• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Truri në epokën e IA-së: Po fitojmë komoditet apo po humbasim aftësi?

15:18 : 02/06/2026
në SHENDETI, Teknologji

Në çfarë pike një mjet teknologjik pushon së qeni i dobishëm dhe shndërrohet në një varësi që dëmton aftësitë tona? Kjo është pyetja që po shtrojnë gjithnjë e më shumë studiues, ndërsa inteligjenca artificiale (IA) po bëhet pjesë e përditshme e jetës, punës dhe arsimit, sipas të përditshmes amerikane “TIME”.

Një studim i publikuar në prill, nga studiues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, zbuloi se personat që përdorën inteligjencën artificiale për rreth 10 minuta, për të zgjidhur ushtrime matematike ose detyra në analizën e tekstit, shfaqën rezultate më të dobëta, kur ju kërkua të kryenin të njëjtat detyra pa ndihmë.

Krahasuar me grupin që punoi pa IA, ata jo vetëm rezultuan më dobët, por gjithashtu hoqën dorë më shpejt nga problemet më të vështira.

Autorët e studimit theksojnë se gjetjet ofrojnë “prova shkakësore” se mbështetja tek inteligjenca artificiale, redukton këmbënguljen dhe dëmton performancën, kur individët duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur.

Lexo edhe:

Pas “Diellës”, lind “Ylli”, asistenti me Inteligjencë Artificiale i fermerëve shqiptarë

Spitalet shqiptare në gjendje të mjerueshme, Ministrja Sala bën propagandë me Inteligjencë Artificiale

Sipas tyre, njerëzit nuk bëhen vetëm më pak të aftë në kryerjen e detyrave, por edhe më pak të gatshëm për t’u përpjekur.

Nëse këto efekte afatshkurtra vazhdojnë me përdorimin e zgjatur, sistemet aktuale të IA-së, rrezikojnë të dobësojnë pikërisht, aftësitë njerëzore.

Një tjetër studim i udhëhequr, vitin e kaluar nga studiues të MIT (Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit), një universitet prestigjioz privat kërkimor në Kembrixh, Masaçusets, arriti në përfundime të ngjashme.

Pjesëmarrësit që përdorën ChatGPT për të shkruar ese, rezultuan më dobët në aspektin njohës, gjuhësor dhe të sjelljes, krahasuar me ata që punuan pa ndihmën e IA-së.

Vetëm pak minuta pas përfundimit të detyrës, ata kishin vështirësi të kujtonin përmbajtjen, që kishin shkruar dhe performuan më dobët, kur iu kërkua të hartonin një ese pa ndihmën e inteligjencës artificiale.

Shkencëtarët paralajmërojnë se shqetësimi kryesor nuk lidhet vetëm me efektet afatshkurtra.

Sipas tyre, mbështetja e tepruar tek modelet e mëdha gjuhësore (LLM) “Large Language Model”, një lloj inteligjence artificiale e përparuar, mund të çojë gradualisht në dobësimin e aftësive për të menduar në mënyrë të thelluar dhe kritike.

Ekspertët e lidhin këtë fenomen me atë që neuroshkenca e quan “shkarkim i aftësive njohëse”,  transferimin e proceseve mendore te mjete të jashtme, për të ndihmuar kujtesën, arsyetimin apo zgjidhjen e problemeve.

Kristy Armitage, studiuese në Universitetin e Queensland në Australi, theksoi se ekzistojnë prova, që mbështetja e tepruar te këto mjete, mund të shkaktojë një rënie afatshkurtër të aftësive përkatëse mendore.

Megjithëse kërkimet mbi ndikimin e inteligjencës artificiale janë ende në zhvillim, ajo paralajmëroi se kjo teknologji përfaqëson një sfidë të re.

Ndërsa përdorimi i IA-së, po përhapet me shpejtësi në shkolla, universitete dhe vende pune, studiuesit kërkojnë më shumë vëmendje, ndaj pasojave të mundshme afatgjata mbi të menduarit kritik, kreativitetin dhe aftësinë për zgjidhjen e pavarur të problemeve.

Etiketa: aftesiIAmendimiteknologji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas “Diellës”, lind “Ylli”, asistenti me Inteligjencë Artificiale i fermerëve shqiptarë

14:48 : 01/06/2026
AKTUALITET

Spitalet shqiptare në gjendje të mjerueshme, Ministrja Sala bën propagandë me Inteligjencë Artificiale

12:23 : 22/05/2026
BOTA

BE ndalon aplikacionet që krijojnë imazhe të rreme me IA

19:04 : 18/05/2026
BOTA

Pse BE-ja e sheh teknologjinë kineze si rrezik?

09:00 : 15/05/2026
AKTUALITET

AI që flet si njeri? Mira Murati “ndryshon” lojën, ja çfarë do të sjellë shqiptarja

19:04 : 13/05/2026
BOTA

Alarmi i kuq! Thellohet kriza e vendeve të punës në teknologji

08:37 : 10/05/2026
Para

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thirrje Policisë dhe Prokurorisë për hetim të plotë të protestës së Zvërnecit

TË GJITHA

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

11:03 : 14/07/2026

Gjinekologu thirrje vajzave shqiptare: Mos përdorni buzëkuq e parfume

11:02 : 14/07/2026

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026

Dubai kërkon rrugë të re tregtare, porti i ri synon të anashkalojë Ngushticën e Hormuzit

10:36 : 14/07/2026

E trishtë! Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

10:36 : 14/07/2026

Plagosja me thikë në Fushë-Krujë, arrestohet autori (Emri)

10:23 : 14/07/2026

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişGalabetjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş