• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakroi për vdekje kamerierin në Spanjë pas sherrit për gotën, del në gjyq shqiptari

11:30 : 24/03/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Nga Santy Mosteiro, DIARIO DE PONTEVEDRA

“Nuk ishte një sherr, ishte një masakër”.

Me këtë frazë, avokati i familjes së Soufian Mrahës e përmblodhi në pak fjalë atë që prokuroria e shtjelloi gjerësisht përpara nëntë anëtarëve të jurisë popullore, të cilët këtë javë duhet të vendosë nëse Florian Rama është fajtor për vrasjen e të riut maroken në Salceda de Caselas të Spanjës.

Ishte agimi i 8 qershorit 2019. Soufiani ishte 25 vjeç, punonte si kamerier dhe bënte një jetë të qetë, i integruar mirë në komunitetin e lagjes. Ai nuk kërkonte kurrë probleme. Por atë natë, problemet e gjetën atë.

Lexo edhe:

Gjendet i pajetë në banesë një 60-vjeçar në Maliq, dyshimet

Aksident në aksin Laç–Patok, humb jetën 37-vjeçari

Gjyqi po zhvillohet në Seksionin e Katërt të Gjykatës Provinciale të Pontevedrës me trup gjykues me juri. Seanca e parë u shënua nga procedurat formale: përzgjedhja e nëntë anëtarëve të jurisë dhe dy zëvendësuesve zgjati pothuajse gjithë paraditen e të hënës.

Ishte parashikuar që Florian Rama të dëshmonte po atë ditë, por i pandehuri, me kombësi shqiptare, ushtroi të drejtën e tij për të dëshmuar në fund. Kështu, para dëshmitarëve erdhën paraqitjet paraprake, në të cilat prokuroria, pala paditëse dhe mbrojtja i shpjeguan jurisë, për herë të parë dhe pa filtra, versionin e historisë që secila palë do të mbrojë gjatë ditëve në vijim.

Prokuroria ishte më e gjata në paraqitje. Ajo e nisi me një portret të viktimës që shërbeu si kundërpeshë morale për pjesën tjetër të rrëfimit: Soufian Mraha ishte punëtor, një person i integruar, pa konflikte.

Atë natë ai ndodhej në tarracën e barit La Parchita duke biseduar me disa miq, kur Florian Rama iu afrua për t’i kërkuar llogari duke i thënë: “ti ishe ai që më rrëzoi gotën?”.

Dhe që në momentin e parë kishte një qëndrim kërcënues. Soufiani u përpoq të qetësonte situatën. Nuk shërbeu për asgjë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri e kapi nga bluza dhe e tërhoqi drejt rrugicës që të çon në sheshin e bashkisë. Kur Soufiani ra në tokë, Floriani nxori një thikë me teh të shkurtër dhe e goditi tri herë në zona jetike: në kraharorin e majtë, në shpatull dhe në pjesën e shpinës.

U përpoq ta ndiqte, por ra i plagosur për vdekje

Një nga goditjet me thikë shpoi perikardin dhe arriti deri te ventrikuli i djathtë. I akuzuari u largua me vrap. Soufiani mundi të ngrihej, vazhdoi të ecte, arriti të ulej në një stol përballë bashkisë duke mbajtur barkun dhe disa metra më tej u rrëzua pa ndjenja. Vdiq nga hemorragjia masive e brendshme dhe e jashtme. Prokuroria e cilëson rastin si vrasje me paramendim dhe pabesi dhe kërkon 25 vite burg.

Prokurori shpjegoi gjithashtu diçka që rëndonte mbi sallë si një pyetje pa përgjigje: pse kanë kaluar gjashtë vite që nga ajo ngjarje. Arsyeja, tha ai, është se Florian Rama nuk njihej në Salceda de Caselas. Askush nuk mund ta identifikonte me siguri. Policia dhe Garda Civile bënë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, por pa rezultat.

Hetimi mbeti tre vite në pikë të vdekur

Në një moment u arrestua edhe një i dyshuar që rezultoi i pafajshëm. Rasti mbeti i bllokuar për tre vite, derisa një dëshmitare pa një fotografi në rrjetet sociale. Lokali, ku kishte nisur gjithçka, kishte publikuar një foto të bërë po atë natë, vetëm një orë para krimit. Në atë foto shfaqej Florian Rama. Dëshmitarja e njohu dhe njoftoi hetuesit.

Që nga ai moment, duke krahasuar bazat e të dhënave policore, u zbulua se i akuzuari kishte precedentë penalë për pjesëmarrje në një grup ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe se ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar. U kërkua ekstradimi i tij, i cili u realizua në vitin 2024, pesë vite pas krimit.

Prokurori theksoi para jurisë edhe një fakt që e quajti të paprecedentë në 30 vite karrierë: që nga arrestimi, Florian Rama nuk ka bërë asnjë deklaratë në mbrojtjen e tij. Avokati i tij gjithashtu nuk ka paraqitur asnjë dokument me argumente mbrojtëse.

“Nëse ju do të ishit në një situatë të tillë dhe nuk do të ishit fajtorë,” – i tha ai jurisë – “do të jepnit çdo lloj shpjegimi, do të paraqisnit prova dhe alibi të forta. Por i akuzuari nuk e ka bërë këtë dhe kjo përbën tashmë një shenjë fajësie.”

Përveç heshtjes, akuzat përmendin edhe prova të tjera: identifikimin nga disa dëshmitarë, gjurmë ADN-je në vendngjarje dhe lokalizimin e telefonit të Florianit në Salceda de Caselas një orë pas krimit.

Çelësi i mbrojtjes është të mbjellë dyshime

Mbrojtja paraqet një strategji të bazuar te dyshimi. Avokati i Ramës paralajmëroi jurinë se gjatë gjyqit do të dëgjojnë “gjysmë të vërteta” dhe se detyrimi i tyre, “nëse nuk janë njëqind për qind të sigurt, është të shpallin fajësinë të paprovuar”.

Si shembull konkret, ai përmendi triangulimin e telefonit: sipas mbrojtjes, të dhënat nuk e vendosin të akuzuarin në vendin e krimit, por dy kilometra larg, gjë që nuk është përfundimtare. Një mospërputhje që duhet ta sqarojnë ekspertët. Sa i përket heshtjes së klientit të tij, avokati shpjegoi se Floriani u ndje aq i rrethuar pas arrestimit, sa nuk dinte si të reagonte.

Gjyqi nisi me dëshmitarët e parë: një çift që atë natë ndodhej në pub. Të dy panë të akuzuarin duke debatuar me Soufianin, madje shkëmbyen disa fjalë me të dhe vunë re një theks të çuditshëm, “si rus ose gjerman”, sipas dëshmisë së tyre. Ata e njihnin viktimën sepse ishte kamerieri i lokalit dhe ishin klientë të rregullt. Panë të dy burrat duke dalë jashtë. Pak më vonë gjetën Soufianin të shtrirë në tokë. Djali e pa; e dashura e tij ishte larguar tashmë për në shtëpi. Ishte ajo që, më vonë, e njohu të akuzuarin në fotografinë e rrjeteve sociale.

Gjatë pasdites vazhduan dëshmitë e familjarëve të viktimës dhe disa dëshmitarëve të tjerë. Gjyqi vazhdon këtë të martë me dëshmitë e policëve, hetuesve dhe ekspertëve. Nëse afatet respektohen, të mërkurën juria do të tërhiqet për vendim dhe gjatë ditës mund të japë verdiktin për Florian Ramën, njeriun që, sipas akuzës, nxori një thikë në një rrugicë të errët në Salceda de Caselas dhe vrau një të ri që vetëm po përpiqej ta qetësonte “pas një keqkuptimi”.

“Rrëzimi i një gote nuk mund të kushtojë një jetë, kurrë”

Gjashtë vite pas asaj ngjarjeje fatale, familja e Soufian Mrahës shpreson që procesi gjyqësor të mbyllë një plagë që vazhdon të jetë e hapur. “Shpresojmë për drejtësi,” deklaroi para gjykatës Sihan Mraha, motra e viktimës, dukshëm e prekur.

Qëndrimi i familjes është i qartë dhe përputhet plotësisht me atë të prokurorisë. Ata kërkojnë dënimin maksimal për të akuzuarin që i mori jetën një të riu, i cili, sipas motrës së tij, “kishte shumë ëndrra dhe projekte përpara” që iu morën për pak kohë, në vetëm 25 vjeç.

Sihan kritikoi shpërthimin totalisht disproporcional të agresorit, pasi sipas saj, origjina e konfliktit ishte një incident i rastësishëm në një lokal argëtimi: “Gjithçka ka nisur për shkak të një gote që u derdh. Kjo nuk mund të kushtojë kurrë një jetë, kurrë”.

Ajo siguroi se Soufiani mbajti një qëndrim “shumë paqësor” gjatë gjithë kohës, duke shkuar madje deri aty sa i ofroi individit një konsumim tjetër për të zgjidhur keqkuptimin. “Ai nuk pranoi. Nuk e dimë nëse vinte me një plan të paracaktuar apo jo, por nuk kishte një qëndrim paqësor ndaj vëllait tim,” shtoi ajo.

Pavarësisht dhimbjes, familja beson se provat janë të forta. Sihan Mraha renditi disa elementë që nuk lënë vend për dyshime mbi autorësinë: “Dëshmitarë, prova ADN-je dhe të tjera fakte që e vendosin atë në vendin e ngjarjes po atë natë.”

Familja Mraha u mbështet nga të afërmit që udhëtuan për të ndjekur nga afër seancat. “Ky krim nuk mund të mbetet i pandëshkuar,” përfundoi Sihan, duke kujtuar se e vetmja gjë që kërkojnë është që të njihet serioziteti i marrjes së jetës së një të riu në mënyrë tërësisht të padrejtë.

Etiketa: shiqptarSpanjevdekjevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendet i pajetë në banesë një 60-vjeçar në Maliq, dyshimet

08:19 : 03/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Laç–Patok, humb jetën 37-vjeçari

19:58 : 02/06/2026
AKTUALITET

Aksidenti në Lushnje/ Viktimë vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë, por u përplas

10:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Lushnjë, makina përplaset me bordurën e rrethrrotullimit/ EMRI

08:39 : 02/06/2026
AKTUALITET

Detaje nga aksidenti në aksin Bulqizë-Klos, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

17:15 : 31/05/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Qafa e Buallit-Klos, humb jetën një person

16:10 : 31/05/2026
Para

Bombardime në Irak, 15 të vrarë nga sulmet ajrore ndaj milicive shiite

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom