• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nën udhëheqjen e Mojtaba Khameneit, Irani nis sulme kundër Izraelit dhe vendeve të Gjirit

11:40 : 09/03/2026
në BOTA

Irani shënoi orët e para pas emërimit të Mojtaba Khameneit si udhëheqës suprem të vendit duke lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit, të cilat sa shkojnë e zemërohen më shumë për sulmet hakmarrëse të Teheranit.

“Irani lëshoi valën e parë të raketave nën udhëheqjen e Ajatollah Sejed Mojtaba Khameneit drejt territoreve të pushtuara”, bëri të ditur transmetuesi shtetëror iranian IRIB përmes një postimi në Telegram më 9 mars.

Postimi shoqërohej me një fotografi të një predhe ku shkruhej: “Me urdhrin tuaj, Sejid Mojtaba”.

Transmetuesi shtetëror tha se në qendër të territoreve të pushtuara janë dëgjuar “shpërthime të mëdha”. Izraeli njoftoi se një grua mbeti e plagosur nga sulmet.

Lexo edhe:

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Iraku raportuan gjatë natës se raketa dhe dronë u nisën drejt tyre, teksa Teherani intensifikon sulmet dhe lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit vazhdon të përhapet në rajon.

Njoftimi i mesnatës

Pak para mesnatës, më 9 mars, Irani emëroi figurën e linjës së ashpër Mojtaba Khamenein për të zëvendësuar babain e tij, Ajatollah Ali Khamenein, si udhëheqës suprem. Ky vendim mund ta bëjë atë shënjestër direkte të ushtrive amerikane dhe izraelite.

Khamenei, 86-vjeçar, u vra më 28 shkurt kur forcat amerikane dhe izraelite nisën luftën kundër Iranit. Zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, kanë paralajmëruar se çdo udhëheqës i ri mund ta ketë fatin e njëjtë sikurse të paraardhësit të tij.

“Zgjedhje e papranueshme”

Trump e kishte quajtur më herët emërimin e Mojtaba Khameneit në krye të Iranit si “zgjedhje të papranueshme” dhe “figurë të dobët”, duke këmbëngulur se kushdo që zgjidhet nga Teherani duhet të jetë i pranueshëm për Uashingtonin.

Në një intervistë për transmetuesin ABC News, Trump tha se “nëse ai [udhëheqësi i ardhshëm suprem] nuk merr miratimin tonë, nuk do të zgjasë shumë”, duke shtuar se ka “shumë njerëz që mund të kualifikohen” për këtë rol.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) premtoi menjëherë mbështetje për Khamenein, i cili besohet se ka lidhje të ngushta me këtë organizatë ushtarake të linjës së ashpër. Edhe shefi i forcave të rregullta të armatosura e përshëndeti emërimin që shihet si fitore për mbështetësit e linjës radikale.

Kreu i gjyqësorit iranian, Gholamhossein Mohseni Ejei, e quajti zgjedhjen e Khameneit “burim gëzimi dhe shprese”.

Si udhëheqës suprem, Khamenei 56-vjeçar do të ketë fjalën e fundit në të gjitha çështjet politike dhe ushtarake, duke ushtruar pushtet pothuajse absolut në vend.

Në një intervistë për të përditshmen Times of Israel, Trump refuzoi të komentonte drejtpërdrejt emërimin e liderit të ri, duke thënë vetëm se, “do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Irani shënjestron shtetet e Gjirit

Pak pas emërimit, Irani e nisi një breshëri raketash dhe dronësh iranianë në gjithë rajonin.

Një nga sulmet më të rënda duket se ndodhi në Bahrejn, ku Ministria e Shëndetësisë më 9 mars tha se një sulm me dron iranian plagosi 32 civilë.

Katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, përfshirë edhe fëmijë, njoftoi ministria.

Dëshmitarët raportuan më vonë se panë tym të dendur që ngrihej nga drejtimi i rafinerisë së naftës Bapco në Bahrejn, sipas agjencisë së lajmeve, Reuters. Rafineria ishte goditur nga raketat iraniane edhe katër ditë më parë, duke shkaktuar dëme të kufizuara.

Tymi duke dalë nga rafineria e naftës në Bahrejn.
Tymi duke dalë nga rafineria e naftës në Bahrejn.

Shpërthimet e 9 marsit tronditën edhe kryeqytetin e Katarit, Doha, i cili është shënjestruar nga valë dronësh dhe raketash iraniane prej kur Irani nisi fushatën e gjerë të hakmarrjes në Gjirin Persik.

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme të Iranit do të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe do të kenë “ndikim serioz” në marrëdhënie “tani dhe në të ardhmen”.

Ajo i dënoi “sulmet e hapura iraniane kundër një numri vendesh arabe dhe shënjestrimin e civilëve, objekteve jetike dhe misioneve diplomatike.”

Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi personelin diplomatik jo të domosdoshëm dhe familjet e tyre në Ambasadën në Riad që të largohen nga Arabia Saudite, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Sulme edhe në Kurdistanin e Irakut

Burime të sigurisë thanë se dronët goditën pranë një baze ushtarake amerikane afër Erbilit, në Kurdistanin irakian. Forcat e sigurisë thanë se kapën një seri dronësh dhe raketash që synonin një postë diplomatike amerikane pranë aeroportit të Bagdadit.

Mijëra kurdë iranianë kanë ngritur baza në rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit irakian. Edhe pse mbajnë lidhje mes tyre, kurdët iranianë ruajnë milici të ndara nga kurdët e Irakut në këtë rajon.

Disa raportime sugjerojnë se kurdët iranianë – brenda dhe jashtë Iranit – mund të nisin ofensivë kundër regjimit në Teheran. Megjithatë, Trump ka thënë se nuk dëshiron që kurdët t’i bashkohen përpjekjes SHBA-Izrael, pasi nuk dëshiron t’i shohë ata “të plagosur ose të vrarë” apo ta ndërlikojë më tej situatën.

Izraeli tha vonë më 9 mars se nisur një valë sulmesh që synojnë “infrastrukturën e regjimit” në qendër të Iranit, si reagim të parë pas shpalljes së udhëheqësit të ri suprem.

Ndërkohë, kaosi në sektorin e naftës në Lindjen e Mesme dhe në transportin detar rezultuan me rritje të çmimeve të naftës më shumë se 25 për qind më 8 mars, çka mund të dëmtojë ekonominë globale.

Trump tha se rritja e çmimeve të naftës është “një çmim i vogël për t’u paguar” për të eliminuar kërcënimin bërthamor të Iranit.

Trump dhe Izraeli e akuzojnë Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij është vetëm për qëllime civile./REL

Etiketa: IranilufteMojtaba Khameneisulm

Lajme të lidhura

BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
BOTA

Ukrainasit përballen me pasojat e sulmeve masive ruse

15:14 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
BOTA

Irani ekzekuton dy persona të tjerë për protestat antiqeveritare të janarit

09:45 : 01/06/2026
BOTA

Tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit, SHBA ndalon me raketa anijen

12:21 : 31/05/2026
Para

Rama shpall ‘vepra historike’ rrugët e shembura: Aksi Korçë-Ersekë, vlerë tjetër e shtuar

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom