur unë kërkova regjimin e tokës, Tajar Lala ka marrë 350 metra katrorë. Në kuadrat ishte një objekt, se atje për 100 metra të heqin kokën. Si e kishte marrë Tajar Lala këtë 350 metra katrorë tokë pa ia dhënë KNT-ja? Kush ia dha?

Lexo edhe:

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Unë, kur kam parë hartën e Borshit, kam parë që është rreth viteve 1950–1989. Nuk është zhvilluar sipas parametrave të parashikuar nga ligji”, shprehet Bilali.

Diana Bilali tregon se asokohe i është drejtuar zv.ministrit të Ndërtimit, Albert Caçi, dhe Policisë Ndërtimore në Borsh për të ndaluar një ndërtim të paligjshëm, por pavarësisht vendimit për prishje, Tajar Lala ndërtoi një hotel, të cilin e regjistroi në Zyrën e Regjistrimit Sarandë.

“E merr Prefektura Vlorë këtë çështje, e cila ishte përgatitur. Tokën e merr Tajari pa AMTP. Ndërkohë që Policia Ndërtimore më kërkonte 3 milionë lekë pagesë për të prishur hotelin, por unë nuk kisha mundësi asokohe. Atëherë unë iu drejtova INUK-ut”, tregon Bilali për “Vetting”.

Në vendimin e Prokurorisë të vitit 2015 për pushim çështjeje del se ku kanë ndodhur shkeljet në mënyrën si është ndarë dhe regjistruar toka në zonën e “Shtëpisë së Pushimit të Fëmijëve”.

Këto shkelje nuk janë ndjekur, sepse kanë kaluar shumë vite dhe ndjekja penale është parashkruar. Kjo nuk do të thotë që shkeljet nuk kanë ndodhur; përkundrazi, në dokument përmenden qartë veprime në kundërshtim me ligjin.

Nga hetimet del se, zona ku ndodhej Shtëpia e Pushimit të Fëmijëve ishte në fakt truall dhe zonë ndërtimi, sepse që në vitin 1989 kishte një vendim të Komitetit Ekzekutiv të Sarandës që e përfshinte këtë zonë brenda vijës së ndërtimit të lagjes “Shkallë”. Kjo do të thotë se kjo tokë nuk duhej të trajtohej si tokë bujqësore.

Gjatë ndarjes së tokës pas vitit 1991, Komisioni i Ndarjes së Tokës në Borsh e trajtoi këtë sipërfaqe si tokë bujqësore dhe e ndau për banorët e fshatit.

“Mua ma ndanë tokën kur do të dilte në privatizim. Duke e njohur tokë bujqësore, mua më dhanë aq e kaq. Në dokumentet e ZVRPP Sarandë dilte truall, sepse kishte 9 objekte.

Është e turpshme se si zyra për mua e quajti tokë bujqësore, ndërsa për fshatarët e Borshit e quajti truall, në një kohë që fshatarëve nuk u njihej e drejta e parablerjes”, tregon Diana.

Në maj 2023, Gjykata e Lartë doli me një vendim për çështjen e Bilalit, duke i hapur mundësinë asaj që të ketë një proces gjyqësor të drejtë. Në thelb, konflikti lidhet me një sipërfaqe toke që, sipas ish-pronares Bilali, prona e familjes së tyre në atë zonë ka qenë rreth 4,400 m², ndërsa institucionet publike dhe vendimet e mëparshme e kanë njohur vetëm një pjesë shumë më të vogël të kësaj prone. Sipas dokumenteve të gjykatës, Diana Bilali, e cila është trashëgimtare e Naxhije Hila (Bilali), pretendon se nëna e saj ka qenë pronare e një sipërfaqeje prej 4,400 m² tokë në fshatin Borsh.

Në këtë sipërfaqe, shteti kishte ndërtuar më vonë objektin e njohur si Shtëpia e Pushimit të Fëmijëve të Sarandës. Për këtë arsye, sipas saj, prona është marrë nga shteti gjatë periudhës së regjimit komunist dhe trashëgimtarët kanë të drejtë të kërkojnë njohjen dhe kthimin e saj sipas ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve.

Në vitin 1996, çështja është trajtuar nga Gjykata e Rrethit Sarandë, e cila ka njohur pronësinë e ish-pronares vetëm për një sipërfaqe prej 700 m² tokë në atë zonë. Më pas, në vitin 1998, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Sarandë ka marrë vendim që trashëgimtarëve tu njihet e drejta e kompensimit për këtë sipërfaqe prej 700 m², jo për të gjithë sipërfaqen 4,400 m² që ata pretendonin. Vendimi i komisionit ka parashikuar gjithashtu që trashëgimtarët të kenë të drejtë parablerjeje në rast privatizimi të objektit që ishte ndërtuar mbi këtë tokë, pra Shtëpisë së Pushimit të Fëmijëve.

Sipas dokumenteve të mëvonshme, gjatë procesit të privatizimit të këtij objekti, trashëgimtarët kanë ushtruar këtë të drejtë dhe në vitin 2012 është lidhur një kontratë shitjeje për një pjesë shumë të vogël të truallit, rreth

140 metra katrorë, që lidhej me ndërtesën e privatizuar. Megjithatë, sipas Bilalit, kjo nuk e zgjidhte çështjen e gjithë pronës së pretenduar prej 4,400 metra katrorësh, ndaj ajo ka vazhduar proceset gjyqësore duke kërkuar që të njihej e drejta e pronësisë për të gjithë sipërfaqen.

Në proceset gjyqësore që pasuan, gjykatat analizuan provat e paraqitura nga znj. Bilali, si deklarata të dëshmitarëve dhe planvendosje të pronës, por arritën në përfundimin se nuk kishte prova të mjaftueshme që ish-pronarja kishte pasur në pronësi 4,400 metra katrorë tokë. Sipas gjykatave, dokumentet zyrtare dhe vendimet e mëparshme të institucioneve shtetërore tregonin vetëm njohjen e një sipërfaqeje prej 700 metra katrorësh.

Në vitin 2014, Gjykata e Rrethit Sarandë e rrëzoi padinë e Diana Bilali, duke e konsideruar të pabazuar në prova dhe në ligj.

Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Gjirokastër në vitin 2015, e cila arriti në përfundimin se Bilali nuk kishte sjellë prova që të vërtetonin pronësinë për sipërfaqen 4,400 metra katrorë dhe se vendimi i mëparshëm I Komisionit të Kthimit të Pronave, që njihte vetëm 700 metra katrorë, ishte në përputhje me dokumentet ekzistuese.

Pas kësaj, çështja u çua në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë nuk hyri drejtpërdrejt në analizën e provave për të vendosur se kujt i takon prona, por analizoi mënyrën se si gjykatat e mëparshme kishin shqyrtuar çështjen.

Sipas Gjykatës së Lartë, gjykatat e niveleve më të ulëta nuk e kishin hetuar plotësisht konfliktin dhe nuk kishin sqaruar qartë disa elementë të rëndësishëm, si identifikimi i saktë i pronës, kufijtë e saj dhe raporti midis sipërfaqes së njohur prej 700 metra katrorësh dhe pretendimit për 4,400 metra katrorë.

Për këtë arsye, në vendimin e saj të 11 majit 2023, Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe ta rikthejë çështjen në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Kjo do të thotë se çështja duhet të shqyrtohet përsëri nga një trup tjetër gjykues, duke analizuar më në detaje provat dhe dokumentet për të përcaktuar në mënyrë të saktë nëse ekziston apo jo e drejta e pronësisë për sipërfaqen që pretendohet,/ News24

Etiketa: Drejtoresha e TatimeveErilinda LalaGjykata e lartetjetersim prone

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

09:54 : 30/05/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

14:44 : 28/05/2026
AKTUALITET

Vlorë/ Një grua futet në Gjykatën e Shkallës së Parë me thikë, shoqërohet nga policia

18:12 : 25/05/2026
AKTUALITET

Veliaj kundërshtoi arrestin me burg, Kushtetuesja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë

16:54 : 25/05/2026
AKTUALITET

A do ta lirojë Sadushi Veliajn? Lala: Ç’pritet të ndodhë më 28 maj

17:28 : 23/05/2026
Anetaret e KPA, Luan Daci, Ardian Hajdari, Sokol Como, gjate nje seance per Gjyqtaren se Gjykates se Tiranes, Regleta Panajoti, ne Kolegjin e Posacem te Apelimit, KPA, pasi Komisioneri Publik ka deklaruar se Panajoti nuk justifikon pasurine. 
Nderkohe ajo mungoi ne seance, por paraqiti doreheqjen nga posti i gjyqtares./r/n/r/nAppeal Chamber members  Luan Daci, Ardian Hajdari, Sokol Como, during a session for the Judge of the Court of Tirana, Regleta Panajoti, at the Appeal Chamber after the Public Commissioner stated that Panajoti does not justify wealth. She was absent from the hearing, but handed her dismissal from the position of judge.
AKTUALITET

Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj ish-gjyqtarit Ardian Hajdari

21:16 : 21/05/2026
Para

Të rinjtë shqiptarë “lënë” alkoolin e nisin drogën, mjekja: Po përdorin kokainë

TË GJITHA

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom