Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me editorialin e përbashkët të publikuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi këtë nismë si një përpjekje për të rikthyer projektin e “Ballkanit të Hapur”, të cilin e konsideroi të dështuar dhe me pasoja për ekonominë shqiptare.
Në editorial, Rama dhe Vuçiç propozojnë një integrim të përshpejtuar të vendeve kandidate në tregun e brendshëm të BE-së dhe në hapësirën Schengen, pa të drejtë vetoje dhe pa ndryshime në strukturat vendimmarrëse të Unionit.
Berisha akuzoi kryeministrin se po bashkëpunon me “aleatin e Putinit”, duke iu referuar qëndrimeve të Serbisë ndaj Rusi.
“Shkroi bashkë me argatin e tij Vuçic një editorial në një gazetë gjermane. Çfarë kërkonin dy kryetarët e organizatave më të rrezikshme kriminale në Europë. Vuçiç është gjetur se ka lidhje me ‘ujkun e bardhe’ dhe bandën e tij. Njerëz që thernin dhe bluanin mishra të kundërshtarve në brigjet e Danubit., tha Berisha.
LEXO EDHE:
Rama kërkon ta fusë Shqipërinë në BE dorë për dore me Serbinë














