• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inez Hajrulla në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ dhe si i shpëtoi 3 atentateve

12:08 : 07/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Inez Hajrulla  i njohur ndryshe si ‘i forti i Vlorës’ i ka shpëtuar operacionit të SPAK të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Me urdhër të SPAK, forcat RENEA, FNSH dhe BKH mësynë në banesën e Hajrullës, por ky i fundit nuk është gjetur në shtëpi dhe si pasojë efektivët nuk kanë mundur ta arrestojnë.

Po ashtu operacionit i shpëtoi edhe miku i tij Ervis Matodashaj. SPAK kishtë lëshuar 7 urdhërarreste dhe 2 prej personave të përfshirë në këto ngjarje kriminale u është komunikuar masa në qeli, ndërsa 3 të tjerë, rezultojnë të arrestuar në Itali e Greqi.

Ndërkohë Hajrulla dhe Matodashajnm të cilët ishin të vetmit që rezultonin në Shqipëri, i shpëtuan operacionit.

Por kush është Inez Hajrulla dhe si i shpëtoi disa atentateve?

Lexo edhe:

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

Vlonjatë protestojnë te Sheshi i Flamurit

Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si i forti i Vlorës, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që deri më tani u ka shpëtuar të paktën 3 atentateve, fillimisht në vitin 2017 dhe në 2019 dhe më pas në vitin 2023, ku Hajrulla shpëtoi bashkë me Matodashajn.

Atentati i vitit 2017 u krye me lëndë eksplozive të vendosur në automjetin e tij. Shpërthimi ndodhi pranë një lokali në Vlorë, i njohur si vend që frekuentohej nga Edison Harizaj, i vrarë më vonë në Durrës, me grupin e të cilit dyshohet se ishte i lidhur edhe Hajrulla. Emri i tij është përmendur gjithashtu në hetimet për zhdukjen e Elvis Troqes në korrik të po atij viti në Vlorë. Sipas një dëshmitari, 25-vjeçari Troqe ishte larguar nga lokali duke thënë se do të takonte një person të quajtur “Ini”, nofkë me të cilën njihet Hajrulla në qytet. Përveç kësaj çështjeje, ai është përmendur edhe në ngjarje të tjera kriminale të hetuara nga autoritetet.

Atentati i dytë u regjistrua në vitin 2019 në zonën e Lungomares, pranë kompleksit “Oslo”. Në momentin e sulmit, Hajrulla ndodhej në një kafene së bashku me dy persona të tjerë, kur drejt tyre u qëllua me armë automatike nga dy automjete. Asnjë prej plumbave nuk e goditi objektivin, ndërsa u plagos rastësisht një punonjës i Bashkisë së Vlorës, Dajko Cenodemaj, që ndodhej në të njëjtin lokal. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe më pas dogjën dy automjetet në zonën e Babicës. Në njërin prej tyre, tip Land Rover me targa të vjedhura, policia gjeti dy armë automatike të djegura.

Ngjarja e tretë lidhet me një atentat të dyshuar në gusht 2023, që u parandalua nga policia në Vlorë. Në zonën e Ujit të Ftohtë u arrestua 35-vjeçari Amarildo Nikolli, i cili mbante një pistoletë me silenciator të gatshme për qitje, municion luftarak, si dhe sende të tjera si doreza dhe kapuç. Sipas hetimeve, shënjestra e mundshme e sulmit dyshohet të kenë qenë Inez Hajrulla dhe Ervis Matodoshaj.

Ndërkohë, Hajrulla është arrestuar më parë dy herë për armëmbajtje pa leje dhe është akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Në shkurt 2018, Gjykata e Vlorës e dënoi me dy vite burg për “mosbindje ndaj urdhrit të policisë” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”, por dënimi u pezullua duke u zëvendësuar me shërbim prove.

Etiketa: Inez HajrullaoperacionRENENAvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

21:11 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vlonjatë protestojnë te Sheshi i Flamurit

18:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Sherr me grushte në Vlorë, përleshen me njëra-tjetrën dy gra

22:09 : 01/06/2026
AKTUALITET

Bursat e nxënësve mbahen peng/ Shefi i financës nuk njeh Ministrinë përgjegjëse

21:13 : 01/06/2026
AKTUALITET

Edvin Ndreu komandohet drejtor i Policisë së Vlorës

12:23 : 01/06/2026
AKTUALITET

Hapet me forcë dera e shkollës “Selam Musai” në Vlorë, autorët shkaktojnë dëme materiale

09:39 : 01/06/2026
Para

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

TË GJITHA

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom