• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot Dita e Verës, gjithçka që duhet të dini rreth kësaj feste të veçantë

08:13 : 14/03/2026
në AKTUALITET

14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës.

Quhet “Dita e Verës” edhe pse festohet ardhja e stinës së Pranverës.

Kjo festë është një nga më të vjetrat dhe gjithëpërfshirëset në vendin tonë, dhe të shumta janë eventet që organizohen kudo, me Elbasanin që kthehet në “kryeqytet” të Shqipërisë.

Përse festohet “Dita e Verës”?

Lexo edhe:

Dita e Verës/ Rrugët që janë bllokuar në Tiranë dhe deri kur zgjasin kufizimet

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat: Ja cilat rrugë do bllokohen

Kjo festë është një festë pagane mijëra vjeçare, e cila ka për synim t’i falet natyrës, ardhjes së stinëve të ngrohta, rigjallërimit të jetës në tokë. Duke qenë se në antikitet viti niste me muajin mars (duke ju referuar kalendarit Julian), atëhere sapo hynte marsi festohej ardhja e pranverës. Kësisoj, brez pas brezi shqiptarët kanë përcjellë festën, duke e sjellë atë deri në ditët e sotme.

Elbasani

Siç dihet kryeqendra e festave është Elbasani, ku familjet përgjatë ditës mblidhen e festojnë së bashku, përmes ushqimit të mirë, verës, si dhe padiskutim ballokumes. Qyteti përfshihet nga festa, veshjet me maska si dhe zbukurimet që evokojnë pranverën. Nëse nuk keni qenë ndonjëherë në Elbasan për këtë ditë, duhet patjetër ta bëni këtë sa më parë, pasi atmosfera e festës do ju përfshijë natyrshëm, e do të shijoni gatimin e shkëlqyer që përgatitet në të gjitha tryezat elbasanllie.

Ballokumja

Çdokush e di se kjo ditë lidhet me ballokumen, një ëmbëlsirë e shijshme tradicionale që ka formën e diellit, që shpjegon dhe arsyen se përse është simboli i festës. Ballokumja është një biskotë e madhe që prodhohet me miell gruri ose misri me një përbërje të konsiderueshme sheqeri. Përgatitja është një sfidë e vërtetë për amvisat, të cilat duhet të respektojnë rigorozisht një rradhë të përzierjes së përbërësve që në shumicën e rasteve bashkohen vetëm me lugë druri në një enë që tradita e kërkon të jetë prej metalit të bakrit. Nëse keni të njohur nga Elbasani, mos harroni t’i kërkoni ndonjë ballokume, pasi vetëm kështu mund të kuptoni se si e kanë ngritur në art përgatitjen e kësaj ëmbëlsire amvisat elbasanllie.

Verore
Dita e Verës ishte dita e verojkave (ose veroreve). Nëse i referohemi “Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe” (viti 1980, faqe 2135), verojka ishte një gjalmë i përgatitur me fije të kuqe e të bardha që ua lidhnin fëmijëve në duar apo në qafë në Ditën e Verës (verojka, verore, nga verë). Por,  me verore rrethoheshin edhe degët e thanave, dëllinjave, dafinave apo shelgjeve. Në shumë raste në Ditën e Verës thureshin kurora dhe i varnin në portat e shtëpisë, për të sjellë fat.

Kopshtaret e luleve dhe këngët e traditës

Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët. Prej kohësh elbasanasit njihen si kopshtarë me nam dhe këngëtarë të shpirtit. Lulet më karakteristike në Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen për lulet në mënyrë që ato të shpërthejnë Ditën e Verës.

Gjatë natës dhe Ditën e Verës këndohen me pasion të veçantë këngët e mjeshtrit të muzikës popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kënge të tilla si ; “Një lulishte me trëndafila”, “Ç’u dëshiruesh me të pa”, “Ma mirë n’pyll se sa n’qytet, “Si bilbili në pranverë” etj., këndohen jo vetëm nga elbasanasit, por në mbarë trojet shqiptare.

Etiketa: dita e veres

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dita e Verës/ Rrugët që janë bllokuar në Tiranë dhe deri kur zgjasin kufizimet

08:51 : 14/03/2026
AKTUALITET

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat: Ja cilat rrugë do bllokohen

12:22 : 13/03/2026
AKTUALITET

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë, si do kryhet qarkullimi

12:05 : 11/03/2026
AKTUALITET

“Dita e Verës”, çfarë simbolizon kjo festë dhe historia e saj

08:19 : 14/03/2025
AKTUALITET

Sot Dita e Verës! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë dhe Elbasan

08:11 : 14/03/2025
AKTUALITET

Nesër Dita e Verës, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë dhe në Elbasan

16:35 : 13/03/2025
Para

Pritshmëritë e turizmit, një tjetër vit mes pasigurish

TË GJITHA

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom