Drejtuesja e seancës së sotme plenare vendosi të mbyllë punimet e Kuvendit rreth 3 orë e gjysmë pasi ishte mbledhur.
Shkak i mbylljes së seancës ishte kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili nuk pranoi të largohej nga salla pasi u përjashtua.
Pas përplasjeve verbale me deputetët e Partisë Socialiste dhe bllokimin e foltores, Shehaj u përjashtua nga seanca, por refuzoi të linte sallën edhe pas kërkesës së drejtuese së seancës.














