• Kontakt
Thursday, June 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Inteligjenca Artificiale, mjet ndihmës apo kërcënim për gazetarinë në Ballkan

08:39 : 11/03/2026
në BOTA, Teknologji

Inteligjenca artificiale (IA) po bëhet gradualisht pjesë e punës së përditshme të gazetarëve në gjithë Ballkanin, nga transkriptimi i intervistave deri te analizimi i të dhënave apo prodhimi i përmbajtjeve multimediale. Megjithatë, ndërsa disa profesionistë të medias e shohin atë si një mjet që mund ta përmirësojë gazetarinë, të tjerë paralajmërojnë se ajo mund të dëmtojë cilësinë dhe besimin tek mediat.

Prirjet globale tregojnë se ky transformim tashmë është në zhvillim. Sipas një analize nga Reuters Institute, 87 për qind e të anketuarve thanë se duke nisur nga viti 2024 redaksitë e tyre të lajmeve janë transformuar pjesërisht ose plotësisht nga përdorimi i inteligjencës artificiale.

Megjithatë adoptimi i këtyre teknologjive të reja në mediat e Ballkanit Perëndimor po përparon me ritme të ndryshme. Hulumtimet tregojnë se redaksitë në rajon janë ende në fazat e hershme të integrimit të këtyre mjeteve. Gazetarët i përdorin ato më së shpeshti për të automatizuar detyra rutinë, për të përpunuar sasi të mëdha informacioni dhe për të përshpejtuar proceset e prodhimit.

“Çdo revolucion teknologjik në mënyrë të pashmangshme ndryshon pothuajse çdo aspekt të shoqërisë, dhe gazetaria është ndër të parat që i ndien këto ndryshime,” thotë Dejan Rakita, gazetar në mediumin investigativ “Gerila” në Banja Lukë.

Sipas tij futja e mjeteve të inteligjencës artificiale në peizazhin mediatik të Ballkanit Perëndimor po hap dilema të reja, veçanërisht në mjedise ku gazetaria e pavarur ka përballuar prej kohësh presione politike dhe ekonomike.

Lexo edhe:

Truri në epokën e IA-së: Po fitojmë komoditet apo po humbasim aftësi?

Pas “Diellës”, lind “Ylli”, asistenti me Inteligjencë Artificiale i fermerëve shqiptarë

“Gazetarët profesionistë dhe të pavarur e pranojnë këtë teknologji si një mjet mbështetës, një mjet që mund të përmirësojë kërkimin dhe të përshpejtojë disa procese pune,” thotë ai.

Inteligjenca artificiale si mjet, jo si redaktor

Në Radio-Televizionin publik të Malit të Zi (RTCG) inteligjenca artificiale tashmë përdoret në punën e përditshme të redaksive. Megjithatë, siç shpjegon Vladan Jeknić, këshilltar për marrëdhënie me publikun në këtë institucion, roli i saj mbetet rreptësisht i kufizuar.

“Ne e përdorim inteligjencën artificiale kryesisht si mjet mbështetës në proceset e prodhimit,” thotë ai.

Sipas Jeknić, IA ndihmon për transkriptimin automatik të intervistave dhe të programeve, në kërkimin dhe arkivimin e sasive të mëdha të materialeve audio dhe video, si dhe për përpunimin teknik të përmbajtjeve. Por ekziston një kufi i qartë.

“IA nuk ka rol redaktorial. Përgjegjësia për përmbajtjen mbetet ekskluzivisht te gazetarët dhe redaktorët.”

RTCG është gjithashtu transmetuesi i parë publik në rajon që ka miratuar një Kod Etik për përdorimin e inteligjencës artificiale. Sipas Jeknić qëllimi i këtij hapi është vendosja e standardeve për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjive të reja në gazetari.

“Roli i një transmetuesi publik është të vendosë standarde për përgjegjësinë profesionale në rrethana të reja teknologjike,” thotë Vladan Jeknić, duke shtuar se konkurrenca për klikime dhe për shpejtësinë e publikimit po dominon gjithnjë e më shumë industrinë e medias.

Dy realitete të ndryshme në media

Mënyra se si e përdorin inteligjencën artificiale mediat në rajon ndryshon shumë. Disa redaksi e shohin atë si një mjet për të përmirësuar punën gazetareske, ndërsa të tjera e përdorin si një zëvendësim për të.

Gazetari nga Banja Luka, Dejan Rakita, beson se pikërisht këtu qëndron dallimi kryesor. “Mediet e përgjegjshme e përdorin IA për të forcuar gazetarinë,” thotë ai. Duke shtuar se megjithatë një pjesë e madhe e peizazhit mediatik në rajon e përdor teknologjinë në mënyra të ndryshme.

“Shumë portale me pronësi jo transparente e shohin IA si zëvendësim të punës së gazetarit. Në vend që Inteligjeca Artificiale të jetë një mjet, ajo bëhet makinë për prodhimin masiv të përmbajtjeve gjenerike.”

Në një rajon ku gazetaria e pavarur ka qenë prej kohësh e ekspozuar ndaj presioneve politike dhe ekonomike, praktika të tilla mund ta dobësojnë edhe më tej ekosistemin mediatik tashmë të brishtë.

Përparësi për redaksitë më të mëdha

Boban Tomić, profesor i Mediave dhe i Komunikimit në Beograd, thotë se përdorimi i inteligjencës artificiale në gazetari varet kryesisht nga kapacitetet e secilës redaksi.

“Redaksitë më të zhvilluara në mediat më të mëdha përdorin mjete të avancuara të IA gjeneruese që ndihmojnë në procesin e krijimit dhe të redaktimit të teksteve gazetareske,” shpjegon ai.

Sipas Tomić këto mjete u mundësojnë gazetarëve të përgatisin lajme, raporte dhe artikuj më shpejt, duke përmirësuar gjithashtu ndjeshëm punën investigative.

“Shpejtësia me të cilën Inteligjenca Artificiale mund të qaset në burimet e informacionit është shumë më e madhe sesa ajo që mund të arrijë një njeri i vetëm,” thotë ai.

Përveç prodhimit të teksteve, inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë edhe për krijimin e përmbajtjeve audio-vizuale, nga zëri dhe videoja deri te elementet grafike.

Megjithatë, profesori paralajmëron se kjo teknologji sjell edhe rreziqe. “IA mund të jetë një shërbëtor i mirë, por një zot i keq.” Sipas tij rreziku më i madh vjen nga njohuritë dhe kuptimi i pamjaftueshëm i njerëzve që i përdorin këto teknologji.

Redaksitë e vogla dhe teknologjitë e reja

Në Maqedoninë e Veriut adoptimi i këtyre teknologjive është ende në një fazë të hershme. Analiza “Artificial Intelligence in the Media of North Macedonia* tregon se Inteligjenca Artificiale përdoret më shumë si mjet mbështetës në punën e redaksive, dhe jo si një burim strategjik. Në praktikë gazetarët e përdorin atë për të hulumtuar tema, për të analizuar trende ose për të përgatitur formate multimediale, ndërsa mungesa e politikave të rregulluara redaksionale shpesh e zhvendos përgjegjësinë për përdorimin etik të teknologjisë te secili gazetarë.

Vesna Ivanovska-Ilievska, redaktore e mediumit maqedonas “UMNO.mk”, thotë se Inteligjenca Artificiale tashmë po bëhet pjesë e pashmangshme e profesionit të gazetarisë. “Pyetja nuk është më nëse përdoret IA, por si përdoret ajo” thotë Ivanovska-Ilievska

Sidomos në redaksitë e vogla që shpesh përballen me mungesë stafi, mjetet e reja mund ta mbështesin ndjeshëm procesin e prodhimit. Por, sipas saj, transparenca ka rëndësi thelbësore.

“Ne nuk publikojmë tekste që janë gjeneruar plotësisht nga IA. Sa herë që përdorim IA, e bëjmë të qartë se grafikat, ilustrimet apo përkthimet janë krijuar me inteligjencë artificiale dhe specifikojmë se cila platformë është përdorur.” Vetëm me një qasje të tillë, thotë ajo, mund të ruhet besimi i audiencës.

Shpejtësi dhe efikasitet, por edhe rreziqe të reja

Sipas analizave të zhvillimeve mediatike në rajon përfitimi më i madh i përdorimit të inteligjencës artificiale është rritja e efikasitetit në punën e redaksive. Gazetarët thonë se kjo teknologji i ndihmon ata të përpunojnë informacionin më shpejt, të analizojnë të dhëna dhe të automatizojnë detyrat rutinë. Megjithatë, në të njëjtën kohë po shfaqen dilema serioze etike.

Një nga shqetësimet më të mëdha është përhapja e mundshme e përmbajtjeve jo të sakta ose manipuluese. Videot deepfake, tekste të gjeneruara automatikisht dhe fotografi të manipuluara mund të krijojnë forma të reja manipulimi mediatik.

“Rreziku më i madh është përhapja e përmbajtjeve jo të sakta ose manipuluese,” paralajmëron prof. Jeknić, duke shtuar se organizatat mediatike duhet të përcaktojnë qartë përgjegjësitë kur përdorin këto teknologji.

“Nëse IA përdoret në procesin e krijimit të përmbajtjes, duhet të bëhet qartë se çfarë është gjeneruar nga IA.”

Gazetarët si “redaktorë të inteligjencës”

Një nga ndryshimet më të mëdha që ka sjellë Inteligjenca Artificiale është transformimi i vetë profesionit të gazetarisë. Hulumtimet tregojnë se gazetarët po bëhen gjithnjë e më shumë një lloj “redaktorësh të inteligjencës”, duke kombinuar kreativitetin njerëzor me shpejtësinë e algoritmeve.

Kjo do të thotë se gazetarët duhet të zhvillojnë aftësi të reja, nga analiza e të dhënave dhe verifikimi i fakteve, deri te kuptimi i algoritmeve dhe përdorimi kritik i mjeteve të IA. Pa këto aftësi, paralajmërojnë ekspertët, redaksitë rrezikojnë të mbeten pas zhvillimeve teknologjike.

A do t’i zëvendësojë IA gazetarët?

Pyetja se nëse inteligjenca artificiale do t’i zëvendësojë gazetarët ngrihet shpesh në diskutimet mediatike. Për momentin shumica e ekspertëve besojnë se kjo nuk do të ndodhë.

Një anketë me 20 gazetarë dhe profesionistë mediatikë nga Ballkani Perëndimor – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Mal i Zi – tregon se 80 për qind mendojnë se IA nuk mund t’i zëvendësojë gazetarët, ndërsa 20 për qind besojnë se mund të zëvendësojë disa profesione mediatike.

Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë për shkrimin e lajmeve të shkurtra, të raporteve financiare ose për analizimin e të dhënave. Por ajo ende nuk mund të zëvendësojë kontekstin, mendimin kritik dhe punën investigative që janë elementet thelbësore të gazetarisë.

Përfundimi në të cilin arrijnë shumë profesionistë të medias në rajon është se inteligjenca artificiale nuk do të zëvendësojë gazetarinë, por pa dyshim do të ndryshojë mënyrën se si praktikohet ajo. “IA mund të ndihmojë,” thonë gazetarët e rajonit, “por gazetaria e vërtetë mbetet një punë njerëzore.” /DW

Etiketa: IAinteligjenca artificiale

Lajme të lidhura

SHENDETI

Truri në epokën e IA-së: Po fitojmë komoditet apo po humbasim aftësi?

15:18 : 02/06/2026
AKTUALITET

Pas “Diellës”, lind “Ylli”, asistenti me Inteligjencë Artificiale i fermerëve shqiptarë

14:48 : 01/06/2026
Teknologji

Analiza/ Si Inteligjenca Artificiale mund të lehtësojë bioterrorizmin

19:00 : 31/05/2026
BOTA

Paralajmërimi i Papës: Rreziqet që vijnë nga inteligjenca artificiale

08:37 : 26/05/2026
AKTUALITET

Spitalet shqiptare në gjendje të mjerueshme, Ministrja Sala bën propagandë me Inteligjencë Artificiale

12:23 : 22/05/2026
BOTA

BE ndalon aplikacionet që krijojnë imazhe të rreme me IA

19:04 : 18/05/2026
Para

Sulmi i "Homeland Justice" ndaj Kuvendit, eksperti: Kanë akses në email-et e 140 deputetëve, cili është rreziku

TË GJITHA

Matura 2026/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, ja ku mund t’i gjeni

16:29 : 11/06/2026

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë

16:11 : 11/06/2026

Interpelanca për “Duranën”/ Bozdo: Në shërbim të klientëve të qeverisë, do krijojë problematika me BE-në

16:04 : 11/06/2026

U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

15:47 : 11/06/2026

Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim!

15:33 : 11/06/2026

Rekrutonin shqiptarë për të luftuar në Siri, GJKKO jep dënimet për 13 të pandehurit /EMRAT

15:23 : 11/06/2026

Sonte nis Botërori 2026/ Çfarë duhet të dini për spektaklin më të madh në historinë e futbollit

15:23 : 11/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusuromabetcasibomcasibombetkare girişJojobet Girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişCratosroyalbetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetMeritkingcasibomjojobetCasibom Güncel Girişjojobet girişjojobetjojobet girişcasibom