• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama e bëri për ‘gjynah’, Karçanaj e AKSHI-t me 4 apartamente dhe një ullishte

Kryeministri Edi Rama pretendoi se Mirlinda Karçanaj jeton në një shtëpi me qira. Verifikimet tregojnë të kundërtën. Ish-drejtoresha e AKSH-it zotëron katër apartamente dhe një ullishte 1,500 m², përkatësisht dy në bashkëpronësi dhe dy në pronësi të plotë.

17:04 : 19/03/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Dhjetorin e shkuar, Prokuroria e Posaçme goditi një grup të dyshuar kriminal në krye të AKSHI-t, mes të cilëve edhe drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, aktualisht në arrest shtëpie, e dyshuar për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Në një “esencë hetimi” prej 206 faqesh, SPAK përshkruan një rrjet të mirëorganizuar brenda agjencisë, i cili dyshohet se ka përvetësuar qindra milionë euro nga tenderat publikë, përmes shantazhit, pengmarrjes dhe përfshirjes së zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe policorë.

Kjo konsiderohet një nga dosjet më të rënda të SPAK, pasi AKSHI është një ndër institucionet më sensitive në vend, që menaxhon pothuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes e-Albania dhe shërben si ndërmjetës mes qytetarëve dhe institucioneve për qindra shërbime.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje ish-bashkëpunëtores së tij të ngushtë, duke deklaruar se Mirlinda Karçanaj gëzon “respekt të padiskutueshëm”. Ai madje i qau hallin Karçanajt, e akuzuar për shpërdorimin e miliona eurove, duke theksuar se ajo jeton në një shtëpi me qira.

“Linda Karcanaj, e cila sot është në masë sigurie në një shtëpi me qira, ku jeton pasi ka jetuar deri pak vite më parë në shtëpinë e prindërve, në një apartament që ishte i kohës së komunizmit…,” deklaroi Rama fundvitin e kaluar.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Kjo deklaratë shkaktoi reagime të forta në media dhe rrjetet sociale, duke hapur një debat të gjerë publik. Nuk munguan as reagimet ironike, ku disa faqe të njohura në rrjete sociale sugjeronin me sarkazëm hapjen e një “GoFundMe” për Mirlinda Karçanajn.

Por përtej zhurmës, faktet kërkojnë verifikim. Ndaj Faktoje iu drejtua Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPI-së, për të parë çfarë deklaron vetë Karçanaj për pasurinë e saj të paluajtshme.

Sa prona zotëron Karçanaj? 

Analiza e deklaratave të saj pasurore mbi 21 vite tregon një panoramë shumë më të pasur se ajo që e paraqet kryeministri. Në 2007, kur ishte drejtoreshë e Teknologjisë së Informacionit në Bashkinë e Tiranës, Karçanaj deklaronte 25% të një apartamenti 3+1, 94 m² në Tiranë.

Në 2013 (kohë kur merr edhe detyrën e re si drejtoreshë e AKSHI-t) , e njëjta pronë shihet e saj me 50% bashkëpronësi. Në 2016, ky apartament rivlerësohet në mbi 13 milionë lekë apo 135 mijë euro.

Në të njëjtin vit, Karçanaj deklaron edhe blerjen e një apartamenti tjetër 136 m² në Tiranë për 65 mijë euro, ku 50% i përket bashkëshortit, Artan Babaramo.

Po në 2016, çifti blen edhe një apartament 60 m² në Qerret për 17,340 euro. Të dyja blerjet, sipas deklaratave, janë financuar nga kursimet ndër vite dhe pagat.

Një vit më vonë, apartamenti i Tiranës i blerë 65 mijë euro rivlerësohet në rreth 24,5 milionë lekë apo 240 mijë euro.

Në 2022, Karçanaj bëhet pronare e vetme e apartamentit 3+1 në Tiranë me vlerë 135 mijë euro, trashëgimi nga prindërit, dhe shton pasuri të tjera: një apartament 73.5 m² dhe një ullishte 1,500 m², po përmes trashëgimisë, pa specifikuar vendndodhjen dhe vlerën.

Pra, ndryshe nga sa deklaroi kryeministri, Karçanaj nuk jeton me qira. Ajo zotëron katër apartamente, 2 në bashkëpronësi me bashkëshortin dhe 2 të tjera në pronësi të plotë si dhe një ullishte 1500 m², pa përfshirë këtu kursimet e deklaruara në euro dhe lek ndër vite.

Përfundim 

Verifikimi i deklaratave të pasurisë së Mirlinda Karçanajt tregon qartë se ajo nuk jeton me qira, siç pretendoi kryeministri. Ajo zotëron katër apartamente dhe një ullishte 1,500 m², përkatësisht dy në bashkëpronësi me bashkëshortin dhe dy në pronësi të plotë. / Esmeralda Topi, Faktoje.al

Etiketa: akshiEdi RamaMirlinda Karcanaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

4 mijë rrënjë kanabisi në banesë, pezullohet drejtori i burgut të Rrogozhinës /EMRI

TË GJITHA

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom