Sali Berisha nënvizon se qëndresa e PD do të vazhdojë.
Protesta e opozitës, vijoi për gati rreth 2 orë gjatë kësaj të diele, ku u shoqërua me tensione, hedhje të fishekzjarrëve e molotovëve, dhe nga ana tjetër policia që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, spray si edhe me ujë.
Ndërkohë kreu i PD në përfundim të kësaj proteste, nga selia e PD paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të japë dorëheqjen duke nënvizuar se do “të përfundojë në Lanë”.
“Përdorin ligje dhe mandate krimi për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Qendresa jonë dhe ndëshkimi ynë…Ata do të përfundojnë në lanë, në koshat e plehrave . E patë vetë si na kishin rrethuar, por a ka rrethim që na pengon ne? Kurrë. Edi Rama jep dorëheqjen se do të tërheqim ashtu siç nuk ta pret mendja.”, tha ai.
Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës. Në përfundim të protestës së sotme ai tha se shumë shpejt do të ketë një tjetër protestë duke mos dhënë ende një datë.














