Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Brendshme ka caktuar datën 24, në orën 09:30, për zhvillimin e fazës së intervistimit të kandidatëve që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit.
Komisioni përbëhet nga tre anëtarë: një zëvendësministër i Brendshëm në rolin e kryetarit, sekretari i përgjithshëm i ministrisë dhe drejtuesi i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Në total, për këtë post aplikuan 16 kandidatë. Pas fazës së verifikimit paraprak, dy gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit u skualifikuan, duke lënë në garë 14 kandidatë.
Mes kandidatëve janë: Saimir Boshnjaku, Tonin Vocaj, Skënder Hita, Elidon Çela, Afrim Tafa, Rebani Jaupi, Lorenc Panganika, Gentian Berberi, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Neritan Nallbati dhe Pëllumb Seferi.
Pas përfundimit të intervistave, komisioni do të ketë në dispozicion 48 orë për të shpallur rezultatet dhe pikëzimin për secilin kandidat. Më pas, emrat më të vlerësuar do t’i propozohen nga ministri i Brendshëm, Këshillit te Ministrave për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë më herët burime për Boldnews.al bënë me dije se emri i preferuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është Elidon Çela. Të njëjtat burime konfirmuan se gara është e paracaktuar dhe se Çela do të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, megjithatë mbetet për tu parë.
Elidon Çela njihet brenda radhëve të Policisë si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish-drejtorit të Përgjithshëm, Ard Veliu, ky i fundit i etiketuar si “Kambalja”.
LEXO EDHE:
Garë e paracaktuar/ Elidon Çela, njeriu i “Kambales” në krye të Policisë së Shtetit?














