Rreth orës 02:00 të mëngjesit, një 30-vjeçar, me inicialet K. H., është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai është dëmtuar si pasojë e një aksidenti me motomjet. Policia ka sekuestruar mjetin, i cili u gjet pranë një kanali në fshatin Fushë Kuqe.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të sakta të dëmtimit të 30-vjeçarit.














