• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sheshi u lirua”/ Pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj mbyll protestën para Kryeministrisë

11:37 : 25/03/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka vendosur të mbyllë protestën që nisi më 8 dhjetor 2025.

Përpara kryeministrisë u vendos një tabelë ku shkruhej, “Sheshi u Lirua”.

Aktivistja Edona Haklaj publikoi në rrjetet sociale një reagim të gjatë, ku thuhet se largimi fizik nga sheshi nuk do të thotë se e vërteta është zhdukur.

Haklaj u shpreh se opozita nuk tregoi qëndresë të mjaftueshme, ndërsa ironizoi figurat politike që sipas saj e kanë nënvlerësuar protestën.

Ajo shtoi se sheshi mund të jetë i lirë fizikisht, por e vërteta për korrupsionin dhe problemet ekonomike do të vazhdojë të dëgjohet në çdo qytet e fshat.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

Postimi i aktivistes Edona Haklaj

Sheshi u lirua…

Edi Rama, nuk do dëgjojë më çdo ditë poshtë zyrës së tij që është hajdut, por nuk do e ndalojë dot këtë të vërtetë të buçasë në çdo shesh, qytet e fshat të Shqipërisë. Je hajdut me vulë e firmë, o kryeministër!

Sheshi u lirua…

Belinda Balluku nuk i do dëgjojë çdo ditë në zemër të KrimMinistrisë faktet e përsëritura mbi vjedhjet e korrupsionin që ka bërë, por do dëgjojë në çdo cep të Shqipërisë bëmat që ajo me të vetët kanë kryer. Je hajdute dhe e korruptuar, o deputete e mbrojtur nga kartonat e turpit!

Sheshi u lirua…

Uniformave të Policisë nuk do u duhet më të rrethojnë një karton e disa karrige për llogari të pushtetit, e nuk do të fshihen më pas urdhrave të Edi Ramës për të larguar të rrezikshmit që qëndrojnë përballë shefave të tyre. Duke mbrojtur hajdutët, nuk nderoni uniformën e shtetit, o Polici e Shtetit, që në 108 ditë ju përdorën për shoqërim kartoni!

Sheshi u lirua…

Shefat e Policisë që procedojnë e dhunojnë me urdhër nga lart, sot mund të mburren para atyre që u servilosen si militantë partie: “Shef, ja dolëm… i larguam!”

Por nuk na largoni dot nga e vërteta e madhe që ju ndjek kudo: I jeni vënë në shërbim krimit, o shefa që si ligj njihni vetëm ‘urdhrin nga lart’!

Sheshi u lirua…

Opozita që bën xhiro, që kalon sa për sy e faqe dhe largohet pa qëndresë e pa përballje, sot nuk ka më justifilim e as alibi, por ka një pasqyrë më shumë për të parë veten: Sheshin e qëndresës!

Sheshi u lirua…

Ata që u tallën dhe ironizuan këtë qëndresë me thirrje e postime, sot kanë mbetur pa titull për cinizmin e tyre.

Si do ja bëni tani për foto cepash e skutash, Erion Braçe dhe Taulant Balla?

Sheshi u lirua…

Ata që u ankuan për sheshin e “zaptuar”, për hapësirën publike që ju dukej e zënë nga ne, sot mund ta shijojnë qetësinë që kërkonin…Sheshin e keni të lirë, por ju vet a jeni të tillë?

Sheshi u lirua…

Edi Rama na vjedh. Belinda Balluku po mbrohet nga të vetët. Ergys Agasi po bën cirk me kupolën qeveritare. Monika Kryemadhi është opinioniste. Sali Berisha po bën gati paktin e radhës. Lekët tona rrush e kumbulla. Çmimi i karburantit gjithnjë në rritje…

Sheshi u lirua, do protestojë njeri?

Etiketa: adriatik lapajprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

21:35 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

15:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:19 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

11:11 : 03/06/2026
Para

Grabitje të dhunshme në Tiranë dhe 3 vjedhje banesash në Kavajë, arrestohet 'skifteri' nga Skrapari

TË GJITHA

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom