Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në foltoren e radhës të demokratëve në sheshin përpara kryeministrisë.
Ai theksoi se qytetarët duhet të angazhohen për të reflektuar mbi gjendjen e vendit dhe të shoqërisë shqiptare, duke e konsideruar revoltën qytetare si detyrë minimale dhe rrugën për të përmbysur regjimin e sotëm.
Sipas tij, revolta e djeshme është një zotim qytetar se siç u përmbys e keqja 34 vite më parë, po ashtu do të përmbyset edhe situata aktuale e sundimit të krimit dhe korrupsionit në vend.
Sipas Berishës, PD do rrëzojë regjimin e Ramës me revoltë dhe protestë.
‘Ne dje, zgjodhëm jo fjalimet, po zgjodhëm zërin zemërimin ndjenjat e qytetarëve për të nderuar një ditë të madhe. zgjodhëm revoltën qytetare, për të dëshmuar se PD që 34 vjet më parë solli në këtë vend sistemin demokratik nuk pajtohet kurrë me diktaturën e drogës krimit, dhunimit të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Pra, revolta e djeshme më shumë se çdo gjë tjetër ishte një zotim qytetar se ashtu siç përmbysëm 34 vite më parë të keqen e madhe, ashtu do të përmbysim dhe jemi në këmbë për të përmbysur diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.
Çdo shqiptar është i ftuar të mendojë apo të japë disa minuta në ditë mendimin për vendin e tij, për gjendjen e Shqipërisë, shoqërinë shqiptare, të ardhmen e saj. Kjo është kërkesë më e ligjshmja, detyrim minimal që kemi. Kam bindjen e thellë se cilido që ndalet të mdeitojë dhe mendojë për krizën e thellë, udhëkryqin ku ndodhemi do të japë përgjigje se revolta dhe protesta janë rruga e vetme për të përmbysur këtë regjim’,- tha Berisha.














