Objektivi i sulmeve ishte një bazë e Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF), një strukturë që përfshin grupe të armatosura kryesisht shiite. PMF konfirmuan në një deklaratë vdekjen e komandantit të tyre në Anbar, Saad al-Baiji, si dhe të 14 luftëtarëve të tjerë.
Raportohet se në momentin e sulmit në selinë e PMF po zhvillohej një mbledhje me pjesëmarrjen e komandantëve të lartë.
PMF, të njohura në arabisht si “Hashd al-Shaabi”, janë një organizatë ombrellë e grupeve paraushtarake që janë integruar zyrtarisht në forcat shtetërore të sigurisë së Irakut dhe përfshijnë edhe fraksione aleate të Iran.
Pas shpërthimit të konfliktit mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit në muajin shkurt, grupe të mbështetura nga Teherani kanë shtuar sulmet ndaj bazave amerikane në Irak, duke rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë në rajon.
Sulm me raketa në Kurdistanin irakian
Në një zhvillim tjetër, të paktën gjashtë luftëtarë kurdë Peshmerga u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën nga një sulm me raketa ndaj bazës së tyre në veri të Erbil, në rajonin e Kurdistanit irakian.
Deri tani nuk është konfirmuar se kush qëndron pas këtij sulmi, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.














