• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PS e rrëzon: Nuk ka vend për dhënien e autorizimit

10:56 : 09/03/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Socialiste ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizim heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj.

Ulsi Manja i cili prezantoi raportin e anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve, deklaroi se nuk ka vend për zëvendësim të masës së sigurisë.

Manja tha se i rekomandon seancës plenare që të mos votojë kërkesën e SPAK me qëllim arrestimin e Ballukut.

“Ne si anëtarë të shumicës parlamentare në këshillin për rregulloren, mandatit dhe imunitetit i rekomandojmë seancës plenare rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Është e vërtetë që lufta kundër korrupsionit është prioritet, por në këtë rast nuk kemi as akuze për korrupsion. Ky rekomandim nuk e pengon SPAK të vijojë hetimet, ajo e ka masën. Ne e konsiderojmë tashme vetëm si çështje qe i takon drejtësisë. Për veprën penale te shkeljes se barazisë ne tenderë tashmë ka praktike të konsoliduar për ndjekjen e hetimeve pa mase sigurimi personal, e jo më të kërkohet zëvendësim i masës së sigurimit”, tha Manja.

Lexo edhe:

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Manja deklaroi se vepra penale shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike nuk është një vepër korruptive.

Manja tha se narrativa e SPAK se Balluku mund të prishë provat apo të arratiset, është hipotetike, pasi ajo tashmë është shkarkuar nga funksionet e saj dhe është vetëm deputete.

“Në lidhje me faktin nëse kërkesa është bërë nën ndikime politike. Ndonëse mbrojtësit e Ballukut nuk bënë pretendime, ama këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi i bërë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha ish kryetar i PD. Kallëzimi i dytë në shtator 2024 nga Gazment Bardhi, i cili ka qenë në kushtet e konfliktit të pastër të interesit.

Më vonë pastaj në 2025 këto dy procedime penale janë bashkuar në një procedim penal dhe që sot mban një numër unik procedimi mbi bazën e të cilit po zhvillohen hetimet.

Viti 2024 kohë kur u bënë kallëzimet për veprat penale shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, që nuk është një vepër korruptive, por është një vepër me natyre administrativo penale, koincidon me një periudhë parazgjedhore”, tha nder të tjera Manja.

Belinda Balluku, tashmë e shkarkuar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, nuk mori pjesë në mbledhje.

Seanca plenare e 12 marsit do të vendosë për fatin e Belinda Ballukut. Partia Demokratike e ka publikuar raportin e plotë duke bërë të qartë mbështetjen për kërkesën e SPAK.

Etiketa: belinda ballukupsspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Gramoz Ruçi: Mbështesni ambicien e Edi Ramës, do fitojë mandatin e 5-të! E “fik” i biri: Nuk ka shtet

13:30 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
Para

Rama sfidon SPAK: Balluku do vijojë të drejtojë qarkun e Fierit

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom