• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bllokada për Ballukun/ Organizatat e shoqërisë civile të shqetësuar: Drejtësia të funksionojë pa pengesa institucionale

16:04 : 12/03/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar publikisht pas votimit të sotëm në Parlament lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Në një deklaratë të përbashkët, OJF-të shprehin shqetësim se imuniteti parlamentar nuk duhet të përdoret si mburojë për të penguar hetimet penale, duke theksuar se çdo zyrtar publik duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe drejtësia të funksionojë pa pengesa institucionale.

OJF-të shprehen se ndjekja efektive e korrupsionit, përfshirë rastet e nivelit të lartë, është një kusht i domosdoshëm për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

OJF-të i bëjnë thirrje institucioneve që:

Lexo edhe:

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

  1. të garantojnë që çdo proces hetimor dhe masat që janë të nevojshme përgjatë tij, të mund të zhvillohet pa pengesa institucionale;
  2. të shmangin çdo interpretim politik të proceseve të drejtësisë që i japin atribute gjyqësore Kuvendit në tejkalim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteve;
  3. të forcojnë standardet e transparencës dhe të llogaridhënies në jetën publike.

Deklarata e plotë:

Grupi ynë i organizatave të shoqërisë civile shpreh shqetësimin për vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë për të mos miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kufizimin e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Kjo çështje ka qenë për më shumë se tre muaj në qendër të debatit publik, shoqëruar me vonesa të dukshme nga ana e Kuvendit në ndryshim nga precedentët e mëparshëm, duke u shndërruar në një test të rëndësishëm për funksionimin e institucioneve demokratike, për zbatimin e parimit të barazisë para ligjit dhe për besueshmërinë e reformës në drejtësi.

Vendimi i sotëm vjen në një moment kur pritshmëritë e publikut shqiptar janë të qarta: qytetarët presin që çdo dyshim për vepra penale veçanërisht në nivelet më të larta të qeverisjes, të hetohet me shpejtësi, pa pengesa dhe në mënyrë të paanshme nga institucionet e drejtësisë, në respekt të parimit, të gjithë të barabartë para ligjit.

Në këtë kontekst, organizatat e shoqërisë civile theksojnë se imuniteti parlamentar nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si mburojë ndaj zbatimit të masave të sigurisë, në kuadër të një procesi penal. Ai është konceptuar për të garantuar lirinë e fjalës dhe votës së deputetit, e jo për të penguar organet e drejtësisë për një hetim të plotë, të gjithëanshëm dhe efikas të dyshimeve të lidhura me kryerjen e veprave penale.

Parimi i barazisë para ligjit kërkon që çdo zyrtar publik, pavarësisht funksionit politik, të jetë i hapur ndaj verifikimit të drejtësisë.

Ndjekja efektive e korrupsionit, përfshirë rastet e nivelit të lartë, është një kusht i domosdoshëm për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Organizatat e shoqërisë civile rikujtojnë se procesi i integrimit europian i Shqipërisë është i lidhur drejtpërdrejt me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe me besimin e qytetarëve se drejtësia vepron pa standarde të dyfishta. çdo pengesë institucionale ndaj drejtësisë vonon rrugëtimim drejt BE-së.

Ne i bëjmë thirrje institucioneve që:

  1. të garantojnë që çdo proces hetimor dhe masat që janë të nevojshme përgjatë tij, të mund të zhvillohet pa pengesa institucionale;
  2. të shmangin çdo interpretim politik të proceseve të drejtësisë që I japin atribute gjyqësore Kuvendit në tejkalim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteve;
  3. të forcojnë standardet e transparencës dhe të llogaridhënies në jetën publike.

Kerkojme nga organet e drejtesise të vijojnë punën me vendosmëri dhe profesionalizëm, duke dëshmuar se pavarësia e tyre është e pacenueshme nga vullneti i mazhorancave politike.

Publiku shqiptar pret që institucionet të dëshmojnë se askush nuk është mbi ligjin dhe se reforma në drejtësi mbetet një proces i pakthyeshëm në rrugën europiane të vendit.

Shoqëria civile mbetet e angazhuar në monitorimin e këtij procesi dhe në mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës, duke kërkuar që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë, pavarësisht fuqisë apo pozicionit politik.

Nënshkruesit

  1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
  2. Albanian Woman in Audiovisual (AWA)
  3. Qendra Shqiptare për Kërkim Ekonomik (ACER)
  4. Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCIDEV)
  5. Qendresa Qytetare
  6. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
  7. Instituti për Studime Politike (ISP)
  8. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA)
  9. Together for Life
  10. Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS)
Etiketa: belinda ballukuEdi RamaOrganizatat e shoqërisë civile

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026
AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
Para

Kush do e marrë drejtimin e Policisë në Shtetit? LISTA me 16 kandidatë, mes tyre edhe 2 gra

TË GJITHA

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom