• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK, fundi i “bastardëve” pa lavdi

16:16 : 09/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Armand Shkullaku

Duhej të kalonte një dekadë që, më në fund, edhe mbështetësit më të flaktë të reformës në drejtësi të bindeshin, me fjalë e me vepra, se krijesa e lartësuar si ngjizje nga fara e përzgjedhur ndërkombëtare, është një pjellë krejtësisht në duart e Edi Ramës. Ky i fundit u ka treguar sot, si baballarëve të pretenduar ashtu edhe fanatikëve të SPAK (si krijesë e amerikanëve), se babai i vetëm dhe i gjithëpushtetshëm është vetëm ai.

Vendimi i Ramës për t’i prerë SPAK këmbën që guxoi të nxjerrë nga rrethi, duke refuzuar imunitetin e Ballukut, shërben si akti i fundit për t’i vënë kapak një debati që zuri fill sapo u krijuan institucionet e para të së ashtuquajturës drejtësi e re. Në këtë debat, për përkrahësit e reformës, dy tezat kryesore të thjeshtuara ishin, e para, se SPAK ishte i pavarur dhe nuk mund të kontrollohej nga Edi Rama përsa kohë ishte një investim i SHBA dhe BE dhe, e dyta, se në rast se SPAK do t’i afrohej kryeministrit ky do të ishte i pafuqishëm ta ndalte atë, sepse përsëri bëhej fjalë për një krijesë me fuqi të injektuar nga partnerët strategjikë.

Kryeministri i dha fund sot këtij debati, duke zyrtarizuar me “akt noterial” plotfuqishmërinë e tij mbi pushtetin e drejtësisë. Pretendimet se çdo kërkesë e SPAK nuk do të refuzohet nga mazhoranca, se kjo prokurori është arritja më e madhe në historinë e drejtësisë shqiptare apo se fuqia e Uashingtonit, Brukselit apo Berlinit garanton veprimtarinë e saj, u shkrinë sapo kjo fuqi tentoi të sfidonte atë që ka nën kontroll të gjitha pushtetet në Shqipëri. SPAK mund ta pretendojë atësinë përtej kufijve, por Rama u kujtoi të gjithëve se kush e çon ndërmend të rebelohet ndaj tij, përfundon si “bastard” pa lavdi.

Në këtë pikë, akti i hapur i Ramës është i vlefshëm për të kuptuar që në zanafillë se pavarësia e SPAK nuk buronte nga investimi amerikan e europian, por nga vullneti i atij që ka në duar të gjitha pushtetet në Shqipëri. Përsa kohë “heronjtë e fëmijëve tanë” i përgjigjeshin thirrjeve të tij për të linçuar dhe burgosur kundërshtarët politikë, përsa kohë që merrnin leje për të goditur edhe brenda gardhit të Rilindjes (për veshmbathje e shtëpi banimi) por nuk guxonin të preknin procedura tenderimesh, ata ishin fytyra e drejtësisë së pavarur.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Përsa kohë nuk hetohej si u shpikën inceneratorët, check up-ët, 5D-ët…, si vidhet Shqipëria për të vjedhur vota e si vidhen vota për të vjedhur Shqipërinë, SPAK ishte i lirë të vepronte dhe Partia Socialiste nuk bëhej zyrë avokatie për askënd. Kaq mjaftonte që brohorimat për drejtësinë i investuar nga amerikanët të mbysnin çdo farë dyshimi se në fakt ajo ishte drejtësia e Edi Ramës.

Në gjysëm provën e parë që SPAK guxoi të ndërmarrë për të hetuar numrin dy të qeverisë, për procedura tenderimesh dhe jo për shtëpi e veshmbathje, pra për thelbin e qeverisjes dhe jo për kumbulla e dardha, Edi Rama doli hapur, me zë, figurë dhe vulë, se drejtësia e re është e pavarur vetëm në territorin që i ka përcaktuar ai. Dhe nuk ka asnjë forcë, të brendshme apo të jashtme, që mund t’i ndryshojë këta kufij. Partizanët e pavarësisë së SPAK me mbështetje amerikane, e panë se kjo ishte një shaka përballë pushtetit të Edi Ramës. Spakistët që menduan të nxjerrin një herë këmbën nga rrethi, në vend të Belës morën bishtin e tyre për ta futur ndër shalë.

Vendimi i Ramës për t’i rivizatuar botërisht territoret se ku duhet të shkelin pushtetet e tjera, nuk ishte një tërheqje veshi vetëm për SPAK. Duke refuzuar arrestin për Ballukun, ai eleminoi edhe pushtetin gjyqësor që me siguresat që medemek i ka dhënë sistemi do të mund ta ndryshonte ose jo këtë masë në tri shkallët e gjykimit. Me këtë akt ai ka dashur të tregojë qartë jo vetëm se në Shqipëri nuk mund të ketë pushtete jashtë kontrollit të tij, por se edhe jashtë Shqipërisë, ata që reformën në drejtësi e cilësonin një histori suksesi, duhet të pranojnë se suksesin e saj e përcakton vetëm Edi Rama.

Me pushtetin që ka akumuluar ai ndihet aq i fortë, sa edhe të ashtuquajturit sponsorë të reformës në drejtësi, nuk kanë se çfarë t’i bëjnë. Brukseli e Uashingtoni ose duhet të pranojnë që pjella e tyre rezultoi një “bastard” në duart e Ramës, ose të vazhdojnë përrallën e reformës si histori suksesi duke mbështetur hetimin e SPAK sipas vijave të përcaktuara nga ai që realisht e kontrollon drejtësinë në Shqipëri. /Lapsi.al/

Etiketa: armand shkullakuEdi Ramaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

SPAK, vetëm 16 rreshta raportim për dështimin e Task-Forcës së zgjedhjeve

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom